Berisha nuk e harron zanatin për fat të keq. Do fusë duart në vota, sikur nami të bëhet. Nuk ka ditur kurrë ky lumëmadh të jetë kryeministër i gjithë shqiptarëve. Një 4 vjecar tjetër me Berishën është një mandat tjetër ku nuk ka institucione por vetëm një person që tenton të kontrollojë deri në marrëzi të gjithë dhe gjithçka. Një mandat tjetër i tij do të thotë që ky vend do harxhojë dhe 4 vite të tjerë duke iu bindur maliqëve dhe jo Ligjit. Nëpër postet kryesore te doganave dhe institucioneve te tjera do vijojnë të akuzuarit, të pandehurit, dhe te pashkolluarit. Duhet te jesh i “partisë së Saliut” që te hash buke ne Shqiperi! Njësoj si në monizmin që “demokratët” e shajnë aq shumë. Aftësia nuk pi ujë.
Email nga adresa: [email protected]