Nju Jorku feston 100-vjetorin e publikimit të librit “Një dashuri e Suanit”, pjesa e parë e ciklit prej shtatë romanesh “Në kërkim të kohës së humbur” të shkrimtarit francez, Marsel Prust.
Ceremonia është konceptuar në formën e një ekspozite, e cila do të jetë e hapur deri në 28 prill në “Morgan Library and museum”. Dorëshkrime të Prustit janë huazuar nga Biblioteka Kombëtare e Francës , e cila për herë të parë ka lejuar daljen jashtë kufijve të dokumenteve që i përkasin shkrimtarit të madh.
Ne ekspozitë janë paraqitur fletoret e shkollës, në të cilat shkrimtari hodhi fillimisht kryeveprën me shkrim dore, shoqëruar me skica, korrigjime dhe redaktime.
Gjithashtu, aty gjenden edhe objekte që u bëjnë të mundur vizitorëve të hyjnë në botën e shkrimtarit të madh, letra, manifeste, kartolina, vizatime dhe ilustrime që rikrijojnë atmosferën e Francës së viteve ’30.
I madh Prusti si shkrimtar,e madhe Dita si gazete.Urime!!!