Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Noka: Krimet, më pak se vitin e kaluar. Nuk jemi vend tranzit as kultivues i drogës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Noka: Krimet, më pak se vitin e kaluar. Nuk jemi vend tranzit as kultivues i drogës
AktualitetLajmi i fundit

Noka: Krimet, më pak se vitin e kaluar. Nuk jemi vend tranzit as kultivues i drogës

anazapta
Published February 5, 2013
Share
SHARE

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Sigurisë, deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime në lidhje me publikim në media të lajmit për themelimin e një dege të Agimit të Artë në Sarandë. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni,shprehu shqetësimin në lidhje me lajmin e publikuar dje, ndërsa ministri I Brendshëm, Flamur Noka, e cilësoi atë si të pavërtetë. Një ditë më parë, gazeta “Shekulli” botoi lajmin e themelimit në mënyrë të fshehtë të një dege të partisë së ekstremit të djathtë grek, në Sarandë.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së sotme, Noka raportoi në lidhje me situatën e kriminalitetit të vend dhe zbulueshmërinë e tij. Ministri i Brendshëm tha se numri i krimeve është më i ulët se viti i kaluar, por sipas tij, opozita i përdor rastet e fundit si trumbetime politike. Gjithashtu, sipas Nokës, Shqipëria nuk është më në listën e vendeve tranzit dhe as kultivues të drogës.

“Lufta me tolerancë zero ndaj trafiqeve të drogës ka bërë që Shqipëria të mos jetë më vend tranzit dhe kultivues i drogës. Lufta kundër krimit ekonomik, korrupsionit dhe konfiskimi i aseteve të krimit është prioriteti ynë. Janë sekuestruar 13 milion euro nga asetet e krimit nga 7 milionë euro që janë sekuestruar një vit më parë. janë hetuar 95 zyrtarë për korrupsion ndërsa 49 prej tyre janë arrestuar. Gjatë vitit 2013 ka ndodhur 513 krime kundër personit dhe zbulueshmëria e tyre ka qenë 94 %. Nga 125 vrasje, 106 prej tyre janë zbuluar. 920 raste për armëmbajtje pa leje, 692 krime kundër pronës dhe vjedhje me pasojë vdekjen. Janë goditur 55 grupe kriminale dhe janë zbuluar 435  vepra penale të vjetra. Është rritur numri i aksidenteve në rrugë, por janë 6 viktima më pak se në vitin 2011. Në vendin tonë gjatë vitit 2012 kanë hyrë mbi 800 mijë makina dhe rreth 6 milionë shtetas të huaj. Viti 2012 është një vit i suksesshëm pasi kufijtë janë më të sigurt dhe partnerët ndërkombëtarë kanë besim tek Policia e Shtetit”, tha Noka.

 

anazapta February 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?