Publikohen për herë të parë qindra letra të korrespondencës së Heinrich Himmler, në të cilat bie në sy obsesioni i tij kundër hebrenjve, por mbi të gjitha lehtësia me të cilën kapërcente Holokaustin. “Po shkoj në Aushvic. Të puth!”, i shkruante së shoqes
I dashur me bashkëshorten, i pamëshirshëm me hebrenjtë. Udhëtimet drejt Aushvicit i përshkruante me kënaqësi, sikur të ishte duke vajtur me pushime. Një letërkëmbim prej 700 letrash të sapo botuara nga e përditshmja gjermane “Die Welt”, nxjerrin në sipërfaqe portretin e krahut të djathtë të Hitlerit, Heinrich Himmler. Bashkë me to, fotografi dhe shënime të tjera dëshmojnë gjakftohtësinë dhe cinizmin e tij ekstrem të shefit të “SS”.
Letrat private që ia dërgonte bashkëshortes, Margarete Siegroth, datojnë nga viti 1927 deri 5 javë para se të kryente vetëvrasje në vitin 1945.
Letrat mbetën për një kohë të gjatë në arkivin privat të një familjeje hebree izraelite në Tel Aviv. E përjavshmja ‘Welt am Sonntag’ publikon disa copëza.
“Po shkoj në Aushvic. Të puth, Heini yt!”, i shkruante së shoqes, pa cekur minimalisht horronin që shihte në kampet e vdekjes. Gjatë një tjetër udhëtimi inspektimi në Poloni, Himler shkruante më 15 korrik 1942: “Në ditët e ardhshme do të jem në Lublin, Zamosh, Aushvic dhe Lemberg. Jam kurioz të shoh nëse do të funksionojë telefoni. Deri në Gmund (rezidencë familjare bavareze në bregun e liqenit Tegernsee) do të jenë gati 2.000 km. Puthje dhe Përqafime! Babushi
yt”. Himler dhe Marga (me profesion infermiere dhe 7 vjet më e madhe se ai) ishin njohur në shtator të 1927-s, gjatë një udhëtimi
Në fillim të 1928-s, në një letër Marga e përkufizonte të fejuarin si një “njeri të keq”, duke marrë në këmbim një letër vetëmbrojtëse: “Besomë, ushtari yt nuk ka një zemër të keqe. Ti e di këtë më mirë se kushdo tjetër vogëlushe”.me tren nga Bertesgaden në Mynih dhe ishin dashuruar me shikim të parë.
Që para se Hitleri të vinte në pushtet, ajo që e bashkonte me Himlerin ishte antisemitizmi radikal, të cilin Marga e kishte pranuar si të mirëqenë. Në lidhje me hebrenjtë ajo vetë i përshkruante më 2 nëntor 1927 si “ndyrësira hebraike” ndaj të cilëve ndjente vetëm tmerr. Si përgjigje merrte aprovimin e plotë të të fejuarit.
Para se të martoheshin Himleri ia kishte shitur aksionet e klinikës së tij berlineze një tjetër ortaku hebre, Bernhard Hauschild. “Ky Hauschild… Një hebre mbetet një hebre!”, shkruante Marga më 21 maj 1928. Kur më 9 nëntor 1938, Himler lëshoi urdhrin për pogrom ndaj hebrenjve dhe dyqaneve e sinagogave të tyre në qytetet gjermane (që kaloi në histori si “nata e kristaleve”), Marga mbante shënim në ditarin saj: “Kur do të na lenë të qetë këto mizerje hebree?”./ D.Gjuzi