I gjithë dokumentacioni që do të përpilohet në zyrat noteriale tashmë do të ketë si element sigurie edhe shenjat e gishtërinjëve të personave që kryejnë veprime. Projekti që është hartuar në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit “Aleat”, u prezantua në Ministrinë e Drejtësisë. Ministri, Ylli Manjani, tha se kjo proçedurë do të shmangë abuzimet me fallsifikimet, ndërsa paralajmëroi edhe një shërbim të ri në këto zyra siç janë martesat dhe divorcet.
Veprimeve tek noteri i shtohet edhe një tjetër element sigurie, që eshtë ajo biometrike.
E thënë ndryshe, nëse më parë për të kryer veprimet në zyrat noteriale mjaftonte të dorëzohej vetëm karta e identitetit, tashmë krahas saj dokumentat do të kenë edhe shenjat e gishtërinjëve të aplikuesve, duke vënë për herë të parë në përdorim edhe çipin e kartës së identitetit.
Gjatë prezantimit të shërbimit të ri, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se kjo do të bëjë të mundur minimizimin e abuzimeve me falsifikime.
Manjani: Shenja e gishtit dhe prania e personit tek zyra e noterit është e regjistruar njëherë e mirë në Regjistrin Kombëtar të Noterisë, që gjendet këtu në Ministrinë e Drejtësisë. Tashmë prokurorët e shtetit nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë, të shkruajnë letra pafund për të kërkuar prova dhe gjurmë, por do ta kenë të gatshme, sepse gjurma gjendet e ruajtur në database-in e Ministrisë së Drejtësisë.
Por kreu i drejtësisë paralajmëroi edhe një tjetër shërbim që do tu afrohet zyrave noteriale, siç janë divorcet.
Manjani: Duhet të shkojmë akoma më tej nga stadi i zhvillimit ku jemi, ku disa prej veprimeve juridike të cilat shkojnë në gjykatë, e mbingarkojnë gjykatën. Ashtu siç mund të ketë fare mirë ndoshta dhe një ndërhyrje në kodin e familjes për çështjet e zgjidhjes së martesave, sepse projekt-kontrata apo projek-marrëveshja e zgjidhjes së martesës s’ka pse të jetë një projekt, mund të jetë një kontartë, mund të jetë një marrëveshje brenda gjithë vullnetit pozitiv të palëve dhe kështu lirojmë edhe gjykatën por i japin më shumë fuqi aktit noterial, të cilin, e theksoj, për shkak të ndërhyrjes në teknologji ne besoj se do ta sigurojmë.
Po per detyrimet reciproke midis atyre qe divorcohen ne vlera pasurore apo monetare, si do te ndahen tek noteri zoti Minister?