Email nga adresa
Krime të mëdha kundër personit, ekonomisë, mjedisit, mbrojtjes, arsimit – kanë ngjarë 22 vitet e fundit në vendin tonë. Ato justifikohen, lart e poshtë, me një gjuhë të përulur dhe mendime të gërryera, me trillime të qëllimëshme eufemizmash, gënjeshtrash dhe mashtrimesh konceptuale. Politikanët fabrikuan gjuhën e terrorit, djajve, shpëtimtarëve, me qëllim për të stolisur krimet e tyre kundër vendit.
Përballë krimit qëndron kultura. Sjellja e kulturuar mbetet përcaktuesi kryesor që garanton marrëdhënie të qëndrueshme mes shtresave ekonomike, grupeve etnike, brezave, gjinive të shoqërisë sonë. Ajo përfaqësohet nga shumë e shumë individë, dhe bashkësi, të cilët shpegojnë realitetin, analizojnë bazat ekzistenciale dhe kolektive të tij, demistifikojnë gënjeshtrat, tentojnë një realitet të ri kulturor. Ajo përfaqësohet edhe nga publicistë që shkruajnë për shanset e humbura të vendit tonë, vend me pasuri të mëdha njerëzore dhe materiale, për shakak të keqqeverisjes. Këta, në një formë apo tjetër, dalin me përfundimin se në Shqipëri paska ndodhur një tragjedi politike.
Unë, këtu dëshiroj të ndalem. Po pse? Sepse shprehja tragjedi politike, për mendimin tim, është një pasaktësi serioze. Sepse termi tragjedi politike zbeh thelbin kriminal të gjëmës që ka ndodhur realisht në vendin tonë, dhe abuzon me parimet e sistemit politik qeverisës. Aktet barbare të dhunës së oligarkëve shqiptarë, ndodhur gjatë viteve 1992-2013, janë krejt tjetër gjë. Ato janë shprehje konkrete të plackitjes kolektive, të paligjëshme, sistematike të cdo të mire kombëtare. Ato janë instrumenta për shfrytëzim dhe pushtim – jo tragjedi.
Eshtë shitur dhe grabitur, dhe po vazhdon të shitet dhe grabitet gjithë pasuria kombëtare nëpërmjet “privatizimeve”. Jemi drejt përfundimit të shitje-grabitjes. Nuk ka më çfarë të shitet-grabitet nëpërmjet “privatizimeve”. Kur të kujtohemi, do të jetë vonë!! Çfarë u shit, nuk kthehet më. Populli u jep votën kryehajdutve të faktuar. Nuk kanë faj hajdutët politikanë, por populli që i voton. Pse nuk i kap prej gryke deputetët kuklla? Mirë na e bëjnë. U shit dhe grabit jo vetëm e sotmja, por edhe e ardhëshmja e brezave të rinjë. Mirë na e bëjnë, sepse jemi zezakë të bardhë!!