Vetëm forca bën punë me Berishën dhe ato vota në 2013 duhen mbrojtur me forcë, ndryshe hajdutit që nuk i është prerë dora akoma do vazhdojë zanatin. Ky jep shembuj përditë që është debilosur në ishullin e vet të pushtetit dhe nuk do t’ia dijë për atë që ndodh rrotull tij.
Të gjithë ata që besuan se Berisha do të respektonte Kushtetutën dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve që mandati i kryeprokurores të përfundonte brenda afatit kushtetues, patën rastin të shikonin aktin e fundit formal për të pasur nën kontroll çdo gjë që lidhet me drejtësinë, me hetimin, me gjykimin, me ekzekutivin, ligjbërjen dhe Presidencën në vend. Njoftimi zyrtar i Bujar Nishanit (nuk po i them President se në fakt është një si tip i ngarkuari nga Berisha me çështje të Presidencës), ishte aq cinik, sa nuk e zinte fare në gojë kryeprokuroren në detyrë, por fliste për atë që do ta pasojë në detyrë. Pra, shkarkimi i saj u bë fakt i kryer dhe ndoshta dekreti ishte gati. E gjithë ajo skenë e talljes publike ishte një dëfrim i Berishës jo vetëm me kundërshtarët politikë dhe ndërkombëtarët, por dhe me zellin me të cilin Presidenti në detyrë është gati të zbatojë çdo epsh të Sali Berishës për të përdhunuar këtë vend.
Me faktin e kryer do luajnë edhe në 2013. Ndaj them, forca dhe vetëm forca, e bind këtë paranojak që nuk ka fituar kurrë më zgjedhje ën Shqipëri pas 1992-shit, të vijë ën terezi dhe të ndjejë që i ka ardhur fundi.
Email nga adresa: [email protected]