Askush nuk trembet nga nacionalizmi i Berishës, sepse asnjë vend i madh nuk e mbështet atë. Dhe për më tepër, Shqipëria dërgon paqeruajtës me batanije të marra hua, lëre pastaj t’i tregojë dhëmbët Greqisë apo kujtdo vendi tjetër që minimumi i ka dy aeroplanë dhe nuk ja ka shitur i biri i kryeministrit për skrap.
Me sa kuptoj Berisha është në grahmat e fundit të pushtetit të tij, dhe duket se ndihet i kërcënuar nga AK djathtas dhe nga PS në qendër. Mbledhja në Vlorë e gati një milion shqiptarëve tregoi se ai nuk i ka numrat. Edhe me lekë, duket se nuk është në terezi sepse eurot e shitjes së Albpetrolit nuk do të afrohen deri pas zgjedhjeve. Kështu që këtij dordoleci i ngelet vetëm të rendë kuturu, herë majtas e herë djathtas dhe të nxjerrë ca halabakë që hiqen trima por që trima nuk janë.
Rreziku i Saliut dordolec është se mund të nxjerrë në fushatë lloj-lloj kokëboshësh, siç bëri në ‘96, dhe të mundohet të vjedhë zgjedhjet. Çdo mbështetës i tij duhet të dekurajohet nga tundimi për të mbushur kutitë si në ‘96 apo për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë. Shumica e Shqiptarëve sot e kanë kuptuar se Saliu ka marrë fund, një shtysë e vogël dhe e mbyllim kapitullin e tranzicionit!
Email nga adresa: [email protected]