Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nuk ka më imunitet, çfarë e pengon Prokurorinë të procedojë Mediun?!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Nuk ka më imunitet, çfarë e pengon Prokurorinë të procedojë Mediun?!
Letrat e Lexuesve

Nuk ka më imunitet, çfarë e pengon Prokurorinë të procedojë Mediun?!

anazapta
Published February 22, 2013
Share
SHARE

Ka 8 vjet që kryeministri Berisha stërbetohet për tolerancë zero në luftën kundër korrupsionit. Të njëjtën gjë po bën edhe kryeprokurori i sapoemëruar Llalla. Por vepra s’ka – shkruan Andrea Stefani në editorian e tij në të përdithmen SHQIP dhe merr si  shembullin më tipik Fatmir Mediun, që vazhdon të jetë ministër i kabinetit “të duarve të pastra”, edhe pse është akuzuar për bashkautorësi në një korrupsion që u bë rrënja e tragjedisë së përgjakshme të Gërdecit.

Çfarë e bën atë të paprekshëm nga drejtësia? Stefani shkruan të vërtetën kur thotë se si jo pak të tjerë të akuzuar për “Gërdecin”, edhe për ministrin Mediu ka pasur një procedim penal që pat nisur pasi Kuvendi i Shqipërisë i kish hequr atij imunitetin bazuar në një kërkesë të Prokurorisë. Çështja vajti edhe në gjykatë. Por në shtator 2009, ky procedim u pushua nga Gjykata e Lartë me argumentin se Fatmir Mediu, kish fituar një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e po atij viti. Në fakt, Gjykata zbatoi ligjin. Por nuk janë zbuluar shkaqet se përse Prokuroria nuk kërkoi një autorizim të ri nga Kuvendi për procedimin e Mediut? Aq më tepër kur jo vetëm ligji nuk pengonte, por edhe vetë shumica betohej se do zbatonte çdo kërkesë të prokurorisë për heqje imuniteti, në rastet e dyshuara për korrupsion?!..”

Situata është bërë edhe më absurde pas miratimit, në shtator 2012, të ligjit për kufizimin e imunitetit të deputetëve. (ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në tetor 2012 dhe sipas tij, prokuroria nuk ka më nevojë të marrë autorizimin nga Kuvendi për të ndjekur penalisht deputetë të dyshuar për korrupsion).

Sic shkruan Stefani kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga kufizimi i imuniteteve të deputetëve. Nëse jo më imunitetet, çfarë e ka penguar prokurorinë t’i shkojë në fund procedimit të Mediut për të realizuar ndëshkimin ligjor për një korrupsion që u bë shkak për viktima të pafajshme, për shkatërrim jetësh dhe pronash të qindra qytetarëve? Cila është mburoja antiligj që mbron ministra të korruptuar dhe bën prokurorinë të heshtë? Fatmir Mediu është sot ministër pa imunitet e megjithatë, edhe kryeprokurori i ri, Adriatik Lalla, nuk po shfaq vullnet për ta çuar deri në fund këtë…

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta February 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?