Në lidhje me toponimet e fëmijëve shqiptarë në Greqi dhe odisenë e një sorrollatje me pasoja materiale, morale e shpirtërore mbi identitetin e fëmijëve tanë në tokën helnene, ka pasur shumë diskutime, reflektime e vërejtje, që gjithësesi nuk kanë shërbyer për gjë tjetër veçse për shtyrjen e këtij problemi madhor në kalendat e fqinjëve tanë të Jugut. Ky problem në dukje i thjeshtë, është në fakt një çështje madhore, por që ka të bëjë me psikologjinë vasale të shtetit shqiptar ndaj të huajve.
Një problem shumë emergjent, i shumëlakuar në shtyp dhe media televizive dhe që realisht ka sjellë shumë andrralla për shqiptarët që punojnë e jetojnë përkohësisht në Greqi është çështja e toponimeve të fëmijëve shqiptarë.
Lidhur me toponimet e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi problemi përsëri ngec në portat e ish qeverisë shqiptare, që sapo ka ikur, pasi ka treguar një shenjë nënshtrimi dhe vasaliteti ndaj presioneve greke. Pasi stentoi të shiste ujërat territoriale të vendit të vet, kjo qeveri u pajtua me një devijim të të së drejtës ndërkombëtare për kartat dhe pasaportat e qytetarëve, të cilat shkruhen vetëm në gjuhën amëtare dhe në gjuhën angleze, në asnjë gjuhë tjetër.
Në fakt, ish kryeministri Papandreu, përpara largimit të tij nga pushteti, deklaroi se dhënia e nënshtetësisë për emigrantët shqiptarë është antikushtetuese.
Emigrantët shqiptarë në Greqi janë shumë të shqetësuara për situatën në të cilën janë përfshirë ata vetë, familjet e tyre dhe kryesisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi.
ne kërkojmë nga qeveria shqiptare, qeveria e Rilindjes e kryesuar nga Kryeministri Rama, që ashtu siç ka investiguar dhe ndërhyrë për bllokimin e të gjitha defkteve dhe çështjeve të mbetura pezull nga korrupsioni dhe apatia e qeverisë që iku, ashtu të ndërhyjë energjikisht që këto çështje, çështja e toponimeve të fëmijëve shqiptarë dhe ajo e vendosjes së atësisë në pasaportat shqiptare të vihen në efiçencë, pasi ne si emigrantë nuk mund të vazhdojmë përjetësisht të jemi të huaj në dhe të huaj dhe akoma më keq, të huaj në tokën dhe vendin tonë.
Letër e nënshkruar
Hidër Buci