Një shqiptar kërcënoi se do t’i jepte fund jetës mbrëmë në Athinë, për shkak se nuk ishte paguar nga punëdhënësi i tij. Ngjarja ndodhi në sheshin “Omonia”, ku shqiptari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, hipi në një strukturë të lartë dhe kërconte se do të hidhej që atje. Dëshmitarët thanë se burri fliste vetëm për fëmijën e tij të vogël. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse, të cilët pas dy orë e gjysmë negociatash, kanë arritur ta bindin shqiptarin të zbresë nga lartësia. Kjo nuk është hera e parë që dikush kërcënon me vetëvrasje në Greqi, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku njerëzit janë zhytur si pasojë e masave të ashpra.
nuk eshte hera e pare qe nje shqiptar shfrytezohet ne maksimum dhe ne fund, efendikoi perpiqet ta grabise duke mos e paguar per punen.
pune qensh orientale, pune te pabesesh !