Shkarkohet nga detyra kryetari i gjykatës së Sarandës Alltun Çela.
Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike.
DSIK ka dorëzuar një raport negativ për gjyqtarin Çela, duke nënvizuar se ky i fundit nuk është ‘i përshtatshëm’ për tu konfirmuar në detyrë, ndërsa vlerësimi i KLD-së për profesionalizmin e subjektit është ‘nën mesatar’.
Ndaj gjyqtarit Çela në KPK janë regjistruar një numër denoncimesh nga shtetas të ndryshëm, pjesë e të cilave janë vlerësuar të besueshme nga trupa gjykuese e KPK-së dhe për të cilat subjektit i është kaluar barra e provës.
l.h/ dita
Lajm i mire.
Me “vlerësimin eKLD, nën mesatar”, dhe ky është emëruar kryetar nga po ajo KLD e drejtuar nga presidenti i kohës? Dhe nuk ja mjaftuar emërimi se edhe gabime mund të bëhen, por e paskan lënë në atë detyrë 10 vjet, edhe pse i kooruptuar (pasuria), figurë e kompromentuar dhe i paftë?!
Nga të vetuarit deti tani janë shkarkuar dhe 4-5 të tjetë kryetarë gjykatash, si Shkodra, Berati, Korça, Laçi e ndonjë tjetër. Kur kryetarët paskan qenë këta, merret me mend se ç’kanë bërë gjyqtarët?! Drejtësizeza! Por shyqyr që qilizma filloi!
Po cfare gjyqtaresh jane keta,qe mua me llogariti me Akt Ekspertize eksperti i gjykates demshperblimin e pensionit te pa paguar per 23 vjet ne 45 milion leke,por gjyqtari nuk e pranoi por i tha ta bente prap llogaritjen sic e donte ai dhe ekspertja (i thencin) e uli ne 34 milion leke,pra e uli 11 milion leke ne nje dore!
Kete llogaritje e kundershtova une dhe gjyqtari si specialist per keto pune caktoi nje eksperte tjeter qe e nxorri llogarine ne vetem 2 milion leke te vjetra!
Pra e ulen hesapin me 43 milion leke!
Kuptohet se une nuk i dhashe gje!
Ja kjo eshte drejhtesia e gjyqtarit Gentian Medja,qe Komisioni i Vetingut e miratoi!
Ha ha ha ha ha,hajde komision i pavarur,hajde!