Gazeta “Dita”! S’paska turp ky Ilir korrupsioni? Nuk e kupton akoma se i kanë ngel edhe disa ditë që ky të marrë një vendim për të mirën e tij, të dorëzojë mandatin e deputetit, kështu t’i hapet dritë jeshile demokracisë dhe integrimit dhe të krijojnë një qeveri teknike? Por po merr një fushatë mashtrimesh në të gjithë vendin. Një nga kandidatët e tij në qytetin tim po shkon lagje e shtëpi për të kërkuar votën me lekë e me vend pune. Për mua është normale, por a i takon më Ilir Metës dhe Sali Berishës të qeverisin?
Edhe pse unë nuk u tunda nga ryshfeti që më ofroi, por dua t’u bëj thirrje gjithë njerëzve të ndershëm në këtë vend, jeta e fëmijëve, e ardhmja e tyre nuk shitet me lekë. Sot ka ardhur koha që çdo njeri të jetë përgjegjës për atë që bën.
Koalicioni Sali-Meta po përpiqet me çdo kusht që t’i marrë zgjedhjet më të gjitha mënyrat. Imagjinoni o njerëz që ta marrin edhe një herë pushtetin këta kriminelë! Shikoni o njerëz, qysh në vitin ’92 e deri më sot sa njerëz janë vrarë e po vriten për karrigen e Berishës! Imagjinoni “arin” në Kërrabë kur Meta ish Kryeministër e shumë pasuri kombëtare që kanë rrëmbyer.
Ndaj ju bëj thirrje edhe një here: Mos u poshtëroni për një dorë lekësh a për një favor të momentit. Se nesër të marrin jetën, pasurinë dhe nderin. Ky është Sali Berisha, Ilir Meta e Kupola. Faleminderit.
SMS në DITA në 0689073730