Ofendimet, sharjet, shkulja e veshit e në raste të caktuara ndonjë pëllëmbë, vijojnë të përdoren nga mësuesit si format më të shpeshta në disiplinimin e nxënësve të arsimit parauniversitar. Më i theksuar ky fenomen paraqitet në zonat urbane, dhe kryesisht në shkollat 9-vjeçare. Sondazhi më i fundit i kryer nga UNICEF, mbi mënyrat e reja të disiplinimit të fëmijëve në shkolla, vë në dukje se mësuesit shqiptarë vijojnë t’i besojnë këtyre elementëve, si një formë e duhur për edukimin e nxënësve. Konkretisht rezulton se të paktën 62 për qind e mësuesve në 9 qytetet më të mëdha të vendit, nuk ngurrojnë t’u bërtasin nxënësve, rreth problemeve të konstatuara gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Rreth 55 për qind e nxënësve të zonave urbane, si Tirana, Vlora, Elbasani, Korça, Shkodra, raportojnë raste të shumta dhune, ndërkohë që në zonat rurale kjo shifër shkon në 46 për qind. Mësuesit e Shkodrës dhe të Elbasanit konfirmohen si më të “egrit”, pasi raportojnë nivel në rritje të bërtiturave. Situata më e qetë raportohet në qytetin e Korçës dhe të Librazhdit, ku nuk raportohet ushtrim dhune. Si mësuesit ashtu edhe fëmijët raportojnë se djemtë, pavarësisht moshës, zonës gjeografike apo etnisë, ata dhunohen me shumë se vajzat, si nga mësuesit ashtu edhe nga bashkëmoshatarët e tyre. Përdorimi i dhunës kryesisht asaj psikologjike, si formë edukimi është pranuar edhe nga drejtuesit e Ministrisë së Arsimit.
“Flitet për një vajzë që përdhunohej në grup. Pak kohë më parë një rast ndodhi në Lezhë, për fëmijë që keqtrajtohen nga mësuesit, ka plot raste në tilla në shkollat shqiptare. Ka raste për nëna që ushtronin dhunë për gabime të vogla të fëmijëve të tyre, padyshim pjesë e shoqërisë shqiptare dhe për shumë e shumë fenomene të tilla që rëndom ne sot i gjejmë kudo. Jemi të vendosur për të ndëshkuar këdo që në ambientet e shkollës ushtron dhunë. Dhunë padyshim psikologjike apo verbale, pa folur pastaj edhe për raste absolutisht të pa tolerueshme që është dhuna fizike”, ka pohuar ministria e Arsimit Lindita Nikolla, ku dhe ka shtuar se po punohet për të rritur sigurinë në shkolla. Siguri e cila do të ndëshkojë të gjithë arsimtarët që përdorin dhunë në mjediset shkollore. Të njëjtin mesazh ka përcjell edhe përfaqësuesi i UNICEF në vendin tonë të Detelf Palm, ku theksoi se shoqëria shqiptare njëherë e mirë duhet të njohë format e ndryshme të dhunës, dhe t;i denoncojë ato. Sipas tij, format e dhunës duhet të zëvendësohen me mënyra të reja disiplinimi. Dhuna dhe ofendimet e prindërve, mësuesve ndaj fëmijëve gjenerojnë dhunë dhe thyerje të besimin dhe vlerësimit të fëmijës në veten e tij. “Kombi duhet të jetë një vend i sigurt, ndonjëherë më i sigurt sesa shtëpitë. Fëmijët janë qenie njerëzore që duhet të respektohen, ne nuk mund të shohim në çdo shtëpi, por të paktën mund të kontrollojmë çdo shkollë”, tha Detelf Palm. Duket se mësuesve më së shumti u mungojnë aftësitë e nevojshme komunikuese për t’u marrë me sjelljet problematike apo me fëmijë të cilët mund të kenë vështirësi në të nxënë. Një nga format e raportuara me shpesh është edhe dhuna e fëmijës ndaj fëmijës, duke vënë në dukje përhapjen e presionit të bashkëmoshatarëve, dhe të sjelljes se dhunshme mes nxënësve në shkollat shqiptare.
Arritjet pozitive
Studimi tregon disa aspekte pozitive të zbatuara, si për shembull ka një rritje të ndërgjegjësimit ndaj fenomenit dhe mënyrave të reja për t’u përgjigjur ndaj tij: “Në shkolla janë ngritur këndet e informimit ku shpërndahen paketa informuese për nxënësit, zbatimi i politikës së shkollave miqësore për fëmijët; 500.000 prindër reagojnë dhe pranojnë të flasin me fëmijët e tyre në lidhje me dhunën dhe 640.000 nxënës janë në dijeni të mënyrave të reja të disiplinimit dhe mbi 3.500 drejtorë shkollash, mësues, psikologë janë trajnuar për këtë përqasje dhe kanë treguar dëshirë për ta zbatuar atë”, citohet nga UNICEF. Studimi shtrihet në periudhën kohore, Dhjetor 2011 – Nëntor 2013 dhe përshin shkolla të rretheve Dibër, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Vlorë. Kampioni i studimit përbëhet nga rreth 1000 mësues, 1000 anëtarë nga komuniteti dhe 90.000 nxënës.
Raportohet nivel më i lartë i përdorimit të dhunës nga nxënësit e shkollave urbane krahasuar me ato rurale, në klasat e larta dhe kryesisht ndaj djemve. Arsyet e mundshme: “Prezence e klasave më të ulëta në shkollat rurale, më shumë probleme në sjellje në shkollat brenda qytetit (mësuesit iu përgjigjen këtyre sjelljeve me disiplinë më të ashpër).
Eshtë shqetësues fakti se është rritur raportimi i nxënësve për përdorimin e dhunës fizike disiplinore nga mësuesit (si shkulje veshi, goditje, shtyrja apo pickimi). Pjesa më e madhe e mësuesve besojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka efekte pozitive në edukimin e fëmijëve edhe pse ishin gjithashtu të ndërgjegjshëm për pasojat negative të saj.
Nxënësit e klasave më të larta (8-13) mendojnë se dëshira e tyre për të mësuar dhe për të ndjekur shkollën ndikohet shumë nga dhuna.
Mësuesit gjithashtu, raportojnë nivel të lartë të përdorimit të dhunës fizike dhe verbale ndaj nxënësve të tyre. Korça dhe Librazhdi raportojnë nivelin më të ulët mesatar të përdorimit të dhunës, ndërkohë që mësuesit e Lezhës, Vlorës dhe Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës raportojnë nivel më të lartë.
Mësuesit përdorin më pak dhunë (veçanërisht më pak të bërtitura dhe shkulje të veshit), në Vlorë dhe Dibër.
Mësuesit në Shkodër dhe Elbasan raportojnë nivelin e të bërtiturave ndaj nxënësve në rritje.
Librazhdi ishte qyteti që raportoi rënie të gjitha llojeve të dhunës, duke arritur në 0 për qind
nuk kan faj mesuesit, po rritet nje brez i pa disiplinuar………
klasa me nga 40 a me shume cfare mund te bej mesuesja, si te mos e ngrej zerin? Te leri te livadhisin dhe te bejne cfare te duan?! Krahasoemi me botem por bota 25 ka ne klase. Vetem me mesueset do merreni?! Jane pjesa me lodhur dhe e stresuar e shoqerise si dhe pjesa qe punon me shume. Nuk eshte faji i mesuesve
institutcionet duhet te bejne nje studim te sakte me mesuesit sa te dhunuiar ndjehen nga:nxenesit,prinderit dhe drejtuesit te cilet per interesat e tyre e duan shkollen si ne kohe te Enverit 100% me mesatare te llahtarshme ne shifra nderkohe qe perballen me indiefrencen e te gjithe shoqerise ndaj kesaj shtrese.pse nuk reagoi Unicef dhe ministria kur mesuesit rrihen me aq raste sa jane bere publike dhe me sa te tjera qe fshihen sepse mesuesit kane frike sepse kercenohen nga prinderit e femijet.si shpjegohet fakti qe ne fakultete e mesuesise shkojne nxenesit me te dobet?
a lkeni bere ndonje sondazh sa perqind e mesuesve po te kishin nje mundesi tjeter do ta linin profesionin? sa perqind e mesuesve ndjehen mire ne klasa dhe ne procesin mesimor?
Me vjen shume keq qe arsimi shqiptar ka degraduar dhe askush nuk kujtohet qe ky eshte nje dem qe eshte ne kurriz te sa e sa brezave.
pse nuk behet studim per kushtet ne shkolle?a nuk eshte nje lloj dhune qe femijet nuk kane karrike te pershtatshme,qe nuk kane kushtet minimale higjieonosanitare ne tualetet e shkolles etj?per problemet e arsimit mund te flasesh pa fund dua tju keshilloj se kemi 22 vjet qe degjojme te njejtat gjera pa vene theksin atje ku duhet.
Mesuesi dhunohet psikologjikisht nga nxenes, prinder. Puna u eshte bere stres i papare. Kjo ka ndodhur gjate 8 viteve te fundit. Mesuesi mund te shahet me fjale te ndyra nga nxenes dhe ai duhet te heshte, sepse s’merren masa disiplinore. Ka prinder qe kercenojnw me vendin e punes. Femijet dine vetem se kane te drejta,por jo detyrime, penalizime. Femije qe sfidojne mesuesit duke perdorur ne sy te tyre fjale nga me te ndyra.
Dhuna me e eger eshte ajo e nxenesve ndaj njeri-tjetrit. Nxenes-kapo qe kane dale jashte kontrollit, dhunojne, poshterojne femijet e tjere. Pwr ta s’ka masa. Le te hapet shkolla e riedukimit per keta, se shkaterruan tere shkollat.Duhet tw hartohet nje kod sjellje me penalizime rast pas rasti per nxenesit. Boll livadhisen. Nje brez qe nuk di ku jane kufijte e mos-it, nuk dine te respektojne, e shikojne mesuesen si shitese pa vlere.
Nje dhoj si prinderit,cili shqiptar meson po nuk pati frig.
Mesuesit durojne trysnine e nxenesve pa edukate dhe te prindeve te tyre.Keshilli i prindeve eshte kthyer ne nje gjykatore per te cvleresuar mesuesit,kush vlen dhe kush nuk vlen.Eshte kthyer koha kur relacionet me shkrim per mesuesit, i jepte kryetari i keshillit popullor te fshatit,nje brigadjer injorant ose nje polic birucash.Drejtorite rajonale te arsimit kane marre urdher nga ministria e arsimit,qe qendrimi ne pune i arsimtareve varet nga opinionet e prindeve.Kjo eshte absurde dhe joprofesionale,
Filozofi NICE ka thene se ne fitojme zakonin e te jetuarit para atij te te menduarit..Shume here behen krahasime mes shkollave,nxenesve. vendeve,mesuesve pr asnjehere nuk behet nje autoanalize te sjelljes individuale.Fatkeqesisht ne vendin tone akoma nuk eshte i qarte parimi themelor i demokracise se liria e gjithkujt fillon aty ku mbaron liria e te tjereve.Ne jeten e perditshme u mesuam te shohim se rezultaten arrihen me te shtyra e kercenime,se respekti nuk fitohet por pretendohet.Behen krahasime me shkollat jashte,por ajo cka u mesohet femijeve eshte disiplina qe ne kopesht,se duhet te marrin leje per cka iu nevoitet e se duhet te thone gjithmone faleminderit.Tjeter gje eshte pastaj rezultatai perfundimtar. I perkas nje brezi qe kur mesuesit kishin ankesa per ty ishte prindi ai qe ta tregonte qejfin ne shtepi e ju siguroj se ndiej nje mirenjohje te thelle per te gjithe ish-mesuesit e mi.faj kane dhe ministrite,nese nje mesues matematike apo i cfaredolloj lende tjeter rri me shpresen se ne klase do jeta ndonje gjeni qe te zgjidhe ushtrimin se vete nuk ia ka haberin nuk duhet te habitemi per sjelljen e pahijshme te nxenesve.