Vënia në konkurrencë e universiteteve është e vetmja formë për të siguruar diploma të vlefshme dhe të pranueshme për tregun e punës. Ndërkohë që shihet gjithashtu si një formë e mirë për të rritur cilësinë në radhët e fakulteteve. Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të fabrikimit dhe zhvlerësimit të diplomave, kreu i komisionit për reformën në arsimin e lartë profesor Arian Gjonçaj, tregon se një ndër elementet kryesor të draftit të parë të kësaj reforme është edhe rritja e konkurrencës mes universiteteve. Krijimi i këtij enti të pavarur, do të kalojë në sitë të gjitha dosjet e të rinjve që do të konkurrojnë për të fituar një të drejtë studimi si në universitet publike ashtu dhe në ato private. Ndërkohë që vetëm pasi të jenë kontrolluar në të gjitha detajet dosjet e dorëzuara nga maturantët në këtë ent, ato do t’i universiteteve, të cilat do të japin vendimet e tyre të pavarura.“Është menduar që një nga arsyet e eficencës së sistemit britanik është se në bazë të tij është konkurrenca direkte mes universiteteve. Ky ent nuk do të merret me përzgjedhje, por merr dosjen e studentëve dhe ia çon universiteteve. Këto universitete, në bazë të kritereve, japin ose jo ofertën për studentin. Këtu është thelbi i konkurrencës: studenti, nëse ka dy oferta, do të zgjedhë universitetin më të mirë”, shpjegon Gjonçaj”, shprehet Gjoncaj. Sa i takon konkurrencës që duhet të ekzistojë ndërmjet fakulteteve publike dhe ato jopublike gjoncaj shton se : “Nëse një student ka mesataren e duhur për të shkuar në një universitet, shteti duhet t’i mundësojë shkuarjen në këtë universitet duke e mbuluar financiarisht në mënyrë të plotë. Universiteteve do i krijohen mundësira financimi përtej atij shtetëror. Mund të ketë bamirësi, realizimi i punëve kërkimore shkencore ose projekte të ndryshme.”