Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Ushtar Nishani nuk guxoi asnjë çast të vetëm të rebelohet ose të kundërshtojë urdhrat e komandantit të përgjithshëm të SHQUP-it, zotit Sali Bej Berisha. Nishani e ka pranuar haptazi se këshillohet me Berishën për axhendën e punës së tij, pasi Nishani mendon se Berisha është i vetmi person në Shqipëri që di ta ndajë shapin nga sheqeri. Mirëpo e vërteta është se ushtar Nishani nuk merr këshilla nga “filozofi” Berisha, ai merr urdhra të formës së prerë. Ndaj nuk më duket e drejtë të fajësohet, as të penalizohet ky ushtar paraplegjik për ofensivat që merr herë pas here kundër qeverisë dhe Shqipërisë. Populli thotë: “me tërhjek këmbëzën e armës, duhen një pene qe”! Ndaj edhe ushtar Nishani nuk e ka aspak të lehtë të hedhë firmë mbi dekrete pa pëlqimin e komandantit Berisha. Mëkat për besë, mëkat sa shumë po vuan gjenerali i ushtrisë së vdekur të SHQUP-it!
Preng Pjetri, Lezhë.