Në një sërë ligjërimesh, ‘Meka’ ka hyrë si simbol i orientimit, ndërsa ‘Bibla’ si simbol besimi e reference. Të dyja vijnë nga sfera teologjike, por e kanë gjetur mirë veten dhe në sfera të tjera, në rastet kur gjuha e plazmuar me historinë dhe besimin, të vjen në ndihmë për ta shprehur sa më saktë e fuqishëm, mesazhin që do të përçosh. ‘Meka’ u përdor dje nga Lulzim Basha, në fjalimin e tij kushtuar 8 Dhjetorit, por ishte ndër të rrallat raste – në mos i vetmi – kur u fut pa qenë hiç e domosdoshme, edhe Jeruzalemi. Nuk dihet se për ç`arsye – me gjasë ekuilibriste – zgjodhi ta bënte këtë, por nëse ka qenë kështu, teologjikisht nuk vlen. Se, nëse është nisur për të qenë në rregull me dy komunitetet fetare, në këtë pikë ka mikluar më tepër myslimanët se sa të krishterët; ngase të parët, edhe të dytën e kanë të shenjtë dhe pikë orientimi, derisa aty ndodhet Al Aksa-ja e famshme, ndërsa të dytët nuk kanë asnjë lidhje me Mekën. Nëse zgjedh të përdorësh ‘Biblën’ në kontekst metaforik, nuk është e nevojshme të përdorësh dhe Kur`anin, pra o njërën o tjetrin; e nëse zgjedh Mekën, nuk është e nevojshme të shtosh dhe me Jeruzalemin.
Per fene islame eshte ne rregull ai se Jerusalemi eshte qyteti trete per nga rendesia.Per katoliket dhe ortodoksit eshte i dyti (do behet i pari)
fiqo,
Nuk e di se pse duke lexuar shkrimin tend ne lidhje me renditjet e feve mu kujtua se kur Konstandinopoli ishte i rrethuar nga armiqte, shefat e shtetit turk diskutonin se cfare gjinie ( seksi ) kane engjejt. Populli nuk ka pune dhe buke dhe Basha diskuton per budallalliqe ne vend qe te shkoje ne Parlament dhe deputetet te bejne punen per te cilen jane zgjedhur.
Pershendetje
Jam shume dakort
Plaku, une kam besim se engjejt jane meshkuj kurse engjelleshat jane femra, por te dyja palet Jane sterile…Bej shaka, se une besoj qe ekzitojne engjejt mbrojtes e sejcili e ka nje.
nga studimi I figurave biblike kam dale ne mendimin se engjejt jane gej,engjelleshat jane femra ndersa shejtanet jane meshkuj qe bejne seks me dy grupet e para pa lejen e zotit.Kur I mbledh te tre grupet bashke formojne kuvend ose qeveri dhe behen gjithe punet e bekuara
mire eshte qe te jape mendim edhe piktori per ket pune se ai ka marreveshje me shejtanet