Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka dhënë sot dorën presidentit të Kubës, Raul Kastro.
Takimi ndodhi në Johanesburg, gjatë ceremonisë së homazheve për Nelson Mandelën. Fotot dhe videoja e këtij takimi të pazakontë po bëjnë xhiron e botës në mediat dhe rrjetet sociale. Obama po ngjiste shkallët në stadiumin ku po mbahet ceremonia në nder të Mandelës dhe po takonte liderët botërorë.
“Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur Kastron dhe nuk shfaqi asnjë hezitim që ti jepte dorën atij”, shkruan Washington Post.
Prej më shumë se 50 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me vendin komunist që nga revolucioni komunist i drejtuar nga Fidel Kastro.
Tani, Fideli, ashtu siç vepronte edhe këlyshi maskara i bimbashit të Gjirokastrës (në fakt qelbësira Dylber Hoxha i vriste), do t’i tërheqë vërejtje vëllait për gabimin që ka bërë, duke takuar kreun e imperializmit botëror dhe armikun e socializmit, Barak Obamën.
Nuk e ka aspak mire gjuhen e trupit aty Obama …. Eshte interesant por ky president nuk i jep rendesi shume Body language …!!??
Ja dergoni Saliut qe s’mirepret asnje kundeshtar politik po i shan me liber shtepie