Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Izoluam Rusinë. Evropa do të sigurojë energji
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Izoluam Rusinë. Evropa do të sigurojë energji
Bote

Izoluam Rusinë. Evropa do të sigurojë energji

redaktor
Published March 26, 2014
Share
SHARE

Presidenti Barack Obama tha se bashkërendimi midis SHBA dhe Evropës për sanksionet ekonomike ndaj Rusisë ka qenë i shkëlqyer dhe paralajmëroi se nëse Rusia vazhdon në rrugën e saj të tanishme, izolimi i saj do të thellohet.

“Ajo që ne po bëjmë tani është bashkërendimi për sanksione të tjera më të thella, nëse Rusia angazhohet në inkursione të mëtejshme në Ukrainë. Mendoj se energjia është padyshim një fokus qendror i përpjekjeve tona dhe ne duhet ta marrim atë parasysh në mënyrë të fuqishme,” tha Presidenti Obama pas takimit me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Presidenti Obama tha se në qoftë se dikush në udhëheqjen ruse mendonte se me anë të agresionit do të fuste pyka mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, ata i bënë llogaritë gabim.

Zoti Obama i bëri komentet gjatë një konference shtypi në Këshillin e Bashkimit Evropian, pas një dreke pune me Presidentin e Këshillit, Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Diskutimet u mbizotëruan nga çështja e Ukrainës.

Presidenti amerikan i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të punojë për diversifikimin e burimeve të tij të energjisë, përveç ndihmës që mund t’i kërkojë Uashingtonit për të kompensuar mungesat energjitike si rrjedhojë e varësisë nga Rusia.

redaktor March 26, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?