Zonja e Parë, Michelle Obama, është zgjedhur për kopertinën e revistës amerikane “Vogue” për të dytën herë. Së bashku me presidentin Obama, Zonja e Parë e Amerikës flet në një intervistë për vlerat e familjes, për jetën e tyre si prindër, për martesën dhe vizionin e tyre për familjet amerikane. “Prioriteti ynë i parë është që familja të jetë e bashkuar”, shprehet zonja Obama. Ndërsa presidenti Obama i shton intervistës doza shakaje, duke u shprehur se ai dhe Zonja e Parë mund të fillojnë jetën e natës, tani që vajzat e tyre janë rritur dhe kanë më pak kohë për prindërit e tyre. “Ashtu siç edhe bëra shaka në një konferencë për shtyp, tani që ato duan të kalojnë më pak kohë me ne, ku i dihet? Mbase do të na shihni nëpër klube”, tha Obama.