Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, thotë se për shkak të Kodit Elektoral të pandershëm, 30 mijë votat e FRD nuk mundën të përktheheshin në mandat deputeti.
“Sigurisht që ndjejmë keqardhje që për shkak të një Kodi Elektoral të pandershëm jo vetëm me forcat politike, por në radhë të parë për qytetarët, pasi i ka shndërruar ato në “noterë” dhe jo zgjedhës, 30 mijë votat e FRD-së nuk përkthehen në përfaqësim në Kuvend. Por kjo nuk do të thotë që ndiejmë keqardhje për mosfutjen në asnjërin nga dy koalicionet”, shprehet Oketa në një intervistë për “Shqip”.
Oketa thotë se zgjedhjet e 23 qershorit janë ndoshta më të vështirat që nga rënia e sistemit komunist. “Këto zgjedhje pavarësisht se do të cilësohen si “të lira”, ndoshta janë nga zgjedhjet më të vështira që kemi pasur gjatë gjithë këtyre 23 viteve. Presioni i pushtetit mbi administratën, detyrimi i saj të mbushte sheshet e të mbushte listat me emra që duhej të deklaronin votën pro qeverisë, presioni mbi biznesin, vrasja e një mbështetësi të një force politike dhe plagosja e një kandidati në qarkun e Lezhës ditën e votimeve, tregojnë se zgjedhjet nuk janë thjesht rezultat, por shumë më shumë se kaq”, thotë ai.
Fryma e Re Demokratike, e cila doli e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit nuk arriti të siguronte përfaqësimin në Parlament.
Nuk mund te dalesh kunder Berishes sic beri Topi,me ndershmeri.Morali ka vdekur ne Shqiperi.Topi ishte shume i vogel per kulisat qe beri Berisha me Dashamir Shehin dhe te tjeret qe numuruan votat.Interesant eshte roli qe ka marre Shehi ne situaten paszgjedhore.Shqiperia paska pasur shume njerez qe afrohen tek Berisha per sherbime,por kete radhe me shperblim-deputet i PD-se
Zoti Oketa ka fatkeqesisht nje pikpamje te gabuar si shume politikane shqiptare. Oketa, Topi e te tjere harrojne qe ishin deri ne ditet e fundit pjese e qeverise se Berishes. Qe nuk u distancuan nga ky person se nuk kishin aftesi te njihnin ujkun me lekure dele mund tua fal se jo cdo njeri ka aftesi te dalloje te miren nga e keqja. Por kur kjo e keqe merr emrin krim, vrasje e njeriut qe te ka dhene voten qe ti ta mbrosh e drejtosh, sic ndodhi ne 21 Janar dhe keta politikane i qendruan prane dhe nuk u distancuan nga ky kryeminister per mua jane te gjithe pjestar ne vrasje. Megjithe konsideraten qe kam per rezistencen dhe debatet qe ju kundervune pak politikes se Berishes po e theksoj edhe njehere asnje nga keta zoterinj, edhe ata te LSI qe kane bere pjese ne ate qeveri dhe ata deputete me ne krye Presidentin e atehershem nuk meritojne voten e shqiptarit. Keta zoterinj duhet ti kerkojne nje te falur te madhe popullit qe i kane sherbyer kaq vite nje krimineli. Ai i vetem sdo mund te bente asgje, pa patur rreth tij keta njerez te dobet dhe te shitur. Uroj qe keqqeverisja e ketyre viteve te nxjerre nje dite fajtoret. Mos u trembni zoterinj politikane, Shqiperia ka edhe njerez te tjere te ditur, ishalla kete here dhe me karakter te forte.