Nënkryetari i FRD-së, Gazmend Oketa, thotë se partia e tij do të jetë forca përcaktuese e qeverisjes pas 23 qershorit. Oketa shprehet se është FRD dhe jo LSI ajo që do të diktojë vendimmarrjet më të rëndësishme politike në vend. “Fakti që flitet shumë dhe kërkohet që FRD të pozicionohet në një koalicion është një konfirmim i faktit se FRD tashmë është një forcë politike e rëndësishme në skenën politike shqiptare dhe se ajo do të jetë një forcë e rëndësishme në vendimmarrjet politike dhe qeverisëse pas 23 qershorit. Ne jemi deklaruar dhe i qëndrojmë deklarimit se nuk bëjmë koalicion me dy forcat e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar. Koalicioni ynë do të jetë koalicioni me qytetarët shqiptarë, të cilët kërkojnë ndryshim, kërkojnë rotacion politik dhe qarkullim të elitave politike. Një erë e re duhet të nisë në politikën shqiptare dhe kjo në dobi të qytetarëve shqiptarë”, thotë Oketa në një intervistë për GSH.
Nënkryetari i FRD-së thotë se kjo forcë politike do të garojë në të gjitha qarqet e Shqipërisë me 140 kandidatët e saj.
“Programi i FRD-së nuk pretendon t’i joshë qytetarët për të na votuar, por ai pretendon t’u japë zgjidhje afatgjatë disave nga problematikat kryesore që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, duke i bërë qytetarët pjesë e hartimit të këtij programi, por edhe mbështetës të tij. Ky program është produkt i punës disamujore të 19 departamenteve të ngritura pranë FRD dhe përfshin në të mendimet e disa prej ekspertëve më të mirë të fushave përkatëse. I gjithë programi është ndërtuar me filozofinë e sloganit të FRD, “Për Shtetin dhe Qytetarët”. Shtyllat kryesore janë ajo e propozimeve për ndryshime kushtetuese, me qëllim garantimin e pavarësisë së institucioneve të shtetit shqiptar, ajo e reformave ekonomike, për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, prona, shëndetësia, arsimi, zgjidhja e kompensimit të të përndjekurve dhe një vend të veçantë zë dhe rinia, e cila ka nevojë për hapësira për të treguar aftësitë dhe energjitë e saj”, thotë ai.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një aleance me PD-në, por pa Berishën, një mundësi që nuk është përjashtuar nga kryetari Topi, Oketa përgjigjet se është e vështirë një gjë e tillë.
“Po përsëris të njëjtën përgjigje që kam dhënë para pak ditësh për të njëjtën pyetje. Edhe unë në një dalje televizive të para pak javëve, kam dëgjuar zonjën Topalli të shprehet se “z. Berisha është partia”. Kisha që nga koha e Enver Hoxhës pa e dëgjuar këtë shprehje. Kjo e vështirëson dhënien e një përgjigjeje të saktë, pasi nuk mund të parashikosh se ç’do të ndodhë me atë parti pas largimit të z. Berisha”,thotë Oketa në intervistë.
Oketen si politikan e vleresoj si nje shembull pozitiv per c’do politikan qe e quan vehten politikan.
Por une do ti thosha z. Oketa, hapu e na thuaj troc….Vetem do ti fitoni zgjedhjet e 23 QERSHORIT?, Apo me ke do te beni KOALICION ,qe te vini ne zbatim ato qe thoni ? Nuk besoj qe ju, me ate kulture qe kini te vini shenjen e barazimit midis PD-s+LSI-s dhe PS-s.Ju kini qene me PD-n dhe e njihni mire PD-n dhe SALEN, ahtu edhe Patericen LSI-n e Flori madhin ILIR, por qe eshte i shtrenjt per SAL LALIN dhe FATOS qejfelliun, qe ndonse i “Arratisur” XHOZEFINA nuk i preu asnje dite sa qe” Deputet”.Ju e dini Z. OKETA se si ne 92-n, edhe ne 2005-n, PD-ja mori ne dorezim Shtet, kurse PS-ja ne 97-n c’far mori rremujen dhe shkaterrimin