Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Operatorët turistikë kërkojnë formalizim të sektorit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Operatorët turistikë kërkojnë formalizim të sektorit
EkonomiLajm i fundit cicerrLajme Flash

Operatorët turistikë kërkojnë formalizim të sektorit

redaktor
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi dje një seancë dëgjimore me grupet e interesit që operojnë në fushën e turizmit.

Gjatë seancës në komision, grupet e interesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor kërkuan që në ligjin e turizmit të përfshihen dhe kategorizimi dhe certifikimi i subjekteve.

Përfaqësuesi i GIZ, Luan Dervishi, tha se në vendin tonë regjistrohen thuajse 20 milionë netë fjetje në vit, ndërsa vetëm një numër i konsiderueshëm është i taksueshëm. Projektligji i ri “për turizmin”, i cili vijon diskutimet në komisionet kuvendore, përbën një hap të rëndësishëm për të arritur pikësynimet në sektorin e turizmit.

Javën e shkuar gjatë diskutimit në komision të p/ligjit, ministri Ahmetaj tha se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

Gjithashtu, projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtëritjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.

redaktor May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?