Erdogan ka fituar zgejdhjet lokale pavarësisht skandaleve dhe akuzave për korrupsion. Por pozita kërkon rinumërim të votave duke thënë se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara.
Tensioni në Turqi dy ditë pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend. Të dielën partia e kryeministrit Erdogan, AKP, pavarësisht skandaleve dhe akuzave për korrupsion fitoi në mënyrë të bindshme. Menjëherë nisën akuzat për manipulime dhe parregullsi nga ana e opozitës e sidomos në Ankara.
Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë ka pasur dhe në Stamboll, ku policia ka reaguar ndaj mijëra mbështetësish të partive të opozitës të cilat që nga e hëna drejtojnë selinë e komisionit elektoral qendror Ysk duke denoncuar manipulime dhe duke kërkuar një numërim të ri të votave.
Disa gazeta në vend kanë publikua fotografi të dhjetëra fletësh votimi të hedhura në plehra. Në teori, në mënyrë përfundimtare partia islamike e kryeministrit Erdogan në nivel kombëtar ka fituar 45% të votave kundrejt 28 për qind të partisë së opozitës. Partia e Kryeminiostrit pretendon se ka fituar bindshëm dhe në Stamboll dhe Ankara.
Kandidati i opozitës në kryeqytet Mansur Javas, i cili të dielën kishte shpallur fitoren ndaj kryebashkiakut në largim të AKP-së, Melih Gokcek, i ëshët drejtuar apelit për rishikimin e rezultatit. Ndërkohë kryeministri Erdogan shijon suksesin e arritur me familjen e tij. Një ditë pas zgjedhjeve ai dekla;roi para mbështetësve të tij se tradhtarët e vendit do ta paguanin shtrenjtë.