Vjedhin telat e linjës 35 kilovolt pranë Ujit të Ftohtë, mbeten pa energji elektrike banorët e të gjithë zonës. CEZ Shpërndarje njoftoi se Nënstacioni Radhimë dhe Orikum në Vlorë janë pa tension, për shkak të grabitjes së linjës së shpërndarjes së energjisë. Specialistët e CEZ Shpërndarjes po punojnë për të bërë zëvendësimin e materialeve të vjedhura, si dhe për të riparuar defektin e shkaktuar. Kompania denoncoi pranë organeve të rendit këtë akt dhe kërkoi vënien e grabitësve përpara drejtësisë.