Arben Duka
Që të themi të vërtetën,
shumica kanë rënë në leqe,
sepse e jetojnë jetën,
edhe kur është shumë e keqe!
Që prej ditës së fillimit,
jetën kaq të shtrenjtë e kanë,
dhe në kamp të përqendrimit,
qenë të paktë që veten vranë!
Jetën e do fort i riu,
dhe më fort kur je gërdallë,
çfarë s’ka bërë në jetë njeriu,
që të mbetej një i gjallë!
Shumë s’e dinë në të vërtetë,
ç’është burgu dhe shtrëngimi,
po nuk e provuat vetë,
s’jepni dot kurrfarë gjykimi!
Nëpër dhimbje të mëdha,
kur duket se s’ka më shpresë,
njeriu ka bërë gjithçka,
vetëm për pak mbijetesë!
Për pak ditë edhe ca,
s’di në ç’gjynahe u futët,
a s’qenë çifutë dhe ata,
që në furrë fusnin çifutët?!
Kur je në tehun e thikës,
dhe kur vdekja rrotull rri,
ca prej dhunës-ca prej frikës,
mund ta bënte çdo njeri!
Shumë të paktë kanë duruar,
dhimbje që s’mund t’i durojmë,
kur vetë s’i kemi provuar,
s’kemi të drejtë të gjykojmë!
Dhe në qoftë e sfilitshme,
dhe kur mizori jeton,
jeta është e rëndësishme,
ngaqë vdekja ekziston!
Durojmë gjithë vetëtimat,
vetëtimat dhe rrufetë,
dhe vetëm ata më trimat,
ikin vetë nga kjo jetë!
Me miliarda të tjerë,
u shkrua dhe fati im,
e duroj këtë kolerë,
se ende nuk jam një trim!
Të durosh këtë mynxyrë,
një torturë çdo ditë të nisësh,
kur s’e bën dot më të mirë,
Botën duhet ta braktisësh!
Jetës sonë nuk i janë ndarë,
injorantë e arrogantë,
po nuk jemi magjistarë,
qymyret t’i bëjmë diamantë!
Do ta shkruaj të vërtetën,
në një shkëmb e jo në rërë:
“Ose të ndryshojmë jetën,
o të zhdukemi të tërë!”
Shume, shume e bukur. Eshte e çuditshme se si ne nje vjershe mund te gjesh mesazhe fillozofike qe trajtojne temen e peshes se jetes. “Edhe ne kampet e perqendrimit pak veta vrane veten”, – veren Duka. Dhe shton: “durojme gjithe vetetimat dhe vetem me trimat ikin vete nga kjo jete”…. Nuk e di, por mendoj se pjesa me e madhe e njerezve nuk kane frike te vdesin, apo te vetvriten, por kane frike nga vuajtja e vdekjes. Pra nga vuajtja kur te del shpirti, siç thonin te vjeterit.
jane me efekt godites ju falenderoim ,por z.Duka keto I lexoim sa per te kaluar Kohen se nuk ndryshon asgje .
Çdo njeri e ka në zemër
dëshirën për të jetuar
qoftë duke rrojtur mirë
apo kur rron duke vuar!.
Jeta është vërtetë e shtrenjtë
është dhuratë, e ka dhënë Zoti
e mira bashkë me të keqen
kane qenë këtu e moti!
Para dhe pas erës sonë
ka trguar historia
nga sundimi i të ligjve
ka vuajtur njerëzia!….!
Sot në kohët që jetojmë
nuk është më mirë se më parë
ligësia e sundimit
është mbjellë me rrënjë e me farë!
Ngado që të rrotullohesh
kjo farë e keqe nuk shkulet
ajo mbi popull do mbijë
në kockë të tij do ngulet!
Ajo politika kurvë
ngado dridhet e spërdridhet
dhe sikur të mos ta duash
ajo për qafe të hidhet!
Politikën e bëjnë njerëzit
e bëjnë njerezit maskarenj
që shqyejnë turmën poull
si qen, ujqër e çakenj!
Shkroi dikur Ali Asllani
i madhi i të mëdhenjve
sot jetojme në atë kohë
në kohën e maskarenjve……
Sado të jetë e vështirë
kjo jetë për t’u jetuar
do bëjmë si shumë të tjerë
do jetojmë duke duruar!..
Sigurisht qe do durojme
deri diten e bekuar
deri diten kur me s’do rroje
me i duruari i duruar
Sepse durimi eshte shprese
per gjerat qe vijne nga perendia
por perendia kurre s’do zbrese
prandaj i duhet mendje e tija
I duhet qe te levize
te tunde bythen , te trimerohet
se durimi nuk eshte zgjidhje
e drejta vetem fitohet
Kur ti ne Bote je shumica
cfare ke qe trembesh , dritherohesh ?
Paske frike nga pakica
prandaj vuan dhe durohesh ?
Beno postoj ne facebook se na le pa to, apo nuk i pelqen dites? As poet as analist e ka goditur dhe ai. Je fenomen Arben!!!
Te jetosh duke duruar
aspak nuk eshte e drejte
nuk edi ne ke degjuar
ate fjale te vertete
Jeton shqipja ne maje te malit
Jeton dhe miza ne byth te kalit
Epra ..po mize e ben veten
te sigurt ke dhe vdekjen
Sa do jeten qe ta duash
vdekjen ,me doren tende do shkruash
KJo per as poetine as analistin
Per te gjithe qe komentoni
Dua te bej nje sqarim
Kur them ’duhet te durojme’
Ketu ka nje keqkuptim!!
Te shkoj drejt edhe ne teme
Te them dhe disa arsye
Te gjithe duhet te durojme
Ata qe kemi ne krye!!
Ata qe kemi ne krye
Kete po e nenvizoj
Perse e kam kete mendim
Shkurtimisht po jua shpiegoj.
Sa here qe ndrrohen sistemet
Sic ndodhi ne Shqiperi
Iku sistemi ‘ ENVER’
Erdhi sistemi ‘SALI’!!
Deri ketu jemi ne rregull
Jemi dakort dhe pranojme
Ketu duhet te bejme pause
Edhe te arsyetojme.
E duuuruuuam diktaturen
Duke shternguar dhe dhembet
Ata qe ishin ne krye
Na I kishin lidhur kembet!!
Ne epoken e Saliut
Kane ndodhur gjema te medhaja
Nuk ka nevoje qe t’i shkruaj
Se i di e gjithe dynjaja.
Mjere populli cka hequr
Me enver e me saline
Me nano bashibozukun
Edhe tani me edvine!!
Mileti ska nga ia mban
Maskarenjte i ka perpara
I voton e i ngre lart
Pastaj i mbyt me te shara
I shan gjer te molla e kuqe
Pa thene nuk i le asgje
Kur vjen puna per ne krye
Prape maskarenjte i ve!!!
Per ta mbyllur ketu sqarimin
‘Do jetojme duke duruar’
E kam fjalen do durojme(ni)
Ata qe keni votuar!!
Ne njezet e nje qershor
Do a s’do i ziu milet
O Halimin o Erjonin
Do i kete per kater vjet!!
Them per zgjedhjet ne Tirane
Kush do kete ne dore bashkine
Po kjo rrokade do te ndodhe
Ne te gjithe shqiperine!!
Kedo qe te zgjedhe mileti
Do jetoje duke duuruuar
Si Halimi dhe Erjoni
Do jene si lulushi i shkuar!!!
Te gjithe juve komentues
Besoj se u kam sqaruar
Kur kam shkruar pak me lart
‘do jetojme duke duruar’..