“Deti ‘sulmon’ brigjet me furinё dhe gёrryerjen e tij. Zhduket pa asnjё gjurmё”. Plazhi i Semanit dhe qyteza e Patokut. Mijëra hektarё tokё pёrfshihen dhe pёrthithen nё gji tё detit. Deti mbёrrin nё rrёzё tё themeleve tё xhunglёs urbane tё Malit tё Robit, si pёr “ta dёnuar atё”. Projekti i Detit “fiton”. Qeveria e sundimit ha “çallaz” si gomarica nё mes tё vapёs sё Qerretit.
1. RRЁFENJЁ PЁR SEM LAKURIQIN E MYZEQESЁ.
Ёshtё njё rrёfim i cili rrugёton prej kohrash qё s’mbahen mend; vjen me njё lumë qё zbret nga krahu Lindor i Arbёrisё e derdhet nё det. Ky lumë kishte dalё, dikur, det e kijamet. Dikund nё rrethinё tё Qytetit tё Bardhё ( Berati ), lumi i vuri pёrpara, kasolle, ngrehina, gjallesa mbi valё e prurje tё egra, plot duf. Kёshtu, nёpёr atё ndёrsim tё egёr, shpёrthyes, pёrfshirёs, dil tё dalёsh, nёse shpёton, shpёto, prej inatit tё madh tё qiellit e dheut, pёrplasu tё pёrplasesh…
Njё njeri, kishte zёnё lesёn pёr thuprash dhe lesa kishte zёnё njё tra qё ecte nё krye tё rropamёs ujore. Ik e ik, nё brigje tё prishur, e tё mbytyr, nё korije e pyje tё kёrleshur, nё kthesa gjarpёruese, pa shpёtim, njeriu u bё pjesё e lumit. Çdo rrobё qё kishte veshur nё trup ia kishte marrё dhe ia kishte shqyer furia ujore, ai lakuriq, nё atё lesё dhe trap, kur shorti e bёri eksplorator, tё çuditshёm, lakuriq, njё kukudh mёsymёs qё kёrkon njё strehё tё re, ashtu si turri kёrkues i kёtij lumi, po kaq tё çuditshёm. Vala, derdhja me rropamё e pёrplasi njeriun, diku nё njё ledh qё rronte mbi fushё, nё anё tё njё delli, ai doli dhe u shkund, gjysёm i pёrgjakur e gjysёm i shqyer prej prurjeve aluvionale ai shёmbёllente me njё tё ngritur nga varri, tё nxjerrё kush e di vallё, nё cilat llagёme tё dheut. Ky njeri ishte Semi, Sem Lakuriqi, qё i shkёputur nga gjithё bashkёsia e tij, atje nё fundin e Fushёs sё Muzakajve, zbriti afёr Detit qё ai nuk e kish parё kurrё. Aty pas vёrshimit ngriti njё Strehё, ky Adam i Muzakajve, qё ishte vetë Sem Lakuriqi, nё vendin ku mbiu njё kasolle, u ngrit dhe njё vendbanim, mori formё e u rrit. Emri i kёtij fshati erdhi prej njeriut Lakuriq, Sem Lakuriqit, dhe u quajt Seman.
Duket sikur ka marrё formёn e legjendёs, por e ka brenda njё tё vёrtetё.
Kёtё fushё tё Muzakisё, qё nga Derdhja e Vjosёs, nё Qytetin e Bardhё dhe pastaj nё veri-perёndim, më tej derdhjes sё Shkumbinit, Myzeqenё e sotme e ka bёrё Lumi, Dheu i Arbёrit dhe Deti pёrballё. Nё njё luftё tё vijueshme pambarim pёr jetёn, ashtu si Sem Lakuriqi, fusha e shtynte Detin dhe Deti e hante Dheun, kёshtu pёrjetё.
2. NЁPЁR HISTORI
Fusha e Myzeqesë ka historinë e saj. Në kohën kur u themelua Apollonia prej kolonëve helenë të Korkyrës (447 pr.Kr.) deti ndodhej në këmbë të kodrave të Pojanit dhe anijet e lashta helene dhe liburne lidheshin në Shtyllas ku është jo vetëm dëshmia e emërit por edhe shtylla e ankorimit.
Ky Seman, nё rrёnjё tё sё cilit ёshtё sёrish “Sem” i njё Muzake, është ndoshta lumi më i pabindur më shtegtues në rrjedhën e historisë së tij si pjesë edhe e vetë fushës së Myzeqesë. Hapësira më e madhe e kësaj fushe duke filluar që nga ish-këneta e Tërbufit dhe deri në Apolloni, është e tëra e kontrolluar prej rrjedhës së tij.
Dëshmia historike tregon se në kohën e luftrave të Pompeut me Çezarin, Semani derdhej në Gradishtë. Pra, 2200 vjet më parë. Në Fshatin Babunjë, një qytezë ilire është zbuluar, në fushën që shtrihet midis Ndernënasit dhe Karavastasë ka pas qenë një port me emrin “Pirgu i Myzeqesë” apo “Turri i Dievalit”. Sot e kësaj dite atje janë shënja të lashta dhe emëri thirret “Shën Marina”. Ku ishte edhe një kishë e vogël. “Dievali” ndofta do të jetë emëri më i hershëm i Semanit, Devolli, ashtu sikundër quhet sot njëra nga degët e tij. Skela ishte në zotërim të Muzakajve deri në vitin 1390.
Pasi Semani kishte ndikuar tërësisht në mbushjen e Kënetës së Tërbufit, duke krijuar një ledh të madh ndarës me të ai i është drejtuar përmes Këmishtajt kodrinore mbi fushë, ajo e Kodrave të Ardenicës dhe tjetra, e Gurit të Gomares.
Aty, ai filloi të derdhej direkt e në Lagunën e Karavastasë e cila ekzistonte para ardhjes së tij. Prirja për një rritje të tokës në krahun jugor dhe në krijimin e një kepi e vogël në Dajlanin e Karavastasë si dhe hapësirën ku rriten bimësia dhe pishat është si rrjedhojë e prurjeve të ngurta të tij, për mbushjen e krijimin e Deltës.
Në një dokument të arkivave otomane tregohet se në vitin 1570 banorët e Mbrostarit kanë punuar që të ndërtojnë një urë, mbi lumin Seman çka do të thotë se tanimë lumi kishte devijuar ndofta shumë kohë më përpara dhe kishte një rrjedhë tjetër. Devijimet e tij kanё qenё tё shumta.
Ky duf e turr i Semanit nё shtegёtim nga veriu nё jug tё fushёs, ёshtё arkitekti i vёrtetё i saj, ai ka shtegtuar qё t’i japё formё, nё Tёrbuf, dalje nё Karavasta dhe krijim tё saj, duke u ndihmuar nga deti dhe sot kemi mrekullinё e ekosistemit tё Divjakёs, pastaj vinte nё jug dhe në mes tё fushёs i drejtohej në lindje-perёndim detit pёr t’u ndeshur me tё… krijonte deltat e tij. Kaq i çuditshёm ky lumë i jashtёzakonshёm.
3. DELLI I MYZEQESЁ, “LUMI I VDEKUR” I JAKOV XOXЁS
Ajo qё pёrshkruan nё Romanin “Lumi i Vdekur” Jakov Xoxa ёshtё histori njerёzore mbijetese nё Muzakaj. Por nё njё ngёrthim tё jashtёzakonshёm letrar dhe artistik, “Delli” i Myzeqesё “Lumi i Vdekur” ёshtё jo vetёm njё figurё artistike gjeohistorike, por edhe njё realitet, qё dallohet sot e kёsaj ditё nё hapёsirёfushёn Myzeqare. Gjarpёrimi dhe shtegtimi mitik i Semanit qё nga derdhja nё Tёrbuf, Karavasta deri nё rrёzё tё Apollonisё. Ёshtё beteja qё shohim se si Deti dhe Lumi kanё bёrё dhe kanё zhbёrё fushёn, se si sot veprimi vijon. “Lumi i Vdekur” flet e mёson. Ka kush, vallё, qё tё nxejё në vend tё masakrёs ndaj vetvetes?
DETI, ARKITEKT DHE HIDROGRAF
Reportazhi ynё takon legjendёn, qiellin mbi Qytetin e Bardhё tё Arbёrorёve, Tomorrin, Lenijen, malin e Moravёs e qafёn e Kazanit ku lind Devolli, pastaj Gramozin mbi Kolonjё dhe prapё Tomorrin, pёr tё sjellё dёshirёn dhe “projektin” pёr tё pasur njё fushё pjesё e maleve tё menduar dhe tё munduar… dhe ja takojmё Myzeqenё.
Se si u kujtuam, se si vallё e paskemi harruar, se Deti i madh vijon veprimin e tij tё “bёrjes” dhe “zhbёrjes” tё grryerjes dhe mbushjes prapё, po aq i pandalshёm nё veprёn e tij. Ne themi, se ai na ka bёrё fushёn… dhe tani po e merr sёrish, nё goditje, pёrplasje inatçore, pёrthithje, fshirje rrymё nёndetare, me dallgёzimin, pёrsipёr, duke e shpёrndarё lёndёn e ngurtё, ky usta i madh dhe arkitekt, shpёrndan prirjet e tij.
Dhe ja njё qytezё e tёrё Plazhi i Semanit, nuk ёshtё mё, ai ёshtё thёthirё brenda trupit tё atij Deti qё dikur e bёri kёtё sheshinё tё jetёs. Nё sytё tanё, ajo afrohet dhe afrohet dhe na merr atё pjesё dheu, balte e rёre, qё na i dha dikur.
Sa tё nevojshëm e kemi këtё Dhè tё bukёs, se kemi pak fushё dhe ai po na e merr. Kёtu nё Seman ai priret tё ecё me tempin e tij tё realizimit tё projektit tё mundimshёm, 2.8 metra nё vit. Hedh sytё nё perёndim dhe atje 2.5 km nё thellёsi, ka qenё njё mol i hershёm se ka qёnё njё deltё dhe ja… mё kёndej nё drejtim tё veriperёndimit, “gjoli i gjemisё” i ngushtuar dhe pёrherё ngushtohet drejt derdhjes sё sotme tё Semanit.
Ka rёnё dhe kulla e lartё e ujit. Tani nё breg janё çadra fshatare nёn tё cilat pranё zhukave, myzeqarёt bёjnё plazhin mё me “lakuriqёsi” natyrore nё Shqipёrinё “moderne”, ashtu si ndofta 100 vjet mё parё.
Bёjmё njё llogari tё thjeshtё, se sa hektarё Dhè ёshtё “marrё” dhe “grabitur” nga Plazhi i Semanit qё s’ёshtё deri nё derdhjen e sotme tё lumit, 470 ha Dhè, njё fermё e tёrё.
INTERMEZO ME KORDONIN LITORAL TЁ XHEVDET MUSTAFЁS
Atypari i folёm Sem Lakuriqit, nё rrёfim. Ai na u pёrgjigj duke na treguar njё fshat tё madh dhe tё tjerё tё lindur pas tij tё mbirё anё e kёnd fushёs qё u shtuan nga ajo strehё e parё: Topojё, Grykё, Sheq-Marinas, Gjokolli, etj… dhe qytezёn qё ishte nё krye dhe qё deti e “hёngri” si pёr inat, “Plazhin e Semanit”.
Ndёrsa tani sapo kujtuam njeriun qё historia tanimё e ka shenjuar, Xhevdet Mustafёn. Ai vinte nga pёrtej detit, pёrmes kёsaj ujane qё kish lozur me fushёn, ai kish ardhur pёr tё vrarё (ndofta) Prijësin Komunist. Nёnujësja me koordinata tё sakta e nxori pёrballё Karavastasё dhe mrekullisё sё ekosistemit tё Divjakёs. Kish bёrё njё kryeurё, kish hedhur dorёn dhe gjunjёt nё kordonin ranor tё krijuar paralel me lagunёn. Xhevdet Mustafa duhet tё jetё rrёnqethur teksa ka prekur njё tokё tё Re qё s’e kish parё kurrё dhe as ёndёrruar, ndёrkaq e kish marrё malli pёr Dheun e Durrёsit. Aty u mbёshtet me misionarёt e tjerё dhe priti disa orё. Deti bёnte punёn e tij pёr tё ndёrtuar kordonet litorale, me grryerjen e atij dheu si dhe prurjeve tё ngurta. Historia e Xhevdet Mustafёs ёshtё e shkurtёr dhe tragjike, ndёrkaq historia e Detit ёshtё e pёrjetshme. Hedh sytё nga duna e Xhevdet Mustafёs dhe ajo nuk ёshtё mё. Ёshtё zmadhuar dikund dhe e ngushtuar më tej, nё kurrizore gjigande tё ngjan se noton “peshkaqeni i madh”. Kurse laguna komunikon me detin kёtu e 2600 vjet mё parё.
Kundroj nё drejtim tё Derdhjes sё vjetёr tё Semanit dhe ajo vit pas viti hahet, pёrtypet dhe pritet nga Deti qё e do nё brendёsinё e gjirit tё tij. Ato janё duna tё ngritura nga prurjet e Semanit mijravjeçar.
NGA SEM LAKURIQI I RRЁFIMIT DERI TEK MALI I ROBIT – NJERI
Duke ecur mё nё veri… Shkumbini ёshtё lёnё nё punё tё tij. Nga tё dojё e drejton kahjen e deltёs, veçse ai ёshtё i ngushtuar nga kalaja deri nё Divjakё, ai sjell e sjell dhera tё rinj.
Nё tё dy anёt e kalasё sё Turrёs, hedh sytё dhe deti ёshtё mё i pajtueshёm me truallin dhe formacionin poshtё barkut tё tij. Nё Karpen por edhe nё jug me Plazhe me emra tё çuditshёm si “Plazhi i Gjeneralit” qё ka gjetur njё sqetull tё ruajtur nga deti me njё lloj fanatizmi, Kurse “Spilleja” (Shpella) qё shtrihet nё vijёn veriore, “bёn” dhe “zhbёn” nё mirёkuptim tё aty pёr atyshёm, sikur tё ketё njё marrёveshje shekullore.
Po sapo fillon Gjiri i Durrёsit, dhjetëvjetёshi i fundit ka regjistruar njё nga “sulmet” e papёrfytyrueshme ndaj brigjeve plazhore. Kёto tre vjet, nё kompleksin e ndёrtimeve tё breg Qerretit, vilave “Hёnore” tё oligarkёve, mes pyllit me pisha, nё themel tё Mak Albania-s, Kastratit dhe Rios, deti po bёn kёrrdinё, me njё uri tё paparё. U hapёn themelet fillimorё tё njё pishine qё s’ёshtё mё dhe po ndёrpritet rrugёshёtitja ranore bregore qё lidh fillimgjirin. Bregu shëtitor i Malit tё Robit ku ndodhet njё nga xhunglat urbane mё vёrshёllimore, ёshtё ndёrprerё. Brendagurorё perpendikularё me detin tё hedhura gjithkund pa asnjё studim e kanё “egёrsuar” edhe mё shumё Detin. Para syve duket se si dallgёzimi e ka shtuar edhe mё shumё gёrryerjen. Ai kёto vjet ka mёsyrё rreth katёr metёr nё vit, nё mёnyrё katastrofale. Vetёm nё Malin e Robit qё duket se nuk ёshtё mali i Njeriut.
“GJEODINAMIKA” E NJERIUT, ARTAN LAME DHE AURON TARE
Tё gjithё qeveritё kanё qenё spektatore dhe vijojnё tё jenё. Vila dhe troje bregorё zihen, ndёrtohen pa projekt, makutёri njerёzore me emёra “xixёllonjash” nga njё gji nё tjetrin, Lalёz, Gjeneral Spille, Turra, Qerreti, tё cilat lidhen me kёtё reportazh vetёm tё fushёs, Gjeodinamika e njeriut nuk ndihet para gjeodinamikёs sё Detit.
Kryeministri i Republikёs sё Re, Rama dhe shumё ekspertё tё planifikimit qytetor dhe Turizmorё qё nga Artan Lame dhe Auron Tare, njёri urbanist dhe tjetri ekspert i turizmit, po dalin pёr ditё si njё parapritё ndaj ndёrtimeve pa leje dhe prishje tё atyre qё janё bёrё nga “makutёria shqiptare”, a kanё bёrё, vallё, njё bisedё me Detin, apo jo? Pyeteni atё. Nё kёtё vend, ku mungojnё studimet, trokitjet e detit nuk dёgjohen. Shurdhёri vrastare.
“Hidheni tё mirёn nё Det dhe ajo do tё dalё nё breg…”, thotё urtia. Do tё dalin dёshmitarё Sem Lakuriqi dhe Robi i Malit nё Kavajё.
Te lumte mendja dhe dora, i nderuari MYSLIM PASHA!
faleminderit i nderuar te jemi mirenjohes per jete per nderet e medha qe po i ben kombit ..vetem nje gje qe nuk do me hiqej nga mendja i dashuri yne kolonel ..levizjen qe nise me ata sharlatane e denancove por une jam plotesisht i bindur ,qe me nje levizje tjeter qe ty nuk do nguronte asnje edo te ndiqte me shume deshire ,,nje levizje duhe kolonel ndjenja kombetare duhet te rije gjithmone ndezur politika jo gjithmone ,ose per mos thene fare eshte ne nivel qe kerkon koha .ky globalizem qe po gryen nocionin eshte shume i rezikshem per ne kolonel ,duke ditur me c ,qener fqinj kemi te bejme ..ju e niset mire i dashur levizjen dhe te gjithe kishim shprese te ngjallja e ndjenjes kombetare po ai njeri i panjohur na mashtroi keq ,prandaj pashai yne tento se nuk do zhgenjehesh kete radhe te pershendes dhe jete te gjate PASHAI YNE NJE LEVIZJE E DREJTUAR NGA JU I SHERBEN VENDIT DHE PARAPRIN NDONJE GABIMI NE POLITIKE SEPSE FJALA JUAJ TASHME ESHTE E SKALITUR ME GERMA TE ARTA
Njerez si Bashkim Guzeli (shprespj qe eshte ai qe ka jetuar tek 6 kateshi ne Vlore), Muslim Pashaj jane njerez me parime, idealiste dhe te ndershem
Fatekeqesisht sistemi qe ndertuam pas 1990 i harroi dhe nenvleresoi figura te tilla.
Ky brezi i ri, brezi i injoranteve dhe maskarenjve te diplomuar (me shume diploma bile), duhet tu ulet me respekt ketyre.
Nderime