Reklamimet e “dhunshme” të qumështit artificial nëpër farmaci, si dhe dëshira për të mos prishur linjat e trupit ka bërë që edhe në vendin tonë shumë nëna të shkojnë drejt praktikave të gabuara të mosushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri që në orën e parë të lindjes. Kjo praktikë e gabuar jo vetëm që ka ndikuar në shtimin e sëmundshmërive që shfaqen tek bebet e porsalindura, por mban edhe në nivele të larta nivelin e vdekshmërisë tek foshnjat. Ndërkohë që fëmijët e rritur me anë të qumështit artificial të blerë nëpër farmaci ose siç njihet ndryshe qumështi me formulë përgjatë gjithë jetës së tyre përballen me ndërlikime të shumta shëndetësore, të cilat vonojnë rritjen dhe formimin e tyre në mënyrë të shëndetshme. Për të frenuar këtë problematikë në prag të javës botërore të ushqyerjes me gji (java e parë e muajit gusht), ekspertët e shëndetit publik do të zhvillojnë një sërë organizimesh rreth orientimit të nënave të reja që të heqin dorë nga kjo praktikë e gabuar e cila mund ti kushtojë shumë shëndetit të bebes së tyre. Theksi vihet mbi ushqyerjen vetëm me gji pa asnjë lloje shtese ushqimore dhe lëngje (përfshirë edhe ujin) për 6 muajt e parë të jetës së foshnjës, sepse është vërtetuar shkencërisht dhe në praktikë përfitimi i saj thelbësor mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e fëmijës së vogël. Sipas ekspertëve të ISHP-së tashmë ekzistojnë të dhëna shkencore të sigurta se ushqyerja vetëm me gji parandalon sëmundjet, si diarreja dhe pneumonitë, që vrasin miliona fëmijë çdo vit nëpër botë. Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon vazhdimin e ushqyerjes me gji, krahas ushqimeve shtesë (të fillohen sapo foshnja mbush 6 muajsh, as më herët e as më vonë), për dy vjet ose sa më gjatë e mundur. Të dhënat e raportuara nga autoritet shëndetësore tregojnë se në Shqipëri rreth 40 për qind e nënave praktikojnë ushqyerjen e fëmijës vetëm me qumësht gjiri përgjatë gjithë vitit. Ndërkohë që pjesa tjetër përgjatë këtyre muajve vë në përdorim edhe qumështin e blerë nëpër farmaci çka konsiderohet si e gabuar. “Disa prej pengesave kryesore për përmirësimin e treguesve të ushqyerjes me gji janë të përhapura kudo në botë dhe përfshijnë tregtimin jo etik nga ana e prodhuesve të qumështeve të kutive zëvendësuese të qumështit të gjirit, mungesë e kuptimit për rreziqet që sjell mosushqyerja me gji dhe politika jo gjithëpërfshirëse kombëtare lidhur me përfitimet e ushqyerjes me gji”, sqarohet ng strukturat e shëndetit publik. Dy mjeket specialiste të ISHP-së Jeta Lakrori dhe Rudina Çumashi thonë se ushqyerja me gji është mënyrë e pazëvendësueshme e sigurimit të një ushqimi ideal për mirërritjen dhe zhvillimin e fëmijës, dhe duhet të jetë domosdoshmërish ushqimi i zgjedhur për fëmijën në muajt e parë të jetës. “Qumështi i gjirit i pari, 3-4 ditët e para pas lindjes, është si lëng i trashë, i verdhë dhe quhet kulloshtër. Fëmija nuk duhet ta humbasë kulloshtrën pasi ajo është e pasur me proteina, kripëra minerale dhe mbi të gjitha me disa faktorë mbrojtës si imunoglobulina A ose IgA, që mbron aparatin tretës dhe respirator të fëmijës nga viruse, baktere apo substanca “ të huaja” që mund të provokojnë reaksione alergjike. Qumështi “i dytë” ose i tranzicionit vjen rreth ditës së 3-4. Ai merr pamje më të qartë, më kremoze dhe të yndyrshme. Në këtë fazë qumështi përmban më shumë sheqerna të domosdoshme për rritjen e indeve cerebrale, dhe yndyra që shërbejnë si burim energjie. Qumështi përfundimtar vjen brenda 10 ditësh. Ai është tashmë më i lëngshëm dhe me shije më të ëmbël, sepse uji është elementi kryesor i tij. Kjo pamje më e hollë e qumështit nuk duhet t’i bëjë nënat të mendojnë se qumështi i tyre nuk është më i ushqyeshëm. Qumështi i gjirit përmban të gjitha elementet e nevojshme në sasi dhe cilësi, dhe është i tretshëm”, sqarojnë dy ekspertet e shëndetit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara përfitimet që sjell në
Sqarojnë mjeket specialiste të ISHP-së Jeta Lakrori dhe Rudina Çumashi
Përfitimet shëndetësore për foshnjat
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit dhe për foshnjat. Ai i jep foshnjave të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të cilat ata kanë nevojë për një zhvillim të shëndetshëm. Qumështi i gjirit është i sigurt, përmban antitrupa dhe mbron foshnjat nga sëmundjet e zakonshme të fëmijërisë siç janë diarreja dhe pneumonia, të cilat janë dy shkaktarët kryesore të vdekshmërisë foshnjore në mbarë botën. Qumështi i gjirit është i arritshëm dhe i përballueshëm, ç’ka ndihmon për të siguruar që foshnja të marrë ushqim të mjaftueshëm.
Përfitimet shëndetësore për nënat
Nga ushqyerja me gji e fëmijës përfitime shëndetësore kanë edhe nënat. Ushqyerja ekskluzivisht me gji e fëmijës shkakton tek nëna mungesë të ciklit menstrual, duke e bërë atë një metodë natyrore të kontrollit të shtatzanive (lindjeve). Ajo redukton gjithashtu rrezikun e kancerit të gjirit dhe të vezoreve më vonë në jetë, ndihmon femrat të kthehen në peshën e tyre të parashtatzënisë më shpejt, dhe ul obezitetin.
Përfitimet afatgjata në shëndetin e fëmijëve
Ushqyerja me gji tek fëmijët përveç përfitimeve shëndetësore të menjëhershme jep edhe përfitime shëndetësore përgjatë jetës. Të rriturit të cilët janë ushqyer me gji shpesh kanë presionin e gjakut të ulët dhe kolesterol më të ulët, gjithashtu kanë dhe nivele të ulëta të mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, krahasuar me ata të cilët nuk janë ushqyer me qumësht gjiri. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit të cilët janë ushqyer me gji ka dhënë rezultate më të mira në testet e inteligjencës.
Pse jo ushqyerja me formulë për foshnjat?
Ushqyerja me formulë për foshnjat nuk përmban antitrupat të cilët janë në qumështin e gjirit, dhe është e lidhur me disa rreziqe si sëmundjet me origjinë nga uji, si rrjedhojë e përzierjes së pluhurit të qumështit me ujë jo të sigurtë. Kequshqyerja mund të shkaktohet edhe nga mbihollimi i qumështit me formulë. Nëse kemi përdorur qumësht me formulë, por në mungesë të tij i japim qumësht gjiri, ky nuk është një opsion pasi sasia e qumështit të gjirit është zvogëluar.
Faza e futjes së ushqimeve plotësuese
Për të plotësuar nevojat në rritje të foshnjave kur ato bëhen gjashtë muajsh duhet të fillohen ushqimet plotësuese, por ushqyerja me gji duhet të vazhdojë. Ushqimet për fëmijën mund të përgatiten posaçërisht për të, ose të modifikohen nga ushqimet e familjes. OBSH vë në dukje se: “Ushqyerja me gji nuk duhet të pakësohet në momentin që fëmijës i fillohet edhe ushqyerja plotësuese. Ushqimet plotësuese duhet të jepen me lugë ose gotë dhe jo me shishe. Ushqimet duhet të jenë të pastra, të sigurta dhe në dispozicion. Fëmijëve të vegjël u duhet një kohë e mjaftueshme për t’u mësuar për të ngrënë ushqime të ngurta”.
Ja arsyet pse nuk duhet neglizhuar ushqyerja me gji e foshnjave që në orën e parë të lindjes
• Rreth 11-13 % e të gjitha vdekjeve tek fëmijët nën moshën 5 vjeç, mund të parandalohet nëse ata ushqehen vetëm me qumësht gjiri për 6 muaj.
•Gjithashtu, 6% e vdekjeve të fëmijëve nën 5 vjeç mund të parandalohen me një ushqim të plotësuar shtesë në kohën e duhur, të sigurte dhe të përshtatshëm. Foshnjat që nuk janë ushqyer me qumësht gjiri kanë një rrezik 7 herë më të madh që të vdesin nga diarreja dhe 5 herë nga pneumonia, krahasuar me foshnjat të cilët janë ushqyer vetëm me gji.
• Raporti i UNICEF për Fëmijët në Botë viti 2012 vuri në dukje se nga 134.6 milion foshnja të lindura në botë, vetëm 37% e tyre ishin ushqyer me gji në 6 muajt e parë të jetës.
• Gjithashtu, vetëm 60% e foshnjave e kanë filluar ushqimin plotësues në moshën 6-9 muajsh. Kjo tregon se miliona foshnjave u është filluar ushqyerja plotësuese ose shumë herët ose shumë vonë.
• Të dhënat tregojnë se ushqyerja me gji është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar vdekjen e foshnjave. Ushqyerja me gji luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijëve, si dhe në shëndetin e nënave.
• Ushqyerja me gji sa më herët dhe vetëm me gji përmirëson kujdesin ndaj të porsalindurit dhe redukton vdekshmërinë neonatale, e cila është një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë foshnjore.
Fakte nga vendi ynë për ushqyerjen me gji
Sipas studimit të fundit kombëtar demografik dhe shëndetësor shqiptar):
Vetëm 43 % e fëmijëve të lindur në 5 vitet e fundit para studimit, dhe që kishin marrë ushqim gjiri, kishin filluar ushqyerjen me gji brenda një ore nga lindja.
Rreth 88 % e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kishin filluar ushqimin me gji brenda një dite nga lindja.
Rreth 19 % e fëmijëve të ushqyer me gji kishin marrë një ushqim para qumështit të gjirit.
Fëmijët ushqehen me gji për një periudhë mesatare prej 14,6 muaj.
Rreth 39 % e fëmijëve nën moshën 6 muaj janë ushqyer ekskluzivisht me gji.
Rreth 30 % e vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç në Shqipëri lidhet me kequshqyerjen, dhe 18 % prej tyre mund t’i atribuohen ushqyerjes nënoptimale me gji.
e kom nje pytje per juve jam ba nan,pe her te par kom pas ne ngji.deri 6 muj ma nuk.kom pas gji edhe qika e nis te humb killa se une vrejsha si nuk kom shum gji vetum uj qaj pike tani jam shku te mjeku me tha qika ka humb ne killa me rekumandoj jap vajzes tamelme shtees edhe me ngran po e kom jap po kurgjo hiq,spo.ka efekt qika me killa spo me shton keshtu osht me shendet mir po mu spo me knaq ajo si qika jem osht 76 xentimera gjat me pesh shum.pak 8 killa tash po hiq spo then osht tamli si po ja japi a osht ndosht diqka tjer qika veq sa ka mbush 8 muj a munet ndodh si ska vitamina sa kon ne gji ka. shum mir me killa po tash jo mundi me tregu a me jek tamlin a po me ja ndrru tjer me jap a po oshtir tamli natual nashti ka efekt te lutem tregom.pres pergjigje prej juve tamli si po ja jep mililupa
Pershendetje edhe un deri ne 3 muj e kom pas djalin ne gji tani ma ka lan se skom pas boll po e kom ushqy me qumsht nani i ka ba 9 killa tash me alpsko.3.5 tash i ka ba 6 muj e dy jav