Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pack, apel politikës në Shqipëri: Bëni zgjedhje të lira dhe pranoni rezultatin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Pack, apel politikës në Shqipëri: Bëni zgjedhje të lira dhe pranoni rezultatin
AktualitetLajmi i fundit

Pack, apel politikës në Shqipëri: Bëni zgjedhje të lira dhe pranoni rezultatin

anazapta
Published March 24, 2013
Share
SHARE

  Ndërsa afron 23 qershori, apeli i ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira e të ndershme sa vjen e bëhet më i shpeshtë. ish-kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, i bën thirrje politikës shqiptare të mbajë zgjedhje të ndershme dhe të pranojnë rezultatin e tyre. “Përsa u përket zgjedhjeve, sigurisht që ne jemi shqetësuar, deri tani kemi folur  gjatë për problemet e tyre, por unë them se duhet të vazhdojmë ta bëjmë. u bëj thirrje të gjithë politikanëve, sidomos kryetarëve të partive, të sillen me të vërtetë si demokratë e evropianë. Ata duhet të bëjnë, para së gjithash, zgjedhje të mira, të lira e të ndershme dhe ta pranojnë rezultatin e tyre. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Pack për “AS”.

Eurodeputetja Pack thotë se politikanët nuk duhet të punojnë për partinë, por për qytetarët, sidomos kur synon të bëhesh pjesë e BE-së.

“Jam prej shumë kohësh në politikë, herë në opozitë e herë në qeveri. I kam ndryshuar këto role vërtet shumë shpesh në jetën time. Por nuk kam punuar për partinë, kam punuar për të bërë më të mirën për zgjedhësit e mi, për qytetarët gjermanë, që më kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar. Ideja ime është se nëse mendon të zgjidhesh, kjo do të thotë se njerëzit të mbështesin për të punuar për ata, jo që të merret një post, por për t’i ndihmuar të kenë rrugë të mira, të kenë edukimin e duhur për fëmijët, për t’i zgjidhur atyre problemet që kanë. Dhe kjo gjë pritet të bëhet jo vetëm për shqiptarët,  por për të gjithë evropianët, sidomos kur synon të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian“, tha Pack.

Ajo u shpreh e shqetësuar në lidhje me retorikën nacionaliste dhe tha se një gjë e tillë nuk mund të ketë përfitime për Shqipërinë.

“Sigurisht që edhe unë jam e shqetësuar dhe nuk arrij ta kuptoj këtë. Kanë kaluar, të paktën, njëzet vjet dhe nuk është dëgjuar të flitet për këtë retorikë nacionaliste. Asnjëherë. Unë kam menduar se kjo nuk do të ndodhte asnjëherë në Shqipëri. Kurse po ndodh tani, njëzet vjet më vonë, kur vendi është futur në rrugën e integrimit evropian. Kjo retorikë nuk është e dobishme. Shumë njerëz jashtë Shqipërisë nuk arrijnë ta kuptojnë  këtë. Për dikë kjo mund të jetë me përfitime, por jo për Shqipërinë. Asnjë vend anëtar  i BE-së nuk duhet të përdor retorikë nacionaliste“, tha Pack.

 

 

anazapta March 24, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • berisha ekber says:
    March 24, 2013 at 6:13 pm

    ik ti moj debile Saliut

    Reply
  • kokpalari i 21 janarit says:
    March 24, 2013 at 6:14 pm

    Zonja Pak a Shum, ju e keni humbur te drejten te keshilloni popullin shqiptar. ju jeni bere nje me ata qe popullin shqiptar e vrane ne shesh kur kerkonte te drejtat e tij, kur kerkonte thjesht qe mos ta vidhnin me bllok ne dore. Minmalisht duhet te heshtni. Nese ju ka mbetur ndonje fije logjike ne ate koken tuaj boshe

    Reply
  • SHKARRAVINA says:
    March 24, 2013 at 7:14 pm

    kjo asht shoqja e sales po ta deklaroj 100 per qind para zgjedhjeve vjen ne shqiperi n

    Reply
  • lumtor shkreli says:
    March 24, 2013 at 8:20 pm

    UUUUUUUUUUUUAAAAAAAAAA paska dale prape kjo (deleted) ,do vish ketu me 23 qershor moooooj se ju tha (deleted) pollo lepurit per komentet tuaja dhe keshillat,po ik moj bordello e europes se nuk ka njeri nevoje per mendet tuaja,ti mund te na japesh mend vetem per (deleted)

    Reply
  • LORA says:
    March 24, 2013 at 8:39 pm

    Zonja Pack eshte teresisht ne gabim kur pergjegjesine e organizimit te zgjedhjeve te lira, te ndershme,te barabarta e te drejta ja kerkon klases politike;e paska harruar plakushja se zgjedhjet organizohen nga qeveria!?
    Kjo zonje eshte pjese e historise 22 vjecare te kurvllikut europian me vullnetin e vertete te shqiptareve ne shumice,me aspirimin per progres real te tyre;edhe pse jo pak deshmitare thone se ne xhepin e saj rrjedh ,prej dy dekadash,fitimi i punes se papaguar te shqiptareve dhe i pasurive te grabitura te tyre.
    Me e pakta qe duhet te beje,kjo mender zonje eshte qe te mos ta hape me sqepin e te mos e nxjerre me fytyren e saj ,ne komunikim publek me shqiptaret.Vetem duke mbajtur larg kete dhe te ngjashmit kurvare me te,zgjedhjet tona kane shanse me te mira per t’ju afruar standarteve demokratike.
    Eshte shume pak ta quash kurve kete plakaruqe;per mua eshte kriminele me fatin e vendit tim.TUNG.

    Reply
  • BAY AREA Ca. says:
    March 24, 2013 at 10:32 pm

    (deleted) Pack eshte nje histerike e vjeter, por nuk ka me vlere (deleted). Po te jete e nevojshme ta cojme te grupi i Elbasanit se nuk eshte zbuluar i gjithi.

    Reply
  • ILIA says:
    March 25, 2013 at 9:57 am

    Shqiperia ben gjithmone zgjedhje te lira moj fycke por thuaji Saliu qe e ke per zemer te beje numerime te lira e te ndershme dhe ta pranoje njehere humbjen se asnjehere pas 1994 nuk ka fituar por i ka vjedhur votat,Jemi i vetmi vend ne Nato qe shihemi nga te huaj si hajdut votash Turp dhe per ata qe shqiperine e kane bere lecke dhe bejne cfare duan me ne Ne vitet 90 shqiptaret i shihnin amerikanet dhe europianet si shpetimtaret e tyre dhe si hyjni por shume shpejt u zgenjyem tashme jeni bere per ne langaraqe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?