Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Padrinet”, koha e grave në krye të klaneve mafioze
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > “Padrinet”, koha e grave në krye të klaneve mafioze
Bote

“Padrinet”, koha e grave në krye të klaneve mafioze

anazapta
Published April 18, 2014
Share
SHARE

Në Italinë e Jugut, nga Siçilia në Kampania, nëna dhe bashkëshorte zënë “postet” e burrave dhe bijve që bien në pranga. “L’Espresso” sjell rastet e dy prej tyre, Ilenia Beloko dhe Nuncia Graviano

Papa Françesku i habiti të gjithë kur disa javë më parë në sheshin Shën Pjetër, përdori një fjalë të re: “Të lutemi që mafiozët dhe mafiozet të konvertohen”. Mafiozet pikërisht: gra që nuk janë më figura hije apo korriere të thjeshta, por kanë marrë udhëheqjen e klaneve duke i drejtuar ato në mënyrë autonome. Ndodh kudo, në Siçili, Kalabri, Kampania dhe në Pulia. Shpesh, me një marrëveshje të pashkruar, hetuesit ua kursejnë  burgun me premtimin e “respektimit të grave dhe fëmijëve”, vetëm e vetëm që të arrijnë në kapjen e të kërkuarve meshkuj.

Princesha Velenia. Në Rexho Kalabria, një vit më parë u arrestua Ilenia Beloko, e cila kishte marrë prej kohësh skeptrin e të shoqit të arrestuar: ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, por nuk kishte asgjë femërore te ajo. Vetëm 24-1 poshtevjeçe, Ilenia konsiderohet si padronia e një fete të madhe të qytetit Xhoia Tauro, në Kalabri. Atje, babai i saj, Umberto Beloko, themeloi klanin mafioz “Assu i mazzi”, i cili u forcua  edhe në sajë të martesës së Ilenias  me Xhuzepe Peshen, regjent i emëruar në krahinën e Rosarnos, pas arrestimit të të vëllait Çiço Peshe. Bashkimi i dy klaneve u mirëprit nga vajza, e ndërgjegjshme se dasma do t’i sillte një prikë të pasur kriminale dhe pjesë të kontratave në rajonin Salerno-Rexho Kalabria. Në kohën që Xhuzepe ishte në kërkim, Ilenia drejtonte familjen: transmetonte urdhrat, grumbullonte paratë e trafiqeve dhe zhvatjeve. E mbiquajtur “Velenia” (helmuesja) nga ata që për muaj e ndoqën dhe e përgjuan, ajo ka një karakter acidik dhe ka një formë të tillë komunikimi sa shpesh habit edhe hetuesit që janë ndeshur me vrasësit më të këqij. Është si një traktor që i përfshin të gjithë, lëviz me vendosmëri dhe krenohet për mbiemrin që mban. Të gjithë burrat e klanit e respektojnë dhe i binden me një frymë urdhrave të saj.

Nuncia Graviano  2 poshteNuncia Graviano  –  Brankaço është një lagje e Palermos, ku Koza Nostra ruan me anë të terrorit sovranitetin e saj. Dhe atje lart, mbi çdo mafioz ishte ajo, Nuncia Graviano, 44 vjeçe, e mbiquajtur “Piçiridia”. Ajo është motra e tre bosëve, Xhuzepe, Filipo dhe Benedeto Gravianos. Në këtë lagje, gjer një vit më parë, ajo fitonte mbi 66 mijë euro në muaj me banesat dhe zyrat që linte me qira. Të ardhurat e  tjera vinin nga aktivitetet tregtare të regjistruara në emra të rremë, mes tyre edhe disa stacione hidrokarburesh. Ky thesar u sekuestrua në sajë të “këngës” së të penduarit të fundit, Fabio Trankina. Piçiriada, menaxherja e familjes u arrestua dy herë dhe u dënua me tetë vite. Në kohën e arrestimit të parë, ajo ishte transferuar në Francë me familjen pas urdhrave të prerë, lëshuar nga vëllezërit Xhuzepe dhe Filipo, në burg që prej ’94-s. Ata synonin të investonin në Nicë dhe në Golfe Juan kapitalet e ngritura ndër vite ilegalisht dhe të mbronin “trashëgimtarët”, dy nipërit e lindur në vitin 97. Por plani u prish pas arrestimit të Nuncias, që pasi kreu dënimin prej 4 vitesh burg, u transferua në Romë dhe vijoi me aktivitetet e familjes. Këtu u arrestua sërish dhe u dënua me 4 vite të tjera. Gjatë kohës që ndodhej në Romë, kur duhej të mblidhte paratë apo t’u jepte komandat djemve të saj, këta niseshin nga Palermo dhe shfaqeshin natën në shtëpinë e saj romane. Takime të shkurtra që nuk zgjatnin më shumë se 20 minuta, për t’u kthyer nxitimthi në Siçili. Nuncia Graviano është e fuqishme dhe nga përgjimet e policisë shquhet intensiteti kriminal dhe forca frikësuese që ajo ushtronte mbi burrat e klanit.

Zonja të hekurta – Në Kampania, zonjat e Kamorrës kanë një model antik, Roseta Kutolo, motra dhe hija e don Rafaeles në epopenë e përgjakshme të viteve ’80. Tani janë të shumta ato që e imitojnë. Antonio Bonajuto, kryetari i Gjykatës së Apelit, në përurimin e vitit të ri gjyqësor, vuri në dukje këtë fenomen: “Mungesa e krerëve brenda familjes kamorriste, ka bërë që gratë të marrin pa asnjë hezitim komandën e grupeve, duke imponuar kështu barazinë gjinore. E bëjnë duke drejtuar sheshet e narkotrafikut, duke ndihmuar të kërkuarit në arrati, nëpërmjet zhvatjeve me forcë të biznesmenëve duke ushqyer çdo potencial kriminal dhe pa u shqetësuar për jetën e shkurtër që iu premtojnë fëmijëve të tyre”. /Dorina Gjuzi

anazapta April 18, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?