Letër e nënshkruar
Krenar Cani, Vlorë
Ai nuk kishte mbushur ende të gjashtëmbëdhjetat. Ishte një djalë trup vogël dhe aq i dobët sa dobësia e tij binte menjëher në sy. Gjendeshim të dy të spitaluar, në të njëjtën dhomë. Unë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe ai mbas një aksidenti autombilistik. Ngjarjen e kisha dëgjuar në qytet sesi katër adoleshent me një benz 210D në një rrugë jashtë qytetit, të nxitur nga adrenalina e asaj moshe, me një shpejtësi 180 km në orë, pa e ditur se rruga diku kishte një prerje nga një linjë hekurudhore, që bëri punën e bedanës, e ngriti mjetin në ajër duke e nxjerrë jashtë kontrollit, dhe më pas, më pas përplasja me disa blloqe betoni, thyerjen e një pishe disa vjecare, disa rrotullime mbi asfalt dhe në fund, në fund i bënim shoqëri njëri-tjetrit në atë dhomë spitali. Ai kishte ditë që ishte shtruar dhe sapo kishte nisur të lëviste nëpër dhomë. E vështroja sesi hapat i hidhte me vështirësi duke peshuar dhimbjen herë në njërën këmbë herë në tjetrën.
E pyeta- Si dukesh sot ?
-Më dhëmbin vendet e këtyre dreq gjilpërave
-Te dyja krahët ?.
-Të dyja ore të dyja .-ma ktheu ai
-Epo ty të dhimka dhe PS-ja dhe PD-ja- i thashë
Ai më vështroi, buzëqeshi, dhe u fut ne tualet. Kur doli prej andej mu drejtua.
-Ore PS-së dhe PD-së ja bëjë dermanin unë, por si tia bëj Bamir Topit.- dhe vuri dorën te plaga ku ishte operuar.
Të qeshurat në dhome u ndezën aq shumë, sa i tërhoqën vëmendjen mjekut që kalonte në korridor. Hapi derën dhe pyeti gjithë shpoti :
-Hë, po bëni humor spitalor ?
-Jo, jo – iu përgjigj djali – ku të lë politika rradhë për humor tjetër. Ata të bëjnë për të qeshur nga mëngjesi në darkë, shyqyr që i kemi.
– Mirë mirë,- tha mjeku – po avash se mund t’iu hapen plagët. Tërhoqi derën dhe u largua duke marrë me vete pak buzëqeshje nga ajo dhomë spitali.