Dorëhiqet drejtori i spitalit të Vlorës. Shkëlqim Selami ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i drejtorit të spitalit të Vlorës, pas tërheqjes së LSI-së nga aleanca me PD-në. Tërheqja e Selamit ishte e pritshme, pasi ai mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të LSI-së në këtë qytet, por në një prononcim për mediat, Selami tha se vendimi për t’u larguar erdhi pas një shkrese të dërguar nga ministria e Shëndetësisë. Selami bën me dije se mbrëmjen e djeshme ka marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen. Selami thekson se largimi i tij lë pezull 2 projekte të rëndësishme për spitalin që sipas tij do të vijojnë pas 23 qershorit. Tashmë postin e drejtorit të spitalit rajonal të Vlorës do ta mbajë Remzi Haxhiu.