Materiali i mëposhtëm është një sintezë e një dosje ende sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
Për të mos e lodhur lexuesin me paranteza të shumta, nga kjo dosje kemi nxjerrë ekstraktin e mëposhtëm që nxjerr kush ishte në të vërtetë Pal Mëlyshi dhe si u hakmor në mënyrë të veçantë për vrasjen e Bardhok Bibës, të cilit i detyronte gjithë karrierën e tij.
Më poshtë, materiali ekskluziv botuar në DITA, nxjerrë nga arkivat e ish-Sigurimit:
Si kundërveprim për vrasjen e Bardhok Bibës, Sigurimi i Shtetit përgatiti bashkëpunëtorin “Fortuna”, Pal Mëlyshi. Ky vinte nga një familje antikomuniste dhe me origjinë të pasur, porse kishte përqafuar në rininë e tij idetë komuniste. Pali kishte lindur më 1924 në Malaj të Rrëshenit, ishte bërë anëtar i PKSH-së më 1945.
Pali dhe Babai
Babai i Palit, Nikoll Mëlyshi i arsimuar oficer, thuhej se kishte shërbyer edhe në armën e milicisë fashiste dhe se kishte luftuar kundër komunistëve në jug të vendit. Pali kishte banuar në vende të ndryshme pas babait, si në Elbasan, Burrel dhe Shkodër. Shkollën fillore e kishte kryer në Elbasan.
Më 1939 – 1941 kishte kryer shkollën e punës në Burrel dhe më 1941 – 1943 me bursë shteti mbaroi shkollën bujqësore të Kavajës. Këtu, ai ishte aktivizuar me organizatat e rinisë.
Një konflikt i vazhdueshëm zhvillohej midis Palit dhe babait të tij. Pali i flaku në oborr të shtëpisë babait uniformën, ndërsa ky ishte nisur për ta vrarë.
I përkrahur nga Bardhok Biba, Pali në fund të vitit 1944 bëhet përgjegjës i asistencës sociale duke shërbyer pranë komandës së vendit në Shënpal. Në maj 1945 anëtarësohet në PKSH dhe bëhet përgjegjës rinie në rreth. Më 1946 – 1947 kryen shkollën 1-vjeçare të partisë në Tiranë.
Pali dhe Bardhok Biba
Më 1947 – 1948-n, Mëlyshi emërohet sekretar i dytë i PKSH-së në Koplik. Më 1948-n, emërohet shef seksioni në Komisionin e Planit të Shtetit. Më 1949-n, shef i propagandës dhe anëtar i Komitetit të PPSH-së në Rrëshen. Po atë vit, instruktor i industrisë pranë Komitetit të PPSH-së Shkodër.
Pikërisht në këtë kohë vritet Bardhok Biba.
Për këtë vrasje nisi hartimi i një vargu vrasjesh të mëvonshme. Dashuria e Pal Mëlyshit për jetën e Bardhok Bibës, të cilit i kushtonte karrierën e tij deri në atë kohë, si dhe jetën ndryshe prej komunisti, e nxiste drejt një hakmarrjeje të veçantë.
Për vrasjen akuzoheshin Ndue Pjetër Gjon Markaj, Ndue Gjon Mëlyshi, Ndue Bajraktari, etj. Pali del vullnetar për t’u bërë bashkëpunëtor, pasi plotësonte kushtet.
Legjendimi i arratisjes
Në degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës u përgatit legjendimi i arratisjes së Palit nga Shkodra për shkak të “acarimeve” që ai kishte pasur atje. Pasi plani u miratua nga MPB, më 26 tetor 1949-n, Pal Mëlyshi arratiset.
Lidhjet me Palin i mbanin Abedin Tajari, Sulejman Manoku, Isuf Kullolli dhe Sotir Vaso.
Grupet e armatosura të Preng Dodë Keqit, Gjokë Dodë Përbrungës dhe Ndue Gjergjit ishin ndër objektivat e Palit. Legjendimi i Palit vazhdoi kur u inskenua edhe një plagosje e tij. Për këtë punoi dr.Ibrahim Dervishi.
Ç’ndodhi me “bandën e tij”
Më 12 prill 1950, në afërsi të Rrëshenit pas një rrethimi të shkurtër ngelën të vrarë Pal Mëlyshi, Mark Mëlyshi, kreu i grupit Preng Dode Gjin Keqi, Gjin Kros Buna, Preng Zef Tarazhi, Nikoll Preng Gjini. U kap i gjallë bashkëpunëtori Preng Marka Stojani (“Gaveta e vjetër”). Marka Jaku mundi të çante rrethimin e të ikte.
Pali kishte vrarë shumicën e grupit të armatosur pa mundur t’i shmangej plumbit që e mori nga “banda”. Nga të shtënat e tij, grupi ku ai vepronte, u vra shumë shpejt. Të gjithë kufomat u varrosën së bashku në Rrëshen. Por atë mbrëmje, kufoma e Palit u nxor dhe u varros veçmas në varrezat e Tiranës.
Vite të tëra fshehtësie
Identiteti dhe rrethanat e vrasjes së Palit, për shumë vite u mbajtën të fshehta. Vetëm në 9 tetor 1956-n u informua sekretari i KQ të PPSH-së, Rita Marko mbi vrasjen e Pal Mëlyshit dhe qënien e tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Për shkak të kontributit për Sigurimin e Shtetit dhe zhdukjes së rezistencës antikomuniste në atë zonë, ai shpallet “Hero i Popullit”.
Kështu mbaroi kjo ngjarje që kishte pikënisje vrasjen e Bardhok Bibës, që solli zinxhirin e madh të gjakut në Mirditën e atyre viteve.
*****
Dita – Arkiva / Foto kryesore, vrasjet në Mirditë pas vrasjes së Bardhok Bibës
shkrim i mire ,por mjerisht ai film i bukur ka nje te pavertete te madhe. babai i Pal Melyshit,nuk ka dashur asnjehre ta vrase te birin. pali sic e thote shkrimi, u mbrujt me ide te reja,dhe i ati e la te lire ne rrugen e tij. Babai i Pal Melyshit ashtu sikurse vete Pali ,te dy ishin partizane.
GJYNAH QE SKENARISTI KA DASHUR TI JAPE DRAMACITET NJE NGJARJE QE KISHTE MJAFT DRAME NE VETVETE
Fortuanato
Babai i tije ishte oficer me uniforme dhe bashkepunetor me pushtuesit e rradhes,ai nuk luftonte kunder komunistave se nuk i dinte ku ishin por luftonte kunder partizaneve .Kjo dhe konflikti i madhe i ideve pasqyrohet mes te dyve ne artikull.Ky ka qene nje nga gabimet fatale ku pakujdesia ne detyre e organeve te sigurimit beri te pashmangshem te shpetoj FORTUNEN.Njeri nga oficeret qe u vu ne dijeni nga Fortuna per vendodhjen dhe pozicionimin personal nuk kishte marrre informacionin dhe keshtu ai u vra nga nje plumb qe nuk dihet nga erdhi nga te bandes apo nga ushtaret.Per agjentin gaveta e vjeter ushtaret ja dolen pasi kishin informacion me te hershem.
Po ne ate kohe te luftes u ndane njerezit edhe brenda nje shtepie
Psh gjyshi im ishte partizan, velli i tij ishte ballist —
-Porse nuk besoj se kishin ndonje kontradite te forte Pali me te jatin–
Ata do kane pasur kontraditat e brezave sic i kemi te gjithe ne shpi, ku te rinjte nuk e pelqejne fjalen e prinderve …
Por nga sa kemi degjuar per kete ceshtje Pal Melushi ishte inteijgent dhe trim…..
dhe e meriton te nderohet, sepse nqs ne ate kohe do rezohej pushteti qe ishte ne fuqi, Shqiepria do coptohej nga fqinjet
Vetem Abaz Ermenji e kuptoi kete loje qe benin sidmos Anglezet, te cilet i perdornin shqitparet e diasporres si mish per top , per te realizuar qellimet e coptimit te Shqiperise
ndaj edhe ju tha ballisteve :
…..ta leme Shqiperine , se i bejme dem po e rrezuam pushtetin atje dhe le te merremi me Kosoven
Por ballistet nuk degjonin, dhe u perdoren si kavie nga politka angleze
mirditore pune muti,race e pabese, si puna e cameve
PO TI SALIHEQENEFI CAR RRACE JE ? TI TE JESH BESNIK SA GJYSMA E CAMERVE JE I NDERUAR OR PABUKS INJORANT ME XHEPA BOSH….IK EDHE BOJ NOI PUNE ME NXJERR NOI LEK ME HONG….SE KA IK KOHA E DULLES QE PERDOR SHPREHJET E TIJ,,,,CAR TE SYGJEROJ TY SE JE VECSE 1 MAJMUN I SHARTUAR ME PAPAGALL QE PERDOR SHPREHJE SHABLLONE,,,IK EDHE HAPP HORIZONTIN TEND TE NDRYSHKUR KUR TE KESH NOI LEK ME HY NE INTERNET ME MESUAR ME SHUME PER CAMET EDHE BESEN E TYRE,,,ME THUAJ NGA CILI QYTET JE SE TE PERGJIGJEM UNE SA BESE KE TI,,,!!!!!!!!!
kush shan shqipetaret ose krahinat nuk ka gjak shqiptari.rrofte Shqiperia etnike ,vdekje tradhetarve
saliheqenefi ca si puna jote qe per fat te keq jane shumica nuk e duan kete vend, fusin helm dhe percarje ndermjet jugut dhe veriut, kjo ka qene gjithmone e keqja e Shqiperise, shqiptaret nuk e duan njeri tjetrin se jane injorante si puna jote…hiqe emrin e pare se ske surrat ti per ate emer dhe mbaj te dytin
hacke o lali
“saliheqenefi”
nuk është askush tjetër veçse turkofagosi!!
kjo ndyrësirë fondamentaliste ortodokse e barabartë me ISISianët,urren më shumë katolikët se ISISin vetë!!
kjo ndyrësirë pa kombësi por me një fondamentalizëm të tërbuar,nuk ka fuqi,i ka brekët në tokë,se po të kishte mundësi!?
ato që po dëgjojmë për ISISin!?do të ishin humor po të krahasoheshin me ato që do të bënte ky!!kjo është një farë e ndyrë që vështirë se mund të zhduket!!
një hale që vetë mut ka bërnda!!
Ata qe shajne mirditoret jane rrace magjypesh te ardhur me pushtuesit rurq (si sherbetore te tyre si nallbane, kovaçe etj.) Kushqo qe permend mirditoret te laje me pare gojen mire pasi ata jane pasardhesit me dinjitoze te ilireve.
Kete percarje ta gezoni nga Berisha dhe Thaci.Keto ndarje jane krimi m i madh i PD me Saliun serb.Por mirditoret kane edhe ‘Cungun”
mirditoret jane shume fisnike
respekt per mirditoret kan qen dhe jan njerez te beses po megjith ate pyll pa derra nuk ka cdo krahin ka njerezit e mir dhe ata te keqinj koha e luftes i ndau familjet pergjysem ca me partin dhe ca me ballin por ne ate koh ata i ndihmonin njeri tjetrin
ky mbiemri qenef a do te thote nevojtore?
Komentuesi Sali Qenefi: ta tregon vete mbiemri origjinen tende fisnike, ha por mos u lodh shume…
te shash eshte puna me e lehte ne kete bote: lereni kryeministrin ta kryeje kete lloj sherbimi falas.
fran, mendoj se jane njerez qe nuk lexojne, dhe nuk duan te lexojne.
se ua la amaneti EH qe te mos e donin veriun.Se veriu kishte ato tipare fisnike,ate mencuri e atdhetari te vertete,qe zotnia e tij (qe s’mbaroi dot as shkollen),se pertypte dot.
Edhe një tjetër plagjiaturë marre prej librit tim “Plumba politikës” (Tiranë 2009), pjesa për vrasjen e Bardhok Bibës. Publikisht denocoj autorin e këtij shkrimi si plagjiator, i cili nuk ka pasur për asnjë rast lejen time për të botuar pjesërisht apo plotësisht fragmente libri, duke cenuar të drejtën e autorit.
E sakte , libri “Plumba Politikes” trajton vrasjet politike ne 100 vite. E kam lexuar . Ne kete rast kini te drejte Z. Kastriot. Mendoi se ne rast se thuhet “sipas librit te Kastriot Dervishit etj nuk ka pse merr leje ! tung
Po ti o Kaç Dervishi, kuj i morre leje qe e tregove vrasjen e BARDHOK BIBES njelloj si shtypi&propaganda e asaj kohe???
Po ti a je KOPAC???
Po ti more feliqesie(per dervishin e kam)ku more leje qe vodhe tere arkivin e shtetit dhe na tregon botimet e tua?Trimi Pal Melyshi me shoke ua q…u robt ketyr tradhetareve qe ti ne ate palo liber i ke bere herinj!
“haceker” edhe pse komentuesi tjeter “saliheqeni ” i meriton ato sharjet apo krahasimin qe i ben ti atij : majmun i shartuar me papagall .. Por kur i thua se me trego se nga cili qytet a krahine je qe te tregoj se kush je ; mua nuk me tingellon mire . Pse do thuash ti ? Pergjigja ime eshte kjo : Te pergjithesosh gabimet apo budallalleqet qe mund te beje nje njeri i vetem , qofshin dhe me shume , duke pergjithesuar e njollos nje qytet te tere apo krahine me keta injorante , ESHTE GABIM I MADH , qe pa dyshim plotesojne deshirat e armiqve te SHqiperise , qe si gjithemone kane dasht dhe duan ta shofin vendin tone te te percare , te armiqesuar mes vetit , per te realizur me lehte synimet e tyre te mbrapeshta ndaj nesh . Per kete shif dhe cfar shkruan dhe komentuesi “tepelena” .. mire u kuptofshim .
Sakte! 😉
Nuk bejme mir te ofendojme njeri tjtrin
Nuk eshte ne kulturen e shqiptarit te ofendoje ne kete menur Dote isha i mendimit qe te gjith temjaftohemi vetem me komentet
Ato pastaj gjithsekush i gjykon ma kendveshtrimin e tij
Babe e bire ishin ne koneflite sepse kishin ide dhe piepamje te ndryshme.
Preng zef Tarazhi asht agja
Ne komente rreth shkrimit me siperm ka shume komente, por te shkakton neveri ai i personit me emrin SALIHE QENEFI, sigurisht komenti i tij eshte i bukur si emri tij QENEF(NEVOJTORE)
Ta gezoje emrin dhe produktet e emrit. Personave te tille nuk u bene pershtypje asgje, sepse dine vetem te ofendojne, turp dhe vetem turp, komente te tilla jane acaruese dhe nxisin vetem perçarje.
NDERIM DHE RESPEKT PER TRIMIN PAL MEELYSHI ,DHE PER GJITHE HERONJTE E HESHTUR QE LUFTUAN KUNDER BANDAVETE DIVERSANTEVE QE VEPRONIN SHQIPERI PER TE SABOTUAR NDERTIMIN E VENDIT DHE TERORIZUAR POPULLIN.
sali berisha jo qenef qe eshte por edhe mut- stermuti 4qind breza ,nevojtore ,hale ,qen,bir qeni,
Respekte zotit Dervishi per punen ne botimin e arkivave.Nuk e kuptoj cfare i kushton botuesit ti marre leje autorit,i cili eshte nje hulumtues serioz i arkivave.me ka ndodhur shpesh qe shkrimet dhe komentet e mia te perdoren per te sajuar analiza gjoja te tyret,por jane mblidh ketu e mblidh atje si biciklete hajdutesh.
Respekte Kastriot!Mendoj se ke te drejte!Dje pashe ne nje te perditshme fragmente nga komentet e mija te perdorura ne nje analize,me erdhi keq per shterpesine e autorit,te pakten te merte leje! eshte bere plagjatura intelektuale si `toke e xanun`.
Pershendetje Kastriot!E cmoj kontributin tuaj ne botimin e arkivave dhe mendoj se nuk ka pse .te mos kontaktohet autori ne raste te tilla.Jo me larg se dje shoh nje analize ne nje te perditshme te sajuar me copa nga komentet e mija dhe anetare te tjere te ketij forumi komentuesish,Nuk ka arsye pse te mos kontaktohet autori ne raste te tilla.
Edhe qentë e hanë njeri tjetrin.
nderim dhe respekt te gjithe trimave qe dhan jeten per shqiperin.
Fatkeqesisht kush shkruan se Pali e dashuronte Bardhokun aq fort sa pranoi te vriteshin burrat dhe gjaku i familjes se tij te derdhej rreke per Bardhokun i bie qe jo vetem nuk e njeh karakterin e ketije njeriu por edhe eshte diletant dhe i paafte ne punen e tij…
Pal Melyshi u perbal thuajse me arme me Bardhok Biben ne zyren e tij:
Pal Melyshi pak kohe para se te vritej Bardhok Biba pati nje perballje te ashper qe thuajse perfundoi ne konfrontim me arme mes tij dhe Bardhokut ne zyren e Sekretarit te Pare te Mirdites se asaj kohe. Konfromtimi:
– Bardhok Biba kerkoi takim me Gjon Nikoll Melyshin (vellai i dyte i Palit) qe ishte mesues i shkolles fillore ne Malaj. Takimin Bardhoku e organizoi ne prezencen e Palit per ti kerkuar Gjonit te behej komunist (si njeri i arsimuar). Gjoni pasi degjoi kerkesen e Bardhokut u pergjigj: “…une as qenin nuk e lejoj te behet komunist, me mire e vras se ta lejoj te behet i tille…’
Bardhok Biba nga irritimi i kesaje pergjigjeje te Gjonit, nxjerr nga brezi armen per tja drejtuar, dhe ne kete cast Pali i del para vellait te tij Gjonit duke e mbrojtur me trup dhe nderkohe kishte nxjerre dhe ai armen duke i kerkuar Bardhokut te qetesohej, se vellai i tij ishte i ri dhe i nxituar….
Pas kesaj Pali e nxorri Gjonin nga zyra e Bardhokut duke e urdheruar te mos kthehej me ne shtepi por qe aty te shkonte direkt ne mal, ke babai dhe ke burrat e tjere te fisit, pasi po te ndalte ne shtepi te pershendetej, Bardhoku do e vriste…..
Kete histori te jetuar e ka treguar Gjon Nikoll Melyshi ne Qershor 1995 te afermve te tij, si burimi i pare si dhe Gjethi i Kuq – qe arriti te arratisej naten e ekzekutimit te Palit, duke i shpetuar rrethimit, per te shtegtuar me pas ne Amerike si azilant politik. Po e quaj Gjethi i Kuq per arsye etike, por ky i fundit si burim i dyte i te njejtes histori, ka pohuar ne viziten e tij pas viteve 90 ne shqiperi u ka pohuar te afermve te tij po te njejten histori te jetuar nga Gjon N. Melyshi te cilen e kish degjuar nga Pali ne kohen qe rinin bashke ne mal….
Banda e dinte qe do rrethohej ate nate, ata e prisnin ate qe do ju ndodhte… ka te dhena te tjera te deshmitareve qe jetuan ate nate… prandaj kerkoni me mire ne disa burime jo duke e shtremberuar historine.
Pali kurre nuk u veteofrua, por u detyrua ne mbledhjen e mbajtur ne 2 Korrik 1948 ne Koplik pas gjyqit qe i beri Partia ne ate mbledhje duke insinuar qe ai ishte bashkepunetor i babait (ish oficer i Zogut) dhe vellait te tij (mesuesit) te arratisur ne mal …..
Gjethi kuq
Ja ke fut kot pallavra si Mirditor qe je do me mulu horrllekun mirditor
Komunistet nuk kan qen budallenj po nuk do kishte çu uje në mullirin komunist
Palin nuk e benin hero
Ti Salihe Qenefi mbylle qenefin se i ben dem njerezimit! Mirditoret jane nder me fisniket e Shqiperise. Kur u be qenefi jot me i paragjyku mirditoret dhe camet!
Komentuesi raimond Vlonjati,e tregon vete pa dashur qe eshte nje nga pinjollet e ballistave,neqoftese ai,nuk eshte nga tropoja.
Pali u vra nga sigurimi i shtetit mbasi kishte dhane sekrete direkt Mehmet Shehut qe ne byron politike kishte agjent ne sherbim te te huajve.
Biznesi ne kete kohe eshte jetik,personal,grup,shoqate apo gazetari.Artikuj te tille natyrisht kane rendesine e tyre,por nuk duhen perdorur materialet e dikujt per tu bere gazetar i denje.Kur flitet per jeten e dikujt qe nga dokumentat e dala tashti vertetohet se eshte hedhur balte ndaj nje personi duhet te shoqerohen me burimin,dosja kaq data kaq etj,per ti dhene rendesi shkrimit si dhe te binde lexuesit.Nuk eshte normale qe gjerat te cilat dihen boterisht dhe ju jane dhene meritat e duhura ngjallin tani diskutime pa vlere midis komentuesve.Dihet qe pjesa me e madhe jane pa arsimin e duhur,por vertetesia e nje shkrimi eshte detyre e shtypit te shkruar,ndryshe prodhon debate pa vlere.
Ca komentues shkruajne brockulla ketu me lart.
1. Gjethi i kuq ka qene agjent i sigurimit ne radhet e bandes, ku ishte edhe Pali. Nuk e njihnin njeri tjetrin. Gjethi i kuq nuk eshte arratisur, por ka punuar edhe me vone si oficer i larte i sigurimit.
2. Pali ka pasur dy vellezer dhe nje moter.
Vellai i tij, Leka, e ka ditur te gjithe historine e Palit dhe ka qendruar ne internim, bashke me vellane e vogel, me duket se e quanin Fran (nuk jam i sigurt). Motra, Maria, nuk u internua, kurse nena, Dava, u internua dhe u trajtua si e tille. Ai vellai tjeter, qe i eshte pergjigjur ashtu Bardhok Bibes, eshte ne imagjinaten e atij qe hiqet sikur di dhe se cafre ndodhte ne familjen e Palit.
3. Pali eshte futur ne radhet e bandave me mision, kjo dihet mire. Bardhokun ai e ka dashur shume.
4. Pali eshte vrare aksidentalisht. Ai nuk duhet te ishte ne radhet e bandes ate mbremje, sepse ishte derguar nga sigurimi ne tjetr vend. Gjethi i kuq raportoi se kush ishte ne bande dhe vete, gjate sulmit te forcave te ndjekjes u fut ne nje shpelle. Aty dhe u dorezua ne duart e ushtreve, te cilet, sigurisht, nuk e dinin kush ishte.
Pali u vra nga plumbat e ushtareve te forcave te ndjekjes. Ata e hodhen ate ne nje grope me anetaret e tjere te bandes.
5. Naten, nje grup oficeresh e nxorren Palin nga gropa, e pastruan dhe e veshen dhe e sollen ne ambientet e Ministrise se Brendshme. Aty, rreth tij bene roje nderi Kadri Hazbiu, Rexhep Kolli e oficere te tjere te larte te Ministrise. E varrosen fshehurazi, per ta shpallur Hero pas 7 vjetesh.
6. Babai i Palit ka qene partizan. Pas lufte ka punuar ne shkollen e bashkuar per oficere si specialist i pergatitjes fizike.
I lajmeruar nga nje oficer i larte se per te po interesoheshin njerez te Koci Xoxes, u arratis jashte. Asnjehere nuk ka vepruar kunder Shqiperise, ne ndryshim mga vellai dhe nipi i tij, qe merrnin pjese ne aksione kunder vendit tone.
7. Sigurisht, pas renies se sistemit, e motra dhe e mbesa, vajza e Maries, kane bere perpjekje per ta paraqitur Palin ndryshe nga cfare ishte ne te vertete, por i vellai, Leka, ne nje liber qe ka shkruar per familjen bajraktare te Melyshajve tregon me vertesi se kush ishte i vellai, Heroi i Popullit, Pal Melyshi.
Kjo eshte e verteta, qe pasqyrohet ne dokumentet e arkivave te ish Sigurimit te Shtetit.
Cfare kam shkruar lart i di si fakte te ndodhura ne realitet.
Maria ,motra e Pal Melyshit ,ne kohen qe eshte vrare i vellai Pali eshte internuar me gjithe te jemen ne nje fshat te thelle te Vlores dhe atje duke qene e re 16-17 vjece eshte martuar pas nje viti d.m.th . ne 1951 me nje tjeter bashkepuntor te infiltruar tek Bandat ,me Muke Mahilin ,nga ajo martese Marija pati 3 femije ,ku njera me e madhja ALBANA MELYSHI ( qe ka mare mbiemrin e vajzerise) eshte qe prej 1992 ne USA ,bile eshte autorja e “Historise Amerikane ” ne Shqip .
Vellai tjeter i Albanes jeton ne Tirane bashke me Marijen te jemen qe sot duhet te jete 82-83 vjece .
Ne ate bote bashkepuntor i Palit ka qene dhe Arif Hasko , Mark Dodani qe mori per grua Motren e Lik Sehitit ( Likaj ) e te tjere .
Ata ishin Trima te terbuar dhe heronj te heshtur si te gjalle dhe te vdekur sepse luftuan per Atdhe dhe kunder shteteve imperialiste te kohes qe donin copetimin e Shqiperise dhe sot per Ironi te fatit keto shtete na “Duan ne Shume ” ,aq sa u digjet xhani .
Keshtu ka ndodhur .
uuaaaaaaauuuuu
kjo na paska qënë”një sintezë e një dosje ende sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.” bile paska qënë!? “Për të mos e lodhur lexuesin me paranteza të shumta, nga kjo dosje kemi nxjerrë ekstraktin e mëposhtëm që nxjerr kush ishte në të vërtetë Pal Mëlyshi ……”,për mos të na lodhur???????????
domethënë ju i keni futur një interpretim sipas copës së trungut të kalbur që ju ndan veshët nga njëri tjetri dhe doni të na i servirni si një vlerësim të pakundërshtueshëm!!sikur vetë pal mëlyshi ta kishte shkruar një sekondë para se të vritej!?
këtë fund jave pashë disa emisione për arkeollogjinë(keltët) dhe universin!!gjëja që më ka bërë gjithnjë përshtypje është se të gjithë ata shkencëtarë,arkeollogë,gjuhëtarë që flasin në këto dokumentarë thonë një fjalë të veçantë?më mirë të themi dy fjalë që i paraprijnë çdo mendimi të shprehur nga ata!!fjalë të pa njohura tek ne,që dhe me ta vënë koburen në kokë nuk ka njeri që pranon ti thotë(sidomos injorant gazetash e politikanë)!!
UNË MENDOJ,dhe vazhddojnë të thonë mendimin reszulattin që ata kanë nxjerrë falë studimeve,punës së tyre!!asnjëherë nuk thonë ishte kështu ishte ashtu!!asnjëherë nuk flasin në mënyrë absolute!!
tek ne del një debil që ka marrë disa dokumenta në dorë,me garanci që nuk i ka lexuar fjalë për fjalë,i fut një interpretinm si i do hajdari dhe në fund të thotë se e bëra për të mirën tënde!!thjesht që të mos lodheshe!!thjesht të ta mbush kokën me tallash!!mund të të duhet për ngrohje në dimër!!
idiotër të lindur!
Merrni te vertat qe shkruan Vellai i Palit Leke Nikolle Melyshi :
“http://sot.com.al/dossier/historia-e-pal-mëlyshit-dhe-dyshimet-për-vrasjen-e-tij-në-12-prill-të-vitit-1950”
Une di vetem qe njeri nga vellezerit e Palit qe gjykates ne Tirane para viteve 90.
Maria motra e Palit pat qene shtruar nje here nga vitet 1980 ne nevrologjine e Tiranes (spitali 5) ne te njejten kohe kur qe shtruar dhe babai im.
Ai tregonte si e kishin marre vesh te tere, mjeke dhe pacient dhe si e trajtonin me plot respekt Marien, motren e heroit te heshtur Pal Melyshit. Si i beheshin gjithe nderet dhe kujdeset nga personeli i spitalit.
Cupa e saj Albana sic gjeta ne internet ka shkrojtur shume libra mudis tyre nje “yjet nk jane te kuq”.
Ajo ka treguar se si ne vitin 1989 erdhi ne shqiperi babai 90 vjecar i Palit nga aratia ne Amerike. Si erdhi si iku enigme. Su lejua te rrinte ne Shqiperi si i arratisur qe kish qene.
Kete fakt une e kam degjuar disa dite pasi plaku kish mbritur ne rinas.
Ma tregoi nje shoqe qe kish te bente me familjen melyshi. Ajo me ka treguar atehere se plaku mbante nje unaze te florinjte ne gisht qe tregonte se kush mbaruar akadEmine me ne ze ushtarake qe ka amerika. Ne si dinim keto gjera atehere. Nuk e di , po mbase behej fjale per “West point”
Shume patriot e atdhetare doni te hiqeni ju shqipetaret, por akoma nuk e dini se shpiperi nuk ka eshte thjesht ne enderr e sekaluares, shqiperia e dikufshme eshte turqizuar pas 500 vjetesh vllazeri. Ne turqit ju bmajtem si dylbera, ju dhame kulturen islame, sot jeni thjesht jashteqitja e perandorise otomane.
Kastriot Dervishi, plagjiatura eshte e plote dhe pa deformime? dmth pikperpike si ne librin tuaj? apo me devijacione? dmth kam parasysh dualitetin Gjethi i Kuq/Gaveta.
Sepse akoma nuk po e gjej librin tuaj.
Pal Melyshi nuk u vra nga plumbat e bande qe ai po merrte pjese por u vra nga vete komunistet me ose pa qellim dhe ne grope ka ndenjur plot nje dite e jo se u hoq po ate dite sic shkruhet ketu. Me vjen keq por ke hartuar nje pacamur me trillime komunistesh, po shtoi dicka qe ka shume mundesi qe plumbi qe mori Pal Melyshi mund te kete qene i Pjeter Dodanit pasi ai si komunist ka marre pjese ne kete aksion dhe me paturpesine e tij sic eshte edhe paturpesia e cdo komunisti ka mohuar cdohere kete gje.
Babi im ka qene shok me Palin.
Pali eshte vrare gabimisht nga sigurimi.
Babi im e din mire sepse ishte komandant i kufirit verior ,
Kadri Hazbiu ishte koka e gjithe aksionit.
Ne qofte se kujtoni mbasi Kadriu u vra ky film nuk u shfaqte asnjehere me ne rtsh.
Nje nga filmat me te arritur artistikisht