Sot mbushen 6 muaj nga denoncimi i bujshëm që Ministria e Brendshme bëri në prokurori për pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë, objekt që u shemb me eksploziv si ndërtim pa leje. Megjithëse Xhafer Isufi, aksioner i “Kompleksit Jon”, u akuzua se kishte falsifikuar firmat e të vdekurve për të ngritur atë objekt, ende kjo dosje njoftohet se është duke u hetuar me intensitet. Por edhe pse gjashtë muaj nga dita e denoncimit, ende nuk ka emra të akuzuarish të dërguar në gjykatë.
DITA rendit sot një sërë dosjesh, të cilat janë në limitet e afatit të hetimit, duke filluar nga denoncimi që i’u bë ish- ministrit Spiro Ksera, për abuzimet me ndihmat ekonomike dhe fondet e invalidëve, dosja e Arben Imamit për abuzimin me spotet publicitare, dosja për vajzën e ish- kryeministrit Berisha, Argita Malltezin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për denoncimin e ndërtimit të “Sheshit Skënderbej”, ku akuzohej Lulzim Basha për shpërdorim detyre, për të cilin prokuroria pushoi hetimet. Dosjet që kanë përfunduar në gjykatë janë ato të kryebashkiakëve Shpëtim Gjika dhe Xhelal Mziu, si dhe të disa zyrtarëve të mesëm dhe të vegjël.
********************
Kontrata e shitjes së truallit nga 2 të vdekur tek vjehrri i Bashës
Zbulohen kontratat e skandalit të shitjes së truallit me firmat e pronarëve të vdekur ndaj Xhafer Isufit, vjehrrit të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Një proces i tërë ilegal dhe paligjshmëri të dokumentuara, që tashmë janë në duart e Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Tiranës. DITA publikoi në dhjetor kontratën dhe dokumentet e skandalit. Të vdekurit që kanë firmosur janë Elpiniqi Ndini, që ka ndërruar jetë më 21 tetor 1995 dhe Jorgji Ndini, i biri, që ka vdekur më 20 shtator 2009, kurse kontrata e shitjes është firmosur në tetor të po atij viti, ose dy muaj pas vdekjes së trashëgimtarit të truallit. Por duket se për të thjeshtuar procedurat ligjore juridike dhe zvarritjet në gjykata, dy pronarët e firmës ndërtuese i kanë rënë shkurt kësaj historie, duke i ‘ngjallur’ nënë e bir dhe firmat e tyre shmangnin një seri të tërë procedurash.
Noterja që ka legalizuar mashtrimin
Zbulohet edhe emri i noteres, Mimoza Shehu, nga Tirana, që ka kryer të gjitha veprimet ligjore dhe legalizuar aktet në prezencë të 23 pjesëtarëve të familjes Ndini nga Uji i Ftohtë Vlorë, mes të cilëve edhe dy të vdekurit nënë e bir, pronarët e vërtetë të truallit dhe pronarëve të firmës së ndërtimit “G.B-A Konstruksion” të përfaqësuar edhe nga vjehrri i Lulzim Bashës. Trualli 1663 metra katrorë në bregdet, është shitur me 15 mijë lekë të reja metri dhe 21 familjarët e gjallë që kanë firmosur përfituan një shumë prej mbi 20 milionë lekësh në total. Kurse dy administratorët vijuan me veprimet e tjera duke dërguar projektin në Bashkinë e Vlorës, ku morën lejen e ndërtimit me 5 kate dhe e përfunduan me 8 kate. Kullat e përfunduara morën emrin “Kompleksi Jon”, por hetimet e muajve të fundit për shkak të efektit të shpronësimeve, ankesave të disa pronarëve të tjerë të truallit, familjes Toto në këtë rast dhe një dosje të vjetër të INUK, zbuluan edhe themelet e këtij skandali.
Çfarë ka ndodhur
Sipas dokumenteve kadastrale, rezulton se familja Ndini ka pasur truall që prej vitit 1937 në Ujin e Ftohtë Vlorë, ku gjendej edhe banesa. Por aty jetonte edhe një tjetër familje vlonjate e vendosur, ajo Toto. Pas vitit 1990, me ngritjen e Komisionit të Kthimit të Pronave, Elpiniqi Ndini dhe djali i saj Jorgji Ndini, kanë përfituar truallin që i ishte marrë nga regjimi pas 1945 dhe ku ishte ngritur shkolla 9-vjeçare. Gjithsej u janë njohur 1 mijë metra katrorë truall. Por duke qenë se deti kishte pësuar një tërheqje në vite, familja Ndini nxitoi dhe bëri kërkesë në gjykatë se harta ishte po ajo, por metrat ishin më tepër dhe kërkonte që t’i njiheshin. Me anë të një eksperti, trupi gjykues ka njohur interpretimin juridik në kundërshtim me ligjet që nuk lejonin konvertimin e detit në tokë private, pavarësisht tërheqjes. Më 1996 gjykata i ka njohur familjes Ndini edhe mbi 600 metra të tjera sipërfaqe. Me dokumentet për 1663 metra katrorë, kjo familje ka shkuar më tej në procedura e negociata për shitje. Më 21 tetor 1995, Elpiniqi Ndini ndërron jetë, kurse gjykata e ka marrë vendimin një vit më pas me kërkesë të djalit të viktimës, trashëgimtarit Jorgji Ndini.



Falsifikimet
Dhe 13 vite më pas, administratorit Xhafer Isufi dhe ortakut të tij, i është dashur që të blejë këtë truall për ndërtim pallati. Por blerja nuk ka qenë e lehtë, pasi Elpiniqi Ndini, trashëgimtarja e truallit dhe djali i saj si pasues, nuk jetonin më. Noterja Mimoza Shehu ka marrë përsipër që të legalizojë kontratën e shitjes dhe aktet, duke kërkuar pjesëtarët e fisit Ndini që ishin të gjallë për firmosje. Kjo, pasi asnjë prej tyre nuk ka pasur trashëgimi të plotë për truallin nga dy të vdekurit dhe ishte e nevojshme firma e tyre që të shmangeshin pretendimet e mëvonshme të pronësisë dhe përplasjet. Në këtë mënyrë, janë siguruar certifikata formale të Elpiniqi dhe Jorgji Ndini, sikur ishin të gjallë, janë falsifikuar firmat (autori që e ka hedhur firmën po hetohet) dhe në fund vulosur kontrata e shitjes 1663 metra katrorë x 15000 lekë metri katrorë. Fisi Ndini ka përfituar në total mbi 20 milionë lekë të reja nga shitja. Kjo procedurë i ka hapur rrugën nisjes së procedurave të lejes dhe ndërtimit në bregdet.
Hetimet
Por ankesat e familjes Toto dhe hetimet e kryera në dokumentacion nga Prokuroria, e cila ka kërkuar në fillim të muajit nëntor certifikatat e vdekjes së Elpiniqi dhe Jorgji Ndini, kanë zbuluar zanafillën e këtij megaskandali korruptiv. Gjendja Civile ka lëshuar dy certifikata vdekje, ku rezulton zyrtarisht se Elpiniqi Ndini kishte ndërruar jetë më 21 tetor 1995 dhe i biri i saj më 20 shtator 2009, 14 vite më pas. Pasi është verifikuar data e kontratës së shitjes, rezultoi 11 tetor 2009. Pra 14 vite pas vdekjes së Elpiniqit dhe 52 ditë pas vdekjes së Jorgjit, të dyshuarit kanë kryer falsifikimin e firmave të të vdekurve, duke legalizuar një akt shitje dhe kthyer të ligjshëm “Pallatin e Bashës”.
Të dyshuarit
Burime zyrtare nga Prokuroria e Vlorës thanë se tashmë panorama e kësaj dosje është mëse e qartë, që në zanafillë. Dokumentacioni i mëparshëm i është bashkangjitur dosjes që ka referuar ministri i Brendshëm në cilësinë e kreut të Task-Forcës, me 49 faqe dhe të tjera materiale shtesë, ku shpjegohen të gjitha parregullsitë dhe përgjegjësitë. Për rastin konkret, pritet të kryhen shoqërimet nga grupi hetimor i noteres Mimoza Shehu që ka bërë kontratën e shitjes, e cila do japë shpjegimet se si është kryer hedhja e firmave, kush ka firmosur në vend të dy të vdekurve dhe nëse ka qenë ajo në dijeni dhe e ka kryer procesin e vetëdijshme. Do të shoqërohen të 21 personat e gjallë të fisit Ndini që kanë hedhur firmat, për të dhënë shpjegime se kush ka firmosur në emër të paraardhësve të tyre të pajetë. Pritet shoqërimi edhe i Xhafer Isufit, vjehrrit të Bashës dhe ortakut të tij në firmën e ndërtimit, për të dëshmuar nëse këto veprime i kanë kryer ata me iniciativën e tyre. Pra këta 24 persona do të japin emrin e autorit të këtij falsifikimi, ose të gjithë do të arrestohen për “moskallëzim krimi”, “shpërdorim detyre”, “falsifikim”. Ka vetëm dy mundësi. Ose noterja ka marrë përsipër gjithçka, ose pronarët e firmës e kanë detyruar të kryej këto akte ilegale. Në kontratë janë edhe firmat e Isufit dhe ortakut të tij, si përfaqësues të “G.B-A Konstruksion”.
Dosja tjetër
Dosja tjetër është ajo e referuar nga Ministria e Brendshme. Si është kthyer deti në tokë private me vendim gjykate, mbi 600 metra, si është përvetësuar përsëri deri në 40 metra det duke e mbushur me inerte nga firma e ndërtimit, si është siguruar leja e ndërtimit me falsifikime aktesh, si është bërë regjistrimi i truallit, apartamenteve, kullave, si është shmangur INUK, si ka neglizhuar prokuroria në hetimet e mëparshme dhe të tjera. Gjithashtu përgjegjësi bie mbi Inspektoriatin Ndërtimor të bashkisë Vlorë. Mendohet se me 24 personat e mësipërm të kontratës së shitjes false me emrat e të vdekurve, pritet t’i bashkohen edhe 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për dosjen tjetër.
dmth e humbi Xhaferri simiten?? 🙂
bordi serb ne politiken e Tiranes ka nisur me Ramiz Aline qe bente lojen e dyfishte me dijeni te Enverit, e pasoi tek Saliu dhe ky i fundit po e trashegon te Basha. Pas tyre i luan Beogradi fijet.
Loja e sherbimeve me Shqiperine e gjore ka nisur qe ne 1912, sepse vetem ashtu mundej. Tashme pushteti dhe paraja perfshire keto pasuri qe krijojne ne bregdet, jane loja e re, por ustallaret qe levizin fijet jane te njejte: shtetet fqinje qe kane 100 vjet qe na mbajne nen kontrooll, ne pamundesine e tyre per te na shuar fare per shkak te interesave perendimore ate nentor te 100 viteve me pare
Hajde e gjeje se clidhje ka midis kontrates qe paskej bere vjehri i Bashes, me “bordin serb” te Ramiz Alise qe e paskej trasheguar Berisha me “aprovimin” e Enverit e me tej trashegima paskej shkuar deri tek Basha.
O zot deri ku mund te shkoje fantazia primitive e thashethemaxhijve militante komuniste.
O “gardh” !
Nga burime “te sigurta” kam mesuar se nena jote ka shkuar me vjehrin e Bashes.
Kush e ka fajin, nena jote, vjehri i Bashes, apo Basha ?
Koco, mos u merzit me idjotet ,po nuk di ti biesh mandolines mundohu ta mesosh.Eshte kohe e bukur
per argetim.Cudirat e medhaja te kesaj bote ndodhin tek
popujt hajvane,neve jami popull kriehajvan qe vetem
bejme cudira qe te tjeret qeshin .pershendetje
Po mire mor Gjeni te shpellarit.Ndonje fjale per kete vjehrin e Bashes qe po shpeton me procedure si Luli do shkruani?
Vjehrri i Bashes, ka punuar tek VEFA e Vehbiut te Alimucajve, ku kishte para me thase! Para se Berisha ta merrte ne KOP-in e famshem dhendriin e vet: Lur takonte dhe bisedonte me njerezirt kafeneve e quante Berishen si njeriun me te urryer!…
i lexova komentet larte e poshte dhe u habita me nje detaj; te gjithe komentuesit bazohen e shkruajne sipas oreksit me teper nga titulli, sesa nga provat e faktet.
hdhini nje sy edhe atyre certifikatave e shkoni merrni nje te sakte se Elpiniqi eshte femer e jo mashkull sic eshte shkruar aty.
kur lexojme dicka, edhe pse jo te plote nuk na prish pune,
por ama kur e analizojme dhe e paraqesim si fakt, ne forme informacioni ne media, tregohuni pak me te thelle dhe kontrollojini edhe vet ato qe shkruani,
sa per komentuesit, eshte fakt real dhe njekohesisht per te ardhur keq qe (sigurisht jo per rastin me siper) me dash, manipulohen lehte, mjafton nje shkrim per korrupsion a dicka sensibel per opinionin, dy doc. ‘bindese’ si behen petullat me uje edhe… sejcili zgjedh anen e vet qe ti bej fresk…
Analisti, emri Elpiniqi eshte emer femre.
Ne dokumenta eshte e vertete qe shkruhet mashkull.
Eshte nje nga idiotesite e zakonshem te zyrave te gjendjes Civile shqiptare qe jane ku therret qameti, te mbushur me injorante te pavemendshem.
Por kjo nuk i leviz qimen, thelbit te falsifikimit, qe nuk ka te beje me gjinine e Elipiniqit, por me tjeter gje.
Ti e kupton po ben sikur nuk e kupton se te intereson te shfrytezosh amulline, per te terhequr vemdnejn nga thelbi.
Pak a shume edhe ti si Basha do qe te shpetosh nga thelbi “me procedure” 🙂
Kam apo nuk kam te drejte?
URRAAAAAAAAAAA!!!
-Doli noterja Mimoza Shehu,(mos eshte gruaja e avokatit PD-ist Anvi Shehu)!!!!
– Cojeni deri ne fund kete maskarade te felliqur!!!
Duhet prishur sa me shpejt. Qe vlora te qetesohet nga padrejtesit qe I jane bere teritorit te saj, por nuk duhet ndaluar ketu qe nga kryetari I bashkis dhe te gjithe qe kane dore dhe firme ne kete germadhe akoma ne kembe duhet te shkojne para ligjit. Nuk e kuptoj si rine akoma ne detyre dhe nuk Japin doreheqjen qe nga kryetari I bashkise e me radhe
Ne fakt per kete ndertim te vjerrit te Bashes duhet te shkoje ne ndjekje penale KRT-ja e Vlores qe ka dhene lejen e ndertimit bashke me Gjiken
Sepse ka qene nje ligj qe ndalonte ndertimet prane detit,keshtu qe KRT-ja e Bashkise nuk duhej tu jepte lejen e ndertimit
Ndaj ata te gjithe ti rasin brenda , se duket qe e kane bere shkeljen hapur fare dhe me ndergjegje te plote
Kini plotesisht te drejte raimondi Vlonjati sa me kujtove nje ngjarje:
Ne nje repart prodhimi te kapsave te rrobave ne kohen e xhaxhit punonin rreth 500 femra dhe vetem pergjegjesi dhe mirembajtesi ishin burra.Mirembajtesi ishte shume femnist dhe ngacmonte te gjitha femrat e repartit aq sa u be problem. Pergjegjesi e therret mirembajtesin dhe i thote: Cfare ben more ,nuk po le femer te repartit pa ja “lypur”
Mirembajtesi i thote: Shoku pergjkegjes,une bej detyren kur ja lyp, edhe ato te bejne detyren,: te mos ma japinse
Ke shume tedrejte zotni,keta me njeri tjetrin meren vesh bejne sikur zihen, bertasin ulerasin por interesat nuk i prishin te njeri tjeterit…
Ketyre grabitesve ordiner te pasurise kombetare qe u duket vetja te plotpushtetshem, si Lulezimes, ne baze te ligjit ku peballe tij jane te barabarte gjithe qytetaret, duhen te ndeshkohen jo vetem me shembje me Tritol C4, por te dalin para drejtesise per kete mega vjedhje dhe mega mashtrim.
“Uji i Ftohte i Nxehur ” !
Pse merzitesh ti , mos u merzit se LUOGO-MARE do te hapet deri tek TUNELI .
Do te ta jape kenaqesine e MUNGUAR EDI RAMA .
EDI RAMA eshte reaksion IRREVERSIBEL dhe ate cka thote e ben .
Te uroj qe ta marresh dhe ta gezosh PRONEN ne se vertete te takon .
Aty vetem QEMAL TOTUA ka prone ,por nuk jam i sigurte se kujt i takon TRASHEGIMIA e ish shkolles 8 vjecare “ZENEL MURRO “”.
Do ta lija punen time dhe do merrja leje per t’a pare shembjen LIVE !
Epo ata ja kane blere Qemal Totos pronen , plus edhe shkolla
paregullsi ligjore nuk ka mundesi pasi drejtesia ketu tek ne funksionon per se mbari biles edhe te vdekurit respektohen dhe i jepet e drejta e firmes kuptohet nese duan te ngjallen?
Po pse duhet te paguhen me taksat tona? Ata vjedhin, falsifikojne dhe populli paguan. pak e cuditshme.
GJYKATA E STRASBURGUT NUK ESHTE AVOKATJA E MAFIES SE SALI BERISHES.
Kete gje duhet ta kuptojne debilet qe i kane dale ne mbrojtje kauzes mafioze te kusarit dhe vrastarit Sali berisha me gjithe banden e tij nga pas te pervehtesisimit dhe grabitjes se prones publike dhe private sikur t’i kishte prona te babes se vet. Gjykata e Strasburgut nuk eshte krijuar per te mbrojtur pronat e Mafies me pushtet, por per te mbrojtur qytetaret nga Mafia me pushtet dhe ketu duhet qe edhe media amatore shqyptare te beje dallimin dhe te shkoje ne Spanje per te pare me syte e veta sesi shteti spanjoll i prishi te gjitha ndertimet me leje ne bregdet, te cilat ishin ndesh me noramat elementare te projektimit dhe me urbanistiken e miratuar. Pallati i Bashesh tani na del edhe me pronesi fallco te firmosura nga persona te vdekur. Ku ben vaki nje gje e tille? Ne Spanje fajtoret i denuan gjykatat fet e fet dhe pronaret dallkauke qe ishin shumica angleze dhe qe kishin blere apartamente mbi det nuk j’u pagua nga shteti spanjoll ASNJE kacidhe dhe Gjykata e Strasburgut nuk morri ASNJE ankese ne shqyrtim sepse ndertimet ishin bere ne kundershtim te hapur me urbanistiken dhe noramt evropiane te ndertimit. Perse atehere shteti shqyptar duhet te demshperbleje pronaret lakmitare te pallatit te Lulzim Bashes qe eshte shembelltyra e shkeljes te cdo norme elementare te urbanistikes dhe ku trrualli eshte shitur nga persona te vdekur si nje komedi tipike albaneze? Pse taksapaguesit shqyptare duhet te paguajne pronaret e pallatit te Lulzim Bashes kur keta nga lakmia e tyre u kane zene bregdetin pjese tjeter te popullates me mashtrime mafioze. Ku i kane patur syte keta pronare lakmitare qe kerkojne te perfitojne tani ne kurriz te popullit dhe nga populizmi ekstrem i Edi Rames i cili ne menyre te vecante duhet te pershendet nga te gjithe shqyptaret e ndershem sepse me kete veprim po i nderpret rrugen nje PRECEDENTI mjaft te rrezikshem te Maifies me Pushtet qe ka vene dore si nje Kulceder Perrallash mbi mjedisin dhe mbi pronen publike te shqyptareve. Prandaj shoqeria civile shqyptare duhet te ngrihet e gjitha ne kembe dhe t’i pergjigjet njezeri avokatit te Mafies se Saliut dhe Lulit, Maks Haxhia se:
GJYKATA E STRASBURGUT NUK ESHTE AVOKATJA E MAFIES SE SALI BERISHES.
dhe ta detyroje kryeministrin meshirues dhe bamires Edi Rama te mos paguaje ASNJE qindarke nga buxheti i cpuar i shtetit mjeran per te demshperblyer pronaret lakmitare te pallatit te Lulzim Bashes, sepse nje gje e tille do te ishte amorale per pjesen tjeter te popullates.
SAKTE! Nuk mund t’i hiqet dhe shtohet asnje presje komentit tuaj! Keta kriminele te denohen dhe te paguajne demet qe i kane sjelle ketij populli, deri ne kacidhen e fundit.
Por lejen per pallatin e Bashes e kane dhene keta te PS-se, se pushteti lokal ne Vlore eshte ne duart e PS-se,
ndaj e gjithe kjo bije mbi PS-ne e Vlores
Bukur e ke pyetjen o Mondi nga Vlora, sepse pikerisht kjo gje e ben akoma me te llogjikeshme vendimin e Edi Rames per prishjen e pallatit te Bashes si nje Kulceder Perrallash qe ka kollofitur me mashtrime pronen publike. Shpetim Gjika mund te jete socialist dhe dallaverat e tij i rendojne Partise Socialiste, por zullumet me lejet e tij te ndertimit qe bien ndesh me normat e projektimit dhe me planin rregullues apo urbanistiken e miratuar ja zbathin breket ketij kryebashkiaku te Vlores dhe e nxjerrin lakuriq si nje LEKAXHI pa ngjyre politike. Prandaj edhe nastradini shkruajti qe Edi Rama duhet te perkrahet dhe te pershendetet nga te gjithe shqyptaret e ndershem qe mendojne me koken e vet. Sepse po te lejohet PRECEDENTI i pallatit Basha Vlora dhe Shqypnia do te behet si nje HALE publike ne nje kohe kur Zoti i ka falur me bujari shume bukuri natyrore vendit tone.
Degjuam ne emisionin OIPINION te Blendi Fevziut shume njerez te irrituar per shkeljen e ligjit dhe te kushtetutes. Nje avokate histerike gjate gjithe emisionit vertiste dokumenta dhe letra per te mbrojtur kauzen e saj. Analisti Artan Hoxha pas saj i hidhte benzine zjarrit “ligjor” here pas here dhe fshihte doren bashke me Prec Zogajn qesharak. Prandaj edhe nastradini don te tregoje nje histori te VERTETE e cila eshte nje PRECEDENT i Drejtesise amerikane shume vite me pare dhe i njohur ne analet e Gjyesorit Boteror si:
RASTI I ROCKFELLER-BENSON
E gjithe kjo histori eshte pershkruar ne faqen e internetit si me poshte:
http://www.smethporthistory.org/coryville/oilarticle.html
por nastradini shkurtimisht do te tregoje se ne vitin 1878 miliarderi amerikan Rockfeller kishte krijuar Perandorine e tij te naftes STANDARD OIL dhe me ane te naftes po pushtonte hekurudhat e SHBA-s. Per cfare duhej nafta ate kohe? Per vetura dhe makina! mund te pergjigjen shume te paditur, por nastradini ju thote se atehere nuk ishin shpikur akoma motoret me djegje te brendeshme dhe nafta e Rockfellerit perdoren per ndricim tek lampat e vajgurit o milet i paditur. Pikerisht ne vitin famoz 1878 nje inxhinier i ri Byron Benson vendos te transportoje naften jo me hekurudhe por me tubacione dhe themelon firmen e tij TIDEWATER PIPELINE. Por tubacionet duhej te kalonin ne pronat e Rockfellerit dhe midis firmave konkuruese filloi nje lufte e vertete biznesi. Gjykatat ne nivelet e ulta i dhene te drejte Rockfellerit, por ku ceshtja shkoi ne Gjykaten Supreme te SHBA-s per cudine e te gjitheve kjo Gjykate i dha te drejte firmes TIDEWATER PIPELINE te inxhinerit te varfer por energjik Byron Benson per te kaluar tubacionet ne pronat private te miliarderit Rockfeller me nje vendim te formes se prere, vendim i motivuar me nje fjali te vetme:
INTERESI PUBLIK QENDON MBI ATE PRIVAT!
dhe i dha fund luftes per biznesin e shperndarjes se naftes ne SHBA-s.
Le ta lexojne kete histori te VERTETE te nastradinit edhe media shqyptare dhe analistet e saj te pudrosur dhe krekosur ne studiot famoze TV, sepse ne fundit shqyptaret e paditur duhet te msojne nga eksperienca shumevjecare amerikane.
Sepse ndryshe pse i kemi dhe i mbajme Aleate Strategjike?
ku pyeste krimineli sali berisha per bashki apo krt mor vella….uroj qe drejtesia te vendoset dhe te gjithe horrat te paguajne demet
Edi Rama mos jep asnje lek nga buxheti per kto hajdut se jan leket e popullit.
Do demshperblehet Basha , i vjeherri me hajduten Ballanca me soj e sorrollop ? o popull pirdh se lirohesh me rlilindje , ata kriminele duhen denuar me ligj per shume shkelje ligjore , ne perendim denohesh me burg + kthim parash te demtuarit , varet nga faji , fillon nga rrahja e deri tek vrasja , keta pisa duhet nga parate e tyre te paguajne per rikthimin e siperfaqes si ne gjendjen e me pareshme , shpenzimet e dinamintit e punetoreve dhe policeve per ditet qe jane ne ekzekutimin e ligjit , keshtu quhet shtet i vertete ligjor e jo gjysmak duke shperblyer hajdutet , ku ishim ?asgjekundi , ku po veme ? asgjekundi , kjo praktike nuk te çon ne shtet ligjor , por abuziv si deri sot . Personat qe kane blere hyrje (apartament) nuk ka pune shteti per demshperblim por kuleta e mashtruesit Basha-Berisha-Isufi , taksapaguesit shqiptar nuk kane pse paguajne per te shperblyer mashtruesit e politikes apo ordinere , nqf. se shteti demshperblen bleresit tek ky pallat kjo eshte shenje e keqe e anti-ligjit dhe vjen ere e keqe , shpresoj por me pesimizem deri kur une kthehem me pushime vjetore ne atdhe shikoj anti-ligjin e nje objekti te nje personi i lidhur me politiken e krimin bashke , objekt ne teritorin e parkut te liqenit mbi garden e Republikes , hotel e lokal e nje fare ish ushtaraku V.Lami ( kam degjuar se e kane vrare ca mafioze si rrangu i tij )
KY MAKSIM HAXHIU BATAKCIU JURISTI ME I PA AFTE NE PLANET
QE KA HEDHUR LEK TE PIRAMIDAT DHE KUR I HUMBI PRANOI INJORANCEN
SI AVOKAT I TRAPIT!
Ketu duhet nje verifikim rrenjesor dhe ballafaqim i te gjithe vendimeve te Komisioneve te Pronave ne keto 20 vjet me hartat dhe dokumentat e vjetra te arkivave.Nuk ka shans te kete pasur ne kohe te Zogut pronare ne breg te detit.Me siguri qe eshte gjithcka e fallsifikuar.Di disa raste qe Komisionet e Pronave dhe gjykatat kane krijuar pronare ne prone shteterore.
Sazani dhe Karaburuni ka te drejte . Ne qe kemi kaluar rinin neper guret dhe breigjet e Ujte te Ftohte njohin Z.e nderuar Q.Toto .Nuk di qe familja Toto te shesi ate perle qe ka patur .Do ta besoja ne se do te ishte ne cmendine .Une po ta kishja timen nuk do ta jepja edhe nese me vinin ne dispozicjon nje vile ne Buruni .Trualli i shkolles Z.Murrajt eshte 100% prone shteti. Vetem shteti ka te drejte tja ktheje destinacjonin ne sherbim publik por kurre ne godine private te pushtetarve .
Nga cpo mesojme cdo dite Pallati i Lul Perandorti qenka nje mashtrim i pastert qe jo te rrezohet por dhe te hetohet duke demshperblyer personat qe kane paguar apartamentet dhe shtetin qe ka shkelur ligjet .Burgu eshte me dhjam por parat kolosale nga kane dale .
Te ngrihemi ne kemb dhe ta shkaterrojme kete fare te qelbur qe lulezoje ne 23 vjete e te vendosim demokraci sic e meritojne shqiptaret .Me dhimbje vella na thane Ruset kur u shkeputem .Shqiponja qe kini ne flamur tregon aspirat fluturimi por ne !!!!!!… ja qe shqiptaret nuk u tremben nga nje Superfuqi e jo nga cibanet e tipit Sal -lulush .Hopa se nuk do behet qameti.
Keta avokat qe duan te trembin shtetin se do ti mbrojne pislleqet deri ne Strazburg le te pellasin si lopet e cmendura per te mbajtur Pallatin e Lulit ne kembe .Tu shihet dhe e drejta e ushtrimit te profesjonit se eshte nje veprim i hapur per te mbuluar korrupsjonin .Di qe statusi i tyre ua ndalon te mbrojne ceshtje qe jane ne kundershim me interesat e shtetit e te popullit . Keshtu veprohet ne boten demokratike .Avokat qe blihen per te devijuar te vertetat denohen me shume se vete ata qe kane gabuar .Nga pervoja konstatoje se ne Shqiperi nuk ka avokat por persona qe duan te ushqehen e pasurohen me lodra fjalesh .Hiqen se njohin ligjet dhe bejne cte duan me viktimen.Ne 2002 ndodhi nje skamdal me abuzimin e pronave te shtetit Grek .Personat qe kishin perfituat pa te drejte hapen gjyq por asnje avokat nuk e mori ceshtjen ne mbrojtje .Keshtu te veprohet dhe ne Shqiperi nese duan te na buzeqeshi e ardhmja e brezave tane .Ligji eshte liria dhe demokracia bertiste Saliu neper mitingje .Por ce do ai thoshte me paturpsi .Une ua garantoje por ju punoni per mua dhe familjen time .Tallje e hapur dhe qorrat cirreshin per te dhe tani akoma nuk kane pushur se qari .
Opa jo C4 por C8 qe kthen dhe betonin me pluhur .
vetem ketu ndodhine keto gjera nje nderitim i paligjshem qe te demshperblehet ne vende qe te gjobitetet me shume dhe te hedhesh ate qytet ne her si fieri me patosin e marinzen dhe prape te lavderoshe ate qe demton a valle qeveria e shqiptareve eshte apo e gjeneralit klarke qe ishte heroi i shqiptreve gjoja na cliroi nga serbete po na skllaveroi pere veten e tije hahahahahahah qeveria e rilindjes
KETYRE GRABITSE ZULLUMQARE KU KANE FALSIFIKUAR FIRMAT E TE VDEKURVE ESHTE FYTYRA E NDYRE E FIRMES TE KOMPLEKSIT JON DHE TE VJERIT TE LULZIM BASHES ,ME KETO PACAURE MUND TE JETE NE DIJENI DHE LULZIM BASHA I CILI DUHET TE PRONONCOHET PER KETE MASHTRIM TE MADH NGA VJERI I LULZIM BASHES..
Te shihen mire personat qe kane blere apartamente ne ate karakatine,se blerjet jane fallco me qellim qe te mos shembet,ose ka marreveshje mafioze midis ndertuesit dhe bleresve te rreme.Askush me mend ne koke nuk do te hidhte kursimet ne nje ndertim abuziv brenda ne det qe dihej se do te prishej,sepse banoret e Vlores e dine mire qe s`ka pasur pronar ne det,as ne vijen bregdetare.Mos harxhoni taksat tona per te majmur me para hajdutet e firmes VEFA,te rruges se kombit,te vrasesve te buzeqeshur.!Te shembet pallati dhe asnje lek demshperblim abuzuesve!
Germo tare germo se do te gjesh te tjera xhevair…….Keshtu kane bere edhe ne gjithe shqiperine….Me e fundit eshte edhe ne gjirin e Lalzit….para se te shkosh tek kisha ne krah te djathte eshte ngritur nje keshtjell qe tashme eshte lene pergjysem pasi ishte pa leje …gjithe veres aty punuan te gjitha makinerite e renda te bashkise te tiranes…I kujt eshte ai objekt….??????
ok …dhe kemba te hiqet zevarre !
Edhe si shperblim per shkeljen e ligjit ne blerjen e truallit dhe lejen e ndertimit, ne populli i sterpasur shqiptar do paguajme me taksat tona per shkeljet ligjore te bashes qe vet basha mos nxjerr asnje lek nga xhepi i tij, i mbushur po me vjedhje te taksave tone, por as ata qe blene ne kete pallat mos merziten e ti kundervihen Bashes. Ska gje paguan ky popull babaxhan, vetem Bashes mos ti hyj gjembe ne kembe edhe bashkepunetorve te tij qe kane blere hyrje atje mos tu shkojne leket ne hale. Mendon populli per hajdutet e vet, nuk i le ne balte. TURP! Te cohet ne gjyq Basha per vjedhjet ne rrugen e kombit, edhe tja zbresim nga miliona eurot e vjedhura leket per kete pallat i tere ilegal, qe nga trualli, tek leje e marre e deri tek ‘respektimi’ i lejes.TURP
O Zoti Maksim Haxhia, ke ndonje te aferm tendin aty tek ai pallati i Bashes? Se po te shohim si shume te propukuar ndaj prishjes se tij. O Zoti Haxhia do ti me i luftu Turqit!!!? Bahu nje grusht me qeverine per te miren e turizmit dhe te ardhmes se asaj zone.
ishin pikerisht keta te vdekurit qe votuan per Bashen kryebashkiak
Avokat Haxhia ke po mbron,shkelesit e ligjit,fallstifikatoret apo LULUSHIN
“SHPATAR ” !
Te falenderoj per referencen ne adrese time ,por edhe per sqarimin rreth ish shkolles “ZENEL MURRA “.
Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne dhe IRRITOHEN me EDI RAMEN qe kujtojne se EDI do demshperbleje hajdutet :
Mos u DEZ-ILUZIONONI nga EDI RAMA ,te cilin e njoh mire ,shume mire ne KARAKTER .
Ne se ai nje gje e vendos ,nuk ka me BIR KURVE qe ta kthej mbas .
Pas shembjes EDI RAMA me finese dhe super-inteligjence do te beje nje veprim qe eshte n eperputhje te plote me ligjin .
Po ,ata qe kane blere hyrje do te shpronesohen ,por jo nga SHTETI por nga ATA qe kane mashtruar dhe ata qe kane HEDHUR FIRMEN ,duke e ditur se qe ne 1937 ka patur nje PLAN ITALIAN per LUNGO MAREN ,plan te cilin ,nuk e vuri dot ne jete as regjimi i HOXHES .
Ky plan dihej nga te gjithe qeverrite POST -DIKTATURE qe nje dite do te zbatohej ,sepse ky plan KA PATUR FUQI PARA dhe PRAPA-VEPRUESE .
Une nuk jam vlonjat ,megjithese jam nga nje rreth JUGOR ,por te gjithe ne e dime se VIJA BREGDETARE 100 meter nga BUZA e UJIT i takon SHTETIT , i cili ne nje kohe ,per te OPORTUNE ,merr hapat e nevojeshme qe ne baze te studimit kombetar te vere ne jete ndertimin e PLANIFIKUAR .,bile kete e dine tew gjithe VLONJATET
Po ,per kete pune shteti do ti kompesoje PRONARET ne se ata me te vertete EGZISTOJNE ,sic edhe egzistojne PRONARET e ligjshem qe jane afer me shtepite e verdha njekateshe ,qe i ka bere ITALIA ne mes te dy luftrave boterore per kazerma ,por qe SHTERPAN -GJIKA nuk ja arriti dot qe ti bente PALLATE sepse HAKA do te veje tek i ZOTI dhe jo tek PAS-ARDHESIT e MURAT TERBAC GJIKES ,qe sikunder MURATI edhe keta te tjeter qe erdhen pas tij ne vitet ’35-sot ishin COBANE BAGETISH qe KANINJOTET PRONARE ,shumica PIJANECE ( po qe i kane pronat te trasheguara qe nga shekulli i XIV dhe deri me sot ), I i moren sic thashe per tu ruajtur bagetite ,por HARRUAN KANINJOTET se me shume se GJETIU ,tjeter TURKU kishte lene me shume FAREN e tij NE LABERINE e THELLE .
I marr parasysh te gjitha reagimet ,por keshtu qendron e verteta ,per ata qe nuk e dine ,apo per ata qe e dine ,por qe nuk jane te interesuar dhe e FSHEHIN qellimisht .
Kur te shembet mundesiht te jene brenda Berisha e Basha.
Degjoni o milet nje histori te VERTETE nga nastradini qe te bindeni te gjithe qe vendimi i Edi Rames per prishjen e pallatit te Bashes si nje Kulceder Perrallash qe ka kollofitur me mashtrime pronen publike eshte krejt normal dhe i llogjikshem.
Shpetim Gjika mund te jete socialist dhe dallaverat e tij i rendojne Partise Socialiste, por zullumet me lejet e tij te ndertimit qe bien ndesh me normat e projektimit dhe me planin rregullues apo urbanistiken e miratuar ja zbathin breket ketij kryebashkiaku te Vlores dhe e nxjerrin lakuriq si nje LEKAXHI pa ngjyre politike. Prandaj edhe nastradini shkruajti qe Edi Rama duhet te perkrahet dhe te pershendetet nga te gjithe shqyptaret e ndershem qe mendojne me koken e vet. Sepse po te lejohet PRECEDENTI i pallatit Basha Vlora dhe Shqypnia do te behet si nje HALE publike ne nje kohe kur Zoti i ka falur me bujari shume bukuri natyrore vendit tone.
Degjuam ne emisionin OIPINION te Blendi Fevziut shume njerez te irrituar per shkeljen e ligjit dhe te kushtetutes. Nje avokate histerike gjate gjithe emisionit vertiste dokumenta dhe letra per te mbrojtur kauzen e saj. Analisti Artan Hoxha pas saj i hidhte benzine zjarrit “ligjor” here pas here dhe fshihte doren bashke me Prec Zogajn qesharak. Prandaj edhe nastradini don te tregoje nje histori te VERTETE e cila eshte nje PRECEDENT i Drejtesise amerikane shume vite me pare dhe i njohur ne analet e Gjyesorit Boteror si:
RASTI I ROCKFELLER-BENSON
E gjithe kjo histori eshte pershkruar ne faqen e internetit si me poshte:
http://www.smethporthistory.org/coryville/oilarticle.html
por nastradini shkurtimisht do te tregoje se ne vitin 1878 miliarderi amerikan Rockfeller kishte krijuar Perandorine e tij te naftes STANDARD OIL dhe me ane te naftes po pushtonte hekurudhat e SHBA-s. Per cfare duhej nafta ate kohe? Per vetura dhe makina! mund te pergjigjen shume te paditur, por nastradini ju thote se atehere nuk ishin shpikur akoma motoret me djegje te brendeshme dhe nafta e Rockfellerit perdoren per ndricim tek lampat e vajgurit o milet i paditur. Pikerisht ne vitin famoz 1878 nje inxhinier i ri Byron Benson vendos te transportoje naften jo me hekurudhe por me tubacione dhe themelon firmen e tij TIDEWATER PIPELINE. Por tubacionet duhej te kalonin ne pronat e Rockfellerit dhe midis firmave konkuruese filloi nje lufte e vertete biznesi. Gjykatat ne nivelet e ulta i dhene te drejte Rockfellerit, por ku ceshtja shkoi ne Gjykaten Supreme te SHBA-s per cudine e te gjitheve kjo Gjykate i dha te drejte firmes TIDEWATER PIPELINE te inxhinerit te varfer por energjik Byron Benson per te kaluar tubacionet ne pronat private te miliarderit Rockfeller me nje vendim te formes se prere, vendim i motivuar me nje fjali te vetme:
INTERESI PUBLIK QENDRON MBI ATE PRIVAT!
dhe i dha fund luftes per biznesin e shperndarjes se naftes ne SHBA-s.
Le ta lexojne kete histori te VERTETE te nastradinit edhe media shqyptare dhe analistet e saj te pudrosur dhe krekosur ne studiot famoze TV, sepse ne fundit shqyptaret e paditur duhet te msojne nga eksperienca shumevjecare amerikane.
Sepse ndryshe pse i kemi dhe i mbajme Aleate Strategjike?
Kjo eshte Shqiperia qe premtoi dhe beri Sali Berisha, te vdekurit jane midis te gjalleve dhe kontribojne per shoqerine ” Demokratike “, keta mashtrues qe nga Xhaferi dhe Lulushi e duan plumbin mu ne mes te bkllit, ndersa avokati Haxhia e do nga pas, se eshte trashur shume.
-Neqoftese do ti jepen leket ketyre banoreve,qe jane strehuar privatisht,pse mos ti jepen leket njerezve qe u nxorren dhe po nxirren me VKM nga shtepite e ish pronareve,qe kane nga 70-vjet banore.Ku qendron ndryshimi se me duket se me prioritet duhet te kene banoret e strehuar nga shteti..
Prishjani dhe mos i ktheni asnje kokerr leku atij legeni. Ato leke qe ka blere truallin dhe qe ka ndertuar pallatin jane leket tona, te makinave tona qe na i merrte me karrotrec e na i conte ne pike te bllokimit. Dhe sa e sa pislleqe te tjera ne kurizin tone. Prandaj ai jo vetem qe nuk duhet te marri leke nga qeveria por duhet ti paguaje qeverise per demin qe i ka shkaktuar flores e faunes bregdetare dhe te paguaje edhe gjoben per shtesat e kateve dhe ambjenteve perreth.
m** vllahu i lul holandezit ne qymezin e vicidolit
Eshte e e cuditeshme si u be Xhafer Isufi,person Vip ne Shqiperi.njeriu me i pasur dhe me me me influence.
Xhafer Isufaj te nderuar miq eshte me origjine nga Rexhini i Kurveleshit,nga nje krahine me tradita e vlera shoqerore te pasterta,njeres te ndershem,patriot e puntore
.Edhe e shoqia eshte nga i njejti fshate.Ka qene oficer per rreth 24 vjet e gjysem.Kemi qene bashke shoke nga e njeta krahine dhe per nje periudhe te gjate kohe te te njetin reparte. ne Farke te Tiranes.
Ashtu sic ishte koha punuam te dy me ndershemeri,Xhaferi u pranua edhe ne radhet e partise punes.Xhaferi per 25 vjet rrejeshte nuk e njohu rroben civile edhe per kushtet ekonomike por edhe per dashurine per rroben ushtarke.
EDHE KUR SHKONTE NE FSHATE NE rEXHINE QE ISHTE ME LEJE ME UNIFORME SHKONTE.
E CUDITESHME MARRDHENIA E TIJ ME FIRMAT PIREAMIDALE.ai VETE DREJTUES E SHOQIA FINANCIRE.mE E CUDITESHME ESHTE NDRYSHIMI I KETIJ NJERIU NE KARAKTER ne marrdheniet me njerzit.keto 1o vjete e fundit Xhafer Isufi u kethye jo vetem njeriu protagonist ne jeten shoqerore,nga njerii i urte i edukuar nje njeri fodull mendjemadhe perfundimishte pa karaketrr si ai dhe familja e tij pa karaketer ne te gjitha drejtimet.Ofendoi dhe perdhosi Rexhinin,.si duket krushqia dhe serbi berei punen e vete tek ky injorante .
Ka marre prona e psuri te pa tundeshme,troje,zyra,shtepi dyqane .Si ka mundesi qe djali i tij aksioner ne disa firma vendase dhe me kapital te huaj,Si ka mundesi qe dajali tij qe ne moshen 22 vjec te behet nje nga njerzit me te pasur ne Tirane ku mori lekete kush ja dha pasurine,Kush e financaoi.Ne bisedat tona midis shokve kemi arritur ne nje perfundim familja Isufaj eshte vene ne sherbim te serbit kunder vendit te tij kunder fashtareve te tij kunder Rexhinit ky eshte nje nga njerezit me te korruptuar ne kete sistem.
Kerkesa jone eshte Xhafer Isufi te hetohet.Parat e dhe pasurite e firtuar nga gjaku i ketij populli ti sekuestrohen,Turp ketij bixhimsese servil familje dhe njerez te degjeneruar
Shqiptar,mos u merxisni,rekuroria nuk mer ne shqyrtim asnje dosje,ajo ka frik nga Saliu.Keshtu do te vej kjo pune RUMPALLE.
Ky eshte nje variant taktik i njohur qe ka dhene rezultate te shkelqyera me hetimet e vjedhjes se shekullit, ate per vjedhjet e fondeve te rruges Durres-Kukes qe shpetoji Lulushin.Te njejten taktike po ushtron prokuroria jone e (pa) varur.
Xhaferi humbi simiten… Dhendrri tij humbi piten…