“Pallati i Lulëzim Bashës” nuk ka vetëm problemin e ndërtimit pa leje, por një “kompleks problemesh” siç e quajnë specialistët. Përplasjet e pronësisë së pronarëve të vjetër, ndryshimi i hartave ortografike, shkelja e planit duke pushtuar edhe një pjesë të detit, dhënia e lejes pa u kryer verifikimi i saktë nga Urbanistika, deri tek dyshimet e shpërdorimit të detyrës të institucioneve vendore. Prokuroria ka pasur disa herë mundësi për ta hetuar dhe zbardhur çështjen, por duket se e ka varrosur me një justifikim se nuk ka konflikte pronësie. Nga ana tjetër banorët pretendojnë se kanë Hipotekë, por çudia është se si është siguruar ky dokument, kur ndërtimi ka dalë nga plani dhe ka shkuar në det.
Por një prej banorëve të Vlorës, akuzon Xhaferr Isufin, vjehrrin e Lulëzim Bashës, se i ka vjedhur një sipërfaqe toke ku dhe është ngritur pallati gjigant i quajtur “Kompleksi Jon”, në Ujin e Ftohtë. Pas aksionit të ndërmarrë nga INUK dhe Policia e Shtetit, që në matje gjetën me probleme ndërtimin 11-katësh dhe i vendosën shiritin duke e bllokuar, është ngritur edhe ankesa konkrete nga personi që pretendon pronësinë me dokumentacione. Qytetari, emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur, i ka thënë autoriteteve të INUK dhe Policisë, se atij i kanë grabitur një sipërfaqe toke në bregdet, që është në pronësi të familjes së tij. Burime të besueshme i thanë gazetës “Dita”, se edhe prokuroria ka kryer hetime pak javë më parë për problemet e pronësisë, urbanistikës dhe ndërtimit në këtë zonë, por nuk dihet ende përse nuk janë kryer referime ligjore, ose të bëhet transparent rezultati i këtij hetimi. Madje Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia, janë kapur në befasi nga qytetari, i cili u ka shpjeguar se një pjesë e tokës ku është ngritur pallati, i përket familjes së tij. Mësohet zyrtarisht se INUK dhe Policia kanë nisur verifikimin e këtyre dokumentacioneve, për të vlerësuar sipërfaqen e përvetësuar pa të drejtë kompensimi. Sipas dëshmisë së denoncuesit, firma që ndërtoi “Kompleksin Jon”, i ka marrë me forcë një copë toke të trashëguar dhe ai ka përfituar vetëm një pjesë të saj. Jo vetëm nuk është kompensuar apo dëmshpërblyer, por edhe është detyruar që të mos e ngrejë si shqetësim publik dhe ta ndjekë në rrugë ligjore.
Të pyetur për operacionin më të fundit, që bëhet jo vetëm për disiplinimin e bregdetit, por edhe për ndërtimin e shëtitores “Lungomare” në Vlorë, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme shpjeguan se përsa i përket hapësirës ku është ngritur pallati, nuk është vetëm problemi i shkeljes ndërtim pa leje. “Aty ka një kompleks më të gjerë problemesh dhe dyshimesh për parregullsi. Nuk është vetëm çështje e ndërtimit pa leje. Ndaj edhe INUK po kryen verifikimet e të gjithë dokumentacionit, për të nxjerrë shkeljet dhe më tej proceduar ligjërisht sipas problemit që do të rezultojë”, thanë burime zyrtare për gazetën “Dita”. Mësohet se një prej dyshimeve është mbushja e detit me inerte, duke nxjerrë një sipërfaqe sikur të ishte tokë bregdetare dhe jo ujë. Por në hartat e vjetra ajo sipërfaqe figuron hapësirë detare, ndaj do të verifikohet edhe leja e dhënë, edhe hipoteka e pretenduar nga firma dhe banorët. Një tjetër problem është konflikti i pronësisë mes pretenduesve. Në atë zonë ka pasur një shkollë publike, kurse trualli ka disa pronarë. Një prej tyre pretendon se ia kanë marrë me forcë një sipërfaqe toke, drejtuesit e firmës. Një tjetër dyshim është ndërtimi i pallatit me sipërfaqe më të madhe nga ajo e miratuar në lejen e dhënë më 2010 nga KKRT-ja e Bashkisë Vlorë. Matjet e kryera kanë konfirmuar paraprakisht dyshimet. INUK do i specifikojë ato në ditët në vazhdim dhe pritet që të procedohet penalisht sipas rasteve. Një prej procedimeve mund të jetë “pushtimi i tokës”, i pretenduar nga qytetari nga Vlora. Një tjetër ndërtimi i paligjshëm në det, dalja nga projekt-plani apo dhënia e lejes në mënyrë të paligjshme nga KKRT-ja dhe anëtarët e saj. Edhe në 9 shtator të vitit 2011, ky ndërtim është bllokuar dhe kallëzuar në prokurori nga ish-kreu i INUK, Gjergj Bojaxhi, por më pas u lejua të ngrihej, në rrethana ende të panjohura dhe që po hetohen aktualisht.
Tashme kur “prishjet”po behet teme e dites ,njerezit pyesin :pse duhet te behen lexuesit tifoze?Nese ka shkelje qofte dhe te pjeseshme me pergjegjesine qe u jep ligji organet e reformuara te veprojne po ne baze te ligjit.Se kush eshte emri i pronarit kjo pak ka rendesi per publikun.Emri mund te ndergjegjesoje organet ligjore per te hetuar me me paanshmeri.Beni nje bilanc ne kthimin e pronave fizikisht apo financiarisht.Gjendesh para fakteve monstruoze kush i ka perfituar para rradhe apo dhe padrejtesisht.Te mos pritet qe te dalin ca ankesa dhe mbi to te behet hatimi.Jo,qeveria e re duhet ne procesin e marrjes ne dorezim te detyres te “inventarizoje”cdo detaj qe ka te beje me pronat me hartat dixhitale ose jo dhe me short apo njeherazi te beje verifikime dhe denoncime.Po te pritet per me pastaj do t/i takoje ndonje qeverie tjeter te beje lojen e k u n g u ll e sh k a ve,kjo nuk duhet te ndodhe!E perseris emri i ligjshkelesit nuk perben kusht apo parakusht ne kodin e procedurave.Media si dhe gazeta e nderuar Dita mund te ndihmoje duke hapur rubrika denoncimi.
Me se e vertete, mos e ktheni ne teme te dites dicka qe s’na intereson se kujt i perket. Shembeni si shume ndertime te tjera asaj udhe, denoni ata qe kane shkelur ligjin dhe te biem rehat.
Mos u allakatuni kote se ka plot argumente per tu rrezuar .Ajo qe me ligeshton jane mashtrimet qe kane bere me blersit e banesave.Midis tyre ka dhe njerez te ndershem qe kane derdhur djersen e tyre . Te mos mendohet te shembet apo te mos shembet por te gjenden rruge per te kompesuar ata qe jane strehuar brenda .
O Shpatar.Sipas teje duhet te mendoje qeveria per ata qe kane blere shtepi ne kete kompleks .Kjo eshte e zgjidhur.Ata qe jua kane marre leket e djerses,t’jua kthejne.Jo qeveria.
Duhet te ndahen gjerat. Nese duhet te shembet duhet te shembet me njehere.Sa me shume dite qe te kalojne aq me keq eshte.Perkrahejen e popullit e kane ne ç’do kohe.
Te denohen te gjithe ata qe kane abuzuar me pushtetin. Pa ndeshkimin e tyre ska te ardhme drejtesia. Dhe te mos jepet asnje leke I taksapaguesve per te “demshperblyer kete hajduteri. Nese do te duhet te demshperblehe le te konfiskohen pasurite e ketyre qe kane abuzuar apo nuk kane kryer detyren e tyre”
edhe nje shkelje po ta kishte tritol mos prisni ai vrases hajduti i kombit mafioz me klenet e droges ne hollande
TE gjithe ne vlore e dini se ai pallat duhet prishur .GJITHE shqiperia e di se ku del emri i pronave te SALI BASHES dhe LULEZIM BERISHES me klanin e tyre era e asaj prone vje ere gjaku e fkarenjeve shqipetare . Ama edhe RAMA ta dije mire se po nuk sekuestroi e shkaterroi pasurit e paligjshme te krimit e konomik dh po nuk i dergoi ne burg kriminelet e 21 JANARIT i ka ditet e numuruara . BOLL ka durue ky popull kaq fukara , tani ai eshte zgjurar .per kete votuan shqipetaret , per te shporruur hajdutet e kriminelet .
-neqoftese egziston edhe nje shkelje e vetme,ligji duhet te veproje.i barabarte…
-nuk duhet te guxohet me,..ose te themi se mafia po fle.bashke me ligjet..
gjuha me kumbuese qe duhet perdorur ne kete rast eshte ajo e dinamitit ,ne te kundert miratoni per ndertimin rreth atij pallati 4 ose 5 pallate te tjera si ne cdo lagje te shqiperise,pasi te gjithe duhet te jemi te barabarte edhe para moszbatimit te ligjit ,dhe nuk shoh asnje arsye pse banoret e ketij pallati duhet te kene privilegje me shume se te tjeret.
Ju lumte te gjitheve per mendimet. Nuk ka c`pritet me.
Kur do ti vije radha ketij Baftjar Zeqos? Shkoni si e ka kjoskezuar Fierin…Shikoni si i ka firmosur ato lejet e ndertimit…. pa nje plan urbanistik dhe pa plan zhvillimi te qytetit… Fierin e bukur ku lindem , u arsimuam e u kulturuam e ka kthyer me keq edhe se fshati i tij Buzmadhi, qe ka dale ne drite nga rruga e re Levan- Fratar. Per keta drejtues lokal qe u sollen ne kete menyre me besimin dhe me voten, per ta shperdoruar keshtu, ate qe kishin ndertuar prinderit tane e ne vete, qe na lane pa shpresen per te jetuar edhe ne qytein tone e qe s’lane asnje shenje per kujtimet tona,… burgu eshte pak. Keta nuk duhet te duken me ne faqen e dheut.. Me mire te rrine te izoluar, sa t’i harrojne njerezit se ka pasur dikur nje krimb si Baftjar Zeqo, qe u be qytetari nr.1 i Fierit, duke gerryer si krimb, duke u zvarritur si krimb e te largohet si krimb duke lene gjurmen qe le nje grimb kur leviz.. Sa e peshtire eshte gjithe kjo qe kane bere keta vemje…
… a ta shembim apo jo?
Jo! Jo! Po! Po! jo Joo! POOOOO!
Nese eshte brenda normave ligjore: I ndertuar me leje sipas projektit, ne prone te ligjeshme,bazuar ne ligjin e qeverise Berrisha- 100metra larg bregut te detit ,nuk duhet prishur. Por nese ka edhe nje shkelje te vetme te prishet. Edhe se duhet te liroje hapsiren per projektin e LUNGO MARES te prishet njesoj siç jane prishur shtepite per bulevardin e ri te Tiranes dhe per Unazen e RE te Tiranes. Emrat e pervetshem nuk me interesojne.Ligji te zbatohet. Ju perqafoj te gjitheve te majte dhe te djathte.
QE NESER TA SHEMBIN . POR QEVERIA DUHET TE SIGUROJE TE GJITH ATA QE KANE BLERE HYRJE TE AI KOMPLEKS, PER MENYREN SE SI DO ZHDEMTOHEN, SEPSE ASNJERI PREJ TYRE NUK ESHTE FAJTOR. SE NE MOMENT QE LEJON TE BEHET NJE 11 KATESH ASNJE NUK MUND TE MENDOJE QE AJO NDERTESE ESHTE ILEGALE..PER NDRYSHE DO HAPEN PROBLEME SOCIJALE SHUME TE MEDHA.
Ju lutem mos u merrni me me ate se kujt i perket pallati, kush e ka ndertuar pallatin , etj., me mendimin qe ti beni probleme te dites. Ju lutem denoni ata qe kane shkelur ligjin dhe shembni pallatin po te jete jashte ligjit. Zbatoni ligjin, zbatoni ligjin, zbatoni ligjin kudo dhe mbi kedo. Kjo eshte demokracia, kete kerkojme Ne!
Tritoli.c4,Dinamiti,Amoniti -Te bombardohet!
Pallati i vjerrit eshte ndertuar me leket e popullit ,me firmat piramidale ,prandaj krisen dhe iken ne hollande ,dhe tani erdhen te investojne .Ne burg.
pun te mbre mos u vononi hajt me krahe te lehta