Deputeti Edi Paloka, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ka bërë një analizë të situatës politike në vend, aleancave dhe kundërshtarëve të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme. Duke iu përgjigjur pyetjes se a do të jetë sërish LSI pjesë e aleancës me PD, Paloka thotë se LSI është e interesuar ta ruajë aleancën e deritanishme.
“Sistemi aktual zgjedhor i bën shumë të rëndësishme koalicionet dhe PD-ja ka treguar që është forca më e predispozuar për formimin e koalicioneve të gjera dhe respektimin deri në ekstrem të aleatëve brenda koalicionit. Sa më lart, mendoj që edhe LSI-ja është e interesuar ta ruajë aleancën me PD-në, përveç faktit që kjo aleancë është krijuar duke pasur parasysh një interes madhor të shqiptarëve siç është integrimi i Shqipërisë. Drejtuesit e LSI-së edhe këto ditë janë shprehur se i qëndrojnë synimit të tyre dhe se do të bëjnë aleanca me ato parti që janë për integrimin e Shqipërisë e jo me ato që dolën kundër”, thotë Paloka.
Ndërsa në lidhje me partinë e Topit, deputeti i PD-së shprehet ai e ka bërë të qartë orientimin e tij që në zgjedhjet e 9 majit, ku votoi për Edi Ramën.
E marte lumi Shqiperien kur u be edhe ky bajga imoral, qe edhe kusherirat e tij kane frike ti shkojne ne shtepi se i c’nderon, qe te nma drejtoj vendin! Ky plehurine e Pd, ka nderuar dhe emrin se ne gjendje civiel e ka emrin Eduart
NGA ALI ASLLANI:
ç’ke moj zemër që rënkon!
Njëher’ varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për të bër’ një stan të ri!
Shitet vendi për para, me para e për para
Bëhet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe!
Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn’ i ri
Para shokut te dikurshem vari buz’ edhe turi!
E përhera me dy faqe, që të haj’e qe te bluaj,
Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!
Na te urt’ e te mendafshte s’qeme te zot te bënim zë
Ku fillon me thash e theme hij’ e vetes te përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç’kërkon ne gji te gjembit te kendoj’ një dallëndyshe?
Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç’ke moj zemër që rënkon?!
Paloka eshte nje medioker por edhe nje trim frikacak.Trim me Saimir Tahirin dhe frikacak me Paulin sterkaj dhe hengri nje grusht ne parlament nga nje deputet i PS dhe nuk reagoi.Lum Berisha qe e ka.