Është quajtur edhe “viti i kometave” ky i sivjetshmi, pasi dy të tilla do të jenë të dukshme me sy të lirë. Tashmë e shfaqur në hemisferën jugore është “Panstarrs”, shoqëruar nga një tjetër kometë dhe pritet “të përshendesi” këto ditë marsi edhe hemisferën e veriut. Astronomët dhe të pasionuarit e qiellit kanë përgatitur dylbi dhe teleskopët për të vëzhguar kometën Panstarrs, që do të kalojë përreth 160 milionë kilometër larg nga Toka, duke përshkuar orbitën e Mërkurit.
Kometa C2011/L4, cilësuar ndryshe PANSTARRS, është një masë prej shkëmbijsh dhe akujsh. Bëhet fjalë për një kometë joperiodike, ose me kohë të gjata kthimi (llogaritet 110 mijë vjet). “Panstarrs” u zbulua në qershor 2011, nga një teleskop që i dha emrin edhe kometës, instaluar në vullkanin Haleakala (i shuar) në Hauai.
Këto ditë kometa “Panstarrs” po kalon në distancën minimale me Tokën (160 milionë km), duke vijuar udhëtimin e saj të gjatë drejt Diellit. Do të afrohet në vetëm 45 milionë nga ylli ynë më 10 mars, kur të jetë në perihelin e tij (perielio- pika e orbitës më e afërt nga dielli). Kometa është tashmë afër parashikimeve fillestare referuar ndriçueshmerisë së saj, pasi në muajin janar e madje deri disa ditë më parë, kurba e ndriçimit të saj ishte lehtësisht më e dobësuar. Kështu ndërsa “Panstarrs” dukej në pikën e shpërbërjes, javën e kaluar pati një rritje të re të shkëlqimit, duke u bërë më e ndritshme në ditët pasuese.
Kjo nënkupton se mund të jetë e vëzhgueshme edhe me sy të lirë pas pak ditësh nga hemisfera veriore. Mbrëmjet e kaluara, vëzhguesit e qiellit në jug të botës kanë vëzhguar pas perëndimit të diellit, pa ndihmën e instrumenteve. Është mundur të vëzhgohet gjithashtu edhe me dylbi të zakonshëm apo teleskopë të vegjël duke e parë të tërën, ku nuk kanë munguar edhe krahasimet me një miniaturë të kometës “Bennet”, e cila në pranverën e vitit 1970 dhuroi spektakël në qiell, në agim.
Si mund të vëzhgojmë e fotografojmë kometën PANSTARRS
Astrofizikanti Manuel Floris shpjegon për gazetën “Dita” për të gjithë të apasionuarit pas astrofizikës mënyrën se si mund të vëzhgohet dhe fotografohet kometa “Panstarrs”.
“Panstarrs” është e para kometë e ndriçuar për 2013-n dhe do të fillojë të jetë e dukshme në anën perëndimore, menjëherë pas perëndimit të diellit nga 7 marsi. Fillimisht do të jetë e vështirë të dallohet ndër dritën që lë pas perëndimi, por me kalimin e ditëve, do të largohet gjithmonë e më shumë nga dielli dhe do të mund të jetë e vëzhgueshme edhe me sy të lirë.
Ditët më të mira për ta vëzhguar janë përfshirë mes 12 e 14 marsit, por do të jetë e dukshme për gjithë pjesën tjetër të muajit, deri në ditët e para të prillit. Është parashikuar që magnituda e saj do të jetë e barabartë me 2° më pak, ndaj do të jetë një fenomen mbresëlënës, jo vetëm për sytë tanë, por edhe fokusuar me dylbi të zakonshëm të tipit 8×40, 7×50 o 10×50 dhe një makinë fotografike.
Për të mundësuar fotografimin është e nevojshme të kesh një makinë fotografike refleks, një stativ, ose një rrafsh mbështetës stabël dhe të gjesh një vend mundësisht të lartë me pamje të lirë drejt perëndimit.
Makina fotografike e montuar në mënyrë të qëndrueshme mbi stativ, për të mundur fotografimin e Panstar, do të duhet të impostohet koha e ekspozimit disa sekonda, diafragma në vlerën minimale të mundshme (zakonisht f/3,5 ose më pak), sensibiliteti ISO nga 300 në 1600 dhe në fund të pajiseni me një kabëll për të aktivizuar shkrepjen nga distanca dhe minimizuar kështu vibrimet. Nëse nuk i keni, një tjetër mënyrë efikase për të minimizuar vibrimet, është ajo e vetëshkrepjes.
Meqë dimensionet që duken të kometës mund të lëkunden ndërmjet 2° dhe 3°, ose nga 4 deri në 6 herë sa dimensionet e hënës, për të mundur fotografimin me një zmadhim të mirë, mund të përdoret një teleobjektiv të paktën 130- 200 mm vatëror, por në rast të tillë këshillohet të mos përdoren kohët e ekspozimit më shumë se 4-6 sekonda, në të kundërt do të duket shiriti i kometës i luhatur.
Pas marrjes së këtyre këshillave të thjeshta, mirë është të bëhet ndonjë provë, duke impostuar kombinime të ndryshme, në të kundërt mund të provohet të realizhohen foto me elemente tipike të peisazhit, si: pemë, mal, shkëmb, ose monument. Do të jetë në shijen tuaj të përcaktoni më pas kuadrin për të fotografuar këtë kometë.
Mbrëmë astrofizikantët në Itali janë mbledhur për ta parë e fotografuar këtë kometë.