Ndërsa papa Benedikti XVI është ende në detyrë, në Irlandë kanë nisur bastet e para për pasuesin e tij. Shteti katolik ka bashkuar pasionin për fenë me atë për bastet, duke hedhur edhe koeficientët e parë për secilin prej kardinalëve që mund të jenë kandidatë të mundshëm. Kështu, për Paddy Power, një prej kompanive më të mëdha të basteve, papa i ardhshëm mund të jetë afrikan, duke shënuar në këtë mënyrë një kthesë historike për kishën.
Më favoriti duket se është kardinali nga Gana, Peter Turkson, i cili ka koeficientin 6. Ndërsa nigeriani Francis Arinze duket se e ka pak më të vështirë, pasi kompania i ka vendosur koeficientin 7.
Ndërkohë, arqipeshkvi i Milanos, Angelo Scola, kuotohet me koeficientin 8, numër me të cilin shoqërohet edhe emri i kardinalit kanadez, Marc Oullet. Mundësitë më të vogla duket se janë për brazilianin Oscar Rodriguez Mariadraga, i cili e ka koeficientin 11. / Përgatiti: Gazmira Sokoli