Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Beogradin.
Kjo vizitë vjen përpara një raundi tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton (Catherine Ashton), javën e kaluar u takua me udhëheqësit e të dyja vendeve. Eshton ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Serbia po merr pjesë në bisedimet në shpresën e përmirësimit të mundësive për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.
Leave a comment