Tashmë dihet se, më në fund, shteti i ri i Kosovës doli nga një ngërç politik 6 mujor, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Për 6 muaj u përplasën të gjitha rrymat, mëritë, ndasitë; u hodhën në tavolinë të gjitha dëshmitë e debatet, u dëgjuan fyerjet, betimet e mallkimet; u bënë plane dhe u sajuan skenarë, u ndërtuan qeveri në hije dhe njerëz në dritë; dolën nga prapaskena në foltore njerëz të padëgjuar dhe heshtën të mençurit; u rrah gjoksi se nuk do të jem kurrë me këtë dhe nuk e tradhtoj atë tjetrin, si të ishte fjala për fate vetjake; dhe më në fund, gjithçka përfundoi aty ku kishte nisur… u bë një koalicion i madh, në të cilin, dy partitë e mëdha, tashmë historikisht rivale, PDK dhe LDK, e ndanë qeverinë në dy pjesë dhe në secilën pjesë vendosën liderët e tyre.
Që kur u bë marrëveshja e njohur në zyrën e presidentes Atifete Jahjaga, gjërat janë ditur se si do të rrjedhin. Këmbëngulja e PDK-së për të pasur rishtas kryeministrin nuk rezultoi si një sukses i radhës; më në fund, LDK-ja si në reklamat e spotet televizive, dha dy për të marrë një. Lëshoi postin e tashëm të shefit të Kuvendit dhe postin e ardhshëm të presidentit, dhe mori postin e kryeministrit.
Ajo që ngjalli më shumë debat ishte përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, figurës së dytë politike në PDK dhe njëkohësisht njeriu më i afërt i Hashim Thaçit. Opozita, megjithëse e dinte se kush do të zgjidhej, e braktisi sallën e Kuvendit, dhe më të ashprit ndaj tij, deputetët e “Vetëvendosjes”, e quajtën një turp zgjedhjen e tij, pasi ai është, sipas deklarimit publik, “njeriu i nëntokës”.
Kadri Veseli ka shumë kohë që ka qenë nën goditjet e forcave politike. Thuajse të gjitha deri më tani e kanë sulmuar ashpër atë, deri aty ku nuk është menduar se mund të shkohet, dhe e gjithë kjo lidhet me faktin se, që nga fillimet e luftës çlirimtare e deri para dy viteve e më shumë, ai ishte shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës. Statura e tij politike e njerëzore është lidhur gjithnjë me këtë funksion, i cili për shumë kënd në politikë ishte jashtë normalitetit dhe ilegal; për disa ishte subversiv dhe i dëmshëm, për të tjerë i dobishëm; por që në fakt, për shumë vite ai ishte partneri i vetëm i dobishëm i shërbimeve inteligjente të mjaft vendeve perëndimore.
Në Kosovë, para luftës dhe pas saj, nga dy forca të ndryshme politike, njëra nga të cilat edhe ushtarake, nga LDK dhe UÇK-ja, janë ngritur dy shërbime informative. LDK-ja, me një vendim të Ibrahim Rugovës në cilësinë e kryetarit të LDK-së, ngriti shërbimin e saj, i cili më pas mori emrin “Sigurimi i atdheut”; ndërsa UÇK-ja ngriti Shërbimin Informativ të Kosovës. Përmes një vendimi të posaçëm, i bërë publik më vonë, detyra e parë që mori “Sigurimi i Atdheut” ishte hetimi i “krimeve” të luftës që po bëheshin nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, evidentimi i tyre, dhe në fakt kjo gjë u bë. Shumë nga dosjet e krijuara në atë kohë e më pas nga “Sigurimi i Atdheut” u bënë pjesë e dosjeve që shkuan nëpër hetuesitë e ndryshme dhe u përdorën nëpër seancat e pafund të gjyqeve, shumë nga të cilat përfunduan në një gotë uji. Shërbimi Informativ i Kosovës u ngrit pas konsultimeve me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, si një domosdoshmëri e luftës çlirimtare, pasi, si çdo luftë, edhe kjo do të kishte penetrimet e shërbimit të fshehtë kundërshtar, në këtë rast atij serb. Figura të rëndësishme shqiptare të UDB-së, pas luftës, në emisione televizive kanë pranuar se në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dërguar disa dhjetëra informatorë, detyra e të cilëve ka qenë të informonin gjerësisht për veprimet e ndërmarra, objektivat, hierarkinë komanduese, si dhe të depërtonin sa më gjerë në rrjetin komandues. Pikërisht nga “Sigurimi i Atdheut” do të survejoheshin me ditë e natë shumë nga kuadrot drejtuese të luftës çlirimtare dhe do të bëhej minimi i luftës, si ndodhi në Zonën Operative të Dukagjinit, ku përmes disfatizmit dhe mashtrimit, në fare pak ditë, u dorëzuan tek forcat ushtarake serbe me mijëra armë, futja e të cilave në Kosovë kishte kushtuar edhe jetë njerëzish. “Sigurimi i Atdheut” nuk do të shuhej pas luftës, përkundrazi, shumë prej elitës drejtuese do e gjenin veten në poste të ndryshme pranë presidencës apo si “këshilltarë” të strukturave hetuese në Kosovën unmikase apo eulekse. Një katërshe komanduese e saj, si Ramë Maraj, Sali Cacaj, Shpend Shala, Tahir Zema, do të ishin ndër njerëzit më të afërt të presidencës së kohës. Në fakt, gjatë gjithë kohës që ka vepruar (sepse aktiviteti i saj u ndërpre më përpara se të ndërpritej aktiviteti i SHIK-ut), ajo nuk ka pasur partneritet apo bashkërendim me strukturat ndërkombëtare, dhe u bë e rrezikshme me shfaqjen e saj të uniformuar dhe të armatosur në varrimin e një drejtuesi të tyre. Kjo shfaqje, si duket, e bëri urgjentisht të domosdoshme shpejtimin e mbylljes së një aktiviteti, i cili edhe sot nuk dihet mirë se çfarë ka mbartur pas luftës, me përkushtim të shërbimit ndaj proceseve hetuese ndaj lëvizjes çlirimtare dhe bartësve të saj. Megjithatë, çuditërisht, megjithëse ishte më shumë se sa legale, ajo asnjëherë nuk u shtendos nga opozita, askush nuk e njësoi atë me një strukturë ilegale, pas së cilës qëndronin njerëz të armatosur, dhe jo pak të dhunshëm. I gjithë mllefi është përqëndruar tek Shërbimi Informativ i Kosovës dhe shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli.

A është Kadri Veseli njeriu i nëntokës? Nga të gjithë njerëzit e stafit të lartë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeriu me të cilin kam pasur të bëj më së pakti dhe që e kam takuar jashtëzakonisht rrallë, ka qenë pikërisht Kadri Veseli. Prioriteti im në atë kohë ka qenë diçka tjetër, çka nuk lidhej me detyrën që kishte marrë përsipër Kadri Veseli, sipas një vendimi të posaçëm të Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i së cilës ishte edhe ai.
E di se shumë njerëz nuk do të jenë të një mendje me atë që do të them më pas: Por ky nuk është meraku im. Unë e di se në të gjithë këto muajt e fundit, Shërbimi Informativ i Kosovës është sulmuar kaq shpesh dhe kaq me ngulm, sa që nga përsëritja, është e mundur që edhe shumë të tjerë që i kanë ditur punët, të mendojnë se shumëçka paska ndodhur. Për të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës është akuzuar pikërisht SHIK-u. Për të gjitha aksidentet, të gjitha përplasjet, të gjitha veprimet që përbëjnë shkelje të rëndë të ligjit, gjithnjë e gjithmonë, njerëz të rëndësishëm të opozitës , kanë gjetur këtë shërbim.
Kosova e pasvitit 1999, e edhe më parë se kaq, nuk është vepër vetëm e shqiptarëve të Kosovës dhe e minoriteteve. Më shumë se e jona, ajo është vepër e botës perëndimore, e mendimit politik të saj, e përpjekjeve dhe ideve që kanë pasur. Jo të gjitha idetë kanë qenë të mbara, jo të gjithë njerëzit e komanduar aty kanë qenë të ndershëm, jo të gjitha vendimet kanë qenë në përputhje me liritë dhe të drejtat e njeriut. Kosova, më shumë se një shtet i rregulluar, në të gjitha këto vite i ka ngjarë një shteti në ndreqje e sipër, ku gjërat herë bëhen mirë e herë bëhen mbrapsht. Dhe duhet thënë e pranuar se, e gjitha ajo që ka ndodhur aty, me të mirat e të këqijat, me liderët e ata që synonin të ishin liderë të së ardhmes, ka shkuar në shoshën e tyre. Kjo është normale. Unë dua të besoj se politika ndërkombëtare ka pasur që në fillim synimin që në strukturën e shtetit që po ngrihej të mos depërtonin figura që kishin pas vetes gjurmët e së shkuarës udbashe; që në filtrin e politikës të kalonin ekstremistët politikë dhe sidomos radikalët islamikë. Përvoja e fituar në Bosnje e bënte të domosdoshme këtë vëzhgim të pandërprerë, pasi mund të bëhej bosnjëzimi i Kosovës në linjën radikale islamike. Sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë Shërbimi Informativ i Kosovës, por tkurrjen deri në rrënjë të ekstremizmit islamik, mendoj se duhet të respektohet. Duhet të jesh naiv të mendosh se ky shërbim i inteligjencës, i cili rrethohej legalisht me këshilltarë nga strukturat më të fuqishme të inteligjencës ndërkombëtare perëndimore që bashkëpunonte me to, që kishte krijuar departamentet dhe kishte ngritur një sistem të tij të paqtimit dhe jo të urrejtjes, është lejuar sepse ashtu i ka dashur qejfi Kadri Veselit apo Hashim Thaçit. Hendeku që u krijua nga shuarja e SHIK deri në krijimin e Agjencisë përkatëse të Kosovës, është ajo në të cilën buluan shumë shpejt rrymat ekstreme islame dhe ndodhën këto që i dimë të gjithë.
Në kohën kur Kadri Veseli është bërë pjesë e lëvizjes çlirimtare, të paktë ishin ata që kishin vendosur të qëndronin gjatë në këtë proces. Koha tregoi se disa u thyen, disa u larguan. Mjaft edhe u vranë, dhe këto ishin edhe miqtë e shokët e Veselit. Por në fakt ishin njerëz të sprovuar, shumica e të cilëve kishte bërë burgime të rënda në regjimin e Millosheviçit ose para tij. Tani, opozita kërkon që këta të mos jenë më pjesë e proceseve. Për cilin shkak? Se ishin pjesë e SHIK-ut. Për këtë shkak edhe protestoi ndaj zgjedhjes së Kadri Veselit në postin e shefit të Kuvendit të Kosovës. Mjaft nga këto opozitarë të sotëm kanë qenë miq e shokë të tij, mëria nuk është veçse prirje e çastit pas zemërimit të gjatë; një pjesë ishin fare të rinj, ose nuk kishin lindur ende kur Kadri Veseli u bë pjesë e lëvizjes çlirimtare. Disa nuk qëndruan si duhet në burgimet që u ndodhën, dhe thyerjen e tyre mundohen ta kalojnë tek një njeri që nuk u thye.
Kadri Veselin e kam njohur herët. Fillimisht nga larg, si “Luli”, një emër i dytë i tij ky, e më pas si “Djemtë”, një emër i përbashkët që kishin në organizatë ai dhe Hashim Thaçi. Ka pasur raste edhe kur jam ndjerë i thyer, ashtu si ka pasur raste që i kam besuar skajmërisht. Kjo e fundit ka ndodhur më shpesh, e sidomos pas një bisede me njërin ndër figurat më të ndritura të Kosovës, Fehmi Lladrovcin. Po e tregoj ngjarjen:
Në muajin prill 1998 isha i ftuar në BBC. Bota mediale ishte e etur për lajme nga UÇK-ja, dhe funksioni në të cilin isha zgjedhur, si kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ndoshta e bënte bisedën më pak rutinore. Pas intervistës, së bashku me Pleurat Sejdiun, përfaqësuesi politik i UÇK-së në Angli, patëm takime të veçanta me reporterë të njohur, njëri nga të cilët bëri më pas intervistën e famshme të Fehmiut në BBC. Ai na kërkoi që të pajiseshim me leje kalimi për në zonat e luftës dhe të kishim një adresë ku mund të shkonin. I dhashë adresën e Fehmiut, i cili ishte në Drenicë, dhe i telefonova atij. I tregova se do të shkonte njëri ndër reporterët më të njohur të BBC dhe kërkonte një intervistë nga ai. Pasi më dëgjoi, ai kishte zakonin e mirë të të dëgjonte me vëmendje deri në fund, më pyeti në se kisha biseduar edhe me “djemtë”, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. I thashë se nuk ishte e nevojshme, aq më tepër, i thashë me mendjelehtësi, se unë isha kryetari i Organizatës. Përgjigjja e tij më erdhi befasuese: “Bacë, ata janë këtu, unë i njoh ata si liderë dhe do të bëjmë gjithçka së bashku”.
Thashë se më erdhi befasuese përgjigja e tij, pasi askush tjetër, ndoshta me përjashtim të Ibrahim Kelmendit, nuk kishte pasur aq përplasje me to. Dhe i thashë vetes: “Kur i njeh ai në mesin e Drenicës, kush dreqin je ti”.
A kanë bërë krime njerëzit e Shërbimit Informativ Kombëtar? Këtë nuk e vendos dot një njeri i vetëm e as një diskutim partiak në një sallë kuvendi. Në Kosovë ka struktura të posaçme, të cilat deri më tani nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj një shërbimi që ka qenë gjithnjë nën kontrollin e tyre. Nuk e di se çfarë kanë bërë njerëz të veçantë të saj. Unë njoh e kam miq disa prej drejtuesve të saj. Nuk mund të besoj se ata që kanë bërë dhjetëra vite burg për lirinë dhe jetën, u futën në lojën e politikës për të privuar lirinë dhe jetën e të tjerëve.
Kosova e ka tashmë shefin e ri të parlamentit. Si çdo rishtar në një detyrë edhe ai do të bëjë gabimet e tij. Edhe po të ishte dikush tjetër, ai përsëri nuk do të ishte i dashur për opozitën. Kjo ndodh në të gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Në opozitën e sotme unë jam i bindur se ndodhen liderë të aftë, ndaj të cilëve besoj plotësisht, dhe që vitet e luftës i kanë bërë më njerëzorë. Do të kisha qenë shumë i lumtur kësaj nate nëse Kosova do të kishte një kryeministër tjetër, e aq më shumë i lumtur nëse do të kishte qenë ai Ramush Haradinaj. Në Kosovë ai është njeriu që e ndjej më afër vetes dhe që i besoj deri në momentin e fundit. Ndoshta ai është njeriu më i apasionuar pas Kosovës. Mjerisht nuk u bë kështu. Mjerisht filloi një sprovë e re politike, por në këtë sprovë, para se të hedhim gurin e parë, le të mendojë secili për mëkatet e veta.
Pas gjashtë muajve filloi një risi politike. Si do të vejë? Kjo është një temë e së ardhmes.
komandant ramushi nuk ka kaluar ‘filtrat’ amerikane qe jane dora e fundit ne prapaskene qe vendosin per fatet e gjithe kombeve,,,,,,,kete gje ti bedri e din shume mire ,,,,,,,po nuk ta lejon posti ta thuash hapur,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
Çështje për të cilat nuk mund të bëj dot një koment të mirë pasi e njoh pak Kosovën? Por këto që thotë z. Bedri më duken bindëse sidomos për Ramushin pasi përputhen me ato që më ka treguar shoku dhe kolegu im Dilaver Goxhaj, ish-pjestar i Uçk !? Te ky Mustafa nuk kam kurrfarë besimi? Por dhe te Thaçi kam një besim të lekundur e plot dilema!? Një “frikë” më shoqëron kudo dhe kurdoherë që del tema e Kosovës,-frika se toka dhe nëntoka e saj janë ndotur për vite të tëra nga shërbimi sekret i ish-jugosllavisë dhe trashêguar në masën derrmuese nga shteti sërb!? Unë e hodha gurin z. Bedri ? Nderime!
Xhejms Rubin para me shume se nje viti ne Prishtine deklaroji:Krahu i luftes duhet te largohet nga politika.Rubin ka qene zedhensi i presidentit Klinton gjete luftes te Kosoves;Por sot ndodhi e kuderta e kshilles te z.Rubin.Mos kujtoni se z.Rubin foli ne tym.Ne asnje vend demokratik nuk mund te kthehet ne maje te shtetit nje njeri i nentokes.Kjo ka ndodhur vetem ne Rusi me Putinin dhe shikojeni resultatin.Shume kush thote se ne Amerike Bush plaku ishte drejtor i CIAs.PO por mos harroni se drejtori CIAs eshte nje person politik dhe publik dhe jo i nentokes.Leon Paneta ishte do kohe drejtor i CIAS me vone sekrtar i mbrojtjes;Drejtor CIAS ishte dhe gjenerali Petrus nje gjeneral famoz qe u largua per nje afere seksual me Paula Broduej para Panetess por ishte ushtarak dhe jo njeri i nentokes;Zgjedhja e Veselit eshte e trishtueshme dhe e pa pranushme per boten demokratike.Ne vijim do shifni se bashkpunimi i nderkombetarve me Veselin do mungoje dhe ata nuk flasin tani sa te kijohet gjykata nderkombetae e krimeve te luftes po me vone Krahu Kimial i Luftes qe ka uzurpue dhe bllokue Kosoven me ne krye THacin e Veselin do te largohen me pedhuni nga zbatimi ligjit.Thaci me Veselin moren keto poste per marrenje fare imuniteti por do te rrezohen me keq se cmendojne.Nderkombetaret e pranuen ket maskarade se nuk kishin rruge tjeter.Imuniteti jua mundesoje Thacit e Veslit edhe Vete Vendosja e Albinit duke kerkuen rol parsor ne VLAN.Ne se VV do te berte ate qe beri nacionalisti ksenofob Gert Willne ne Hollannde askush nga te huajt nuk do e kundersshtonte;Pra te votonte qeverine VLANit duke qendrue jashte qeverise.Por me sa duket shamataxhinjet e VV jane krijesat e Vesselit dhe te Thacit sic deklaroji nje eksponent politik para disa ditesh;Kjo loje e pite e VV i nndihmoji ne kohe pak Thacin dhe Veselin por nuk i shton dote.Kjo loje e piste e VV veshtersoji punen e nderkombetarve por ata do ta gjejne zgjidhjen.Mos harroni se ne Biosnje nderkombetaret pranuan presidente Bilja Plasic por me vone e plasen pas hekurave per krime lufte.Ne Kosove nderkmbetaret e kane vonue deri tani se ketu ishin kushte tjera me Bosnjen.Shikoi Meten ne Shqiperi qe eshte lene ai dhe Rama ne hije muejt e fundit nga nderkombetaret per arsyen e lidhjve me krimin korrupsionin dhe blerjen e votes me 2013.Rama ishte ne Bruksel dy dite dhe ashje nga drejtuesit e rij te Be nuk e priten vecse kryetaret e grupeve parlamenntare.Asnnje komisioner nuk e priti se jo presidenti i Be as preidenti keshillit jo qe jo.Biles Rama nuk i ka urue as Junkerin as presidentin e Be Truck ;Asnjeri nuk e ka urue Veselin por besoj as Thacin;
Mos urimi eshte nje mosaprovim ne heshtje.Politika dhe diplomacija flasin duke HESHT;
Nje problem tjeter do ju them;Dje ne darke kishit disa komennte kunnder ketij shkrimi dhe autorit dhe keni fshire.Nuk eshte mire kjo pune;Ne se pranoni kete autor te shkuaj qe per lexuesin mund te jete kondravers duhet te pranoni riskun e mendimeve kunder tije.Ne se ju si gazete keni nje marrveshje me autorin Islami qe te censuroni mendimet per autorin eshte gabim i math se nuk e keni me te tjeret si Bushati Ngjela Berisha Basha e te tjere qe ja fyer mizorisht ne komennte dhe nuk i keni fshire.Ne se Etiken e beni me zgjedhje ju eshte turp
I nderuari Bedri Islami,
Kam dy vjet që reagoj në shtypin e përditshëm shqiptar, online, me komente, duke dalë jo pa qëllim me emër e mbiemër. Kuptohet, e kam bërë këtë, duke pranuar edhe sulmet e mundshme. Fatmirësisht, gjatë 24 muajve (dhjetor 2012-dhjetor 2014), ato kanë qenë as sa gishtrinjtë e njerës dorë.
Gjatë kësaj kohe, epiqendra e qendrimeve të mia kanë qenë: Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, Çamëria dhe viset e tjera etnike shqiptare në Greqi, si dhe situata në Shqipëri. Në morinë e komenteve të tilla, boshtin qendror e kanë përbërë: UÇK-të, në Kosovë e Maqedoni, dhe, UÇPMB-ja, në Kosovën Lindore, përndryshe në Luginën e Preshevës. Këtë e kam bërë, sepse më kanë brengosur dhe revoltuar, sulmet ndaj tyre dhe ndaj drejtuesve të tyre. Kjo nuk është as e rastësishme, as spontane, as rrebelim i çastit dhe as një shpërthim si rezultat i gjendjes së përgjithshme social-ekonomiko-shoqërore. Jo, kjo është një veprimtari e organizuar kundërkombëtare dhe kundërshqiptare, në të cilën janë përfshirë: spiunët e vjetër e të rinj të UDB-ës dhe pinjollër e tyre; eskortat dhe falangat kuadrovike, udbashe, ushtarake, juridike, arsimore, shoqërore e politike, të kompromentuara dhe të korruptuara me titizëm e kozmopolitizëm në kuadrin e jugosllavizmit dhe jugosllavizimit në ish-Jugosllavi; pjesëtarët e strukturave të mafies kosovare (shqiptarë, serbë, malazezë, boshnjakë, turq, ashalinj e të tjerë) e mpleksur, tashmë, me atë ndërkombëtare.
Kjo kryqëzatë e rrezikshme, është koha të kundërsulmohet dhe mund të bëhet fare mirë nga Qeveria e Kuvendi I Kosovës, duke hapur dosjet e vjetra e të reja; duke bërë katharsis, shumë të më thellë se në periudhën pas rënies së Aleksandër Rankoviçit, kur njerëzit, fshatarë, punëtorë, uintelektualë, nëpunës, shtetarë e pushtetarë, demaskuan hapur sherbëtorët e Beogradit. Një gjë e tillë do të duhet të koordinohet e të bashkëpunohet me Shqipërinë, SHBA-të, Gjermaninë, Turqinë, Kroacinë e Slloveninë (kanë evidenca të ish-Jugosllavisë) e të tjerë shtete të gatshme për bashkëveprim.
I dashuri Bedri,
Me këtë koment lidhur me artikullin tuaj, mendoj ta mbyll ciklin tim të reagimeve publike, rreth shkrimeve në shtypin sheqiptar, online. Sipas meje, ia kam arritur qëllimit që i kisha vënë vetes, duke i thënë të vërtetat hapur, pa paragjykime, pa para e prapamendime, pa nostalgji, urretje a fobi.
Shkrimi actual i zotni Bedri Islamit është nji vazhdë e shkrimeve të tij të shumta në mbështetje të Hashim Thaçit dhe probatinëve të tij që uzurpuan drejtimin e UCK-së dhe më pas pushtetin në Kosovë. Madje, zotni Islami nuk na tha asgja se para do ditësh Hashimi dhe mentori i tij Xhavit Haliti kanë nderuar me përgjërim Ibrahim Rugovën, e që më herët e kanë shajt sa kanë mujt (kuptohet, dredhi shërbimesh të fshehta për me mashtrue popullin), gjë që tregon se edhe këta kanë qenë të infltruar në UÇK nga ata që drejtonin edhe Rugovën dhe nuk është rastësi që bashkohen me LDK-në si në qeverisjen e parë të pas-luftës edhe tashti dhe, ajo që të bjen më së shumti në sy është fakti se tash Kosova do të ketë dy kryeministra dhe dy qeveri, pasi Hashimi nuk qendroi kot zevendës i parë i kryeministrit dhe minister i jashtëm, (pavarësisht se vetëm dy fjalë din anglisht: Wellcome dhe Yes!),me qëllim që t’ia çojnë thikën në ashtë popullit shqiptar të Kosovës, pasi ky është edhe misioni i atyre që i ngritën ka herë në politikë dhe i pompuen. Dhe nji prej personave e paguem për kët` qëllim jini edhe ju zotni Bedri, por pak e dinë. Njikohësishtë duhet me e thanë haptas zotni Bedri se de fakto është Kadri Veseli ai që e drejton Hashimin dhe jo e kundërta (pasi të huejt i japin detyrat përmes shërbimeve të mçefta), dhe që të dy po i tremben Tribunalit të Posaqëm për Kosovën, ndaj dhe bënë të pamundurën për këtë koalicion, me shpresën se do të shpëtojnë. Për deri sa Serbia ka miq të fortë në Europë ka shumë gjasa që t’i shpëtoi si Veselin edhe Thaçin ndërsa Isën e ka shërbëtor edhe shumë ma të hershëm, prej viti 1978. Por ty zotni Bedri bej punen tate, se per ket paguhesh.
Bashkim, a je i lumtur që je je nga nga njerëzit e pakt që dijnë shumë