Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden konfirmoi nga shtëpia e tij në Wilmington se ai e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës.
Ai tha se Rusia do të paguante një “çmim të tmerrshëm” dhe do të përballej me pasoja shkatërruese ekonomike nëse e pushton Ukrainën.
“Unë ia kam bërë absolutisht të qartë Presidentit Putin se nëse ai shkon në Ukrainë, pasojat ekonomike për ekonominë ruse do të jenë shkatërruese”, tha Biden.
Presidenti amerikan, i cili foli me Putinin në telefon për dy orë javën e kaluar, tha se ai ia ka bërë të qartë liderit rus se pozicioni i Rusisë në botë do të “ndryshonte ndjeshëm” në rast të një pushtimi të Ukrainës.
j.l./ dita