Policia e kryeqytetit thotë se ka parandaluar një vrasje në Tiranë dhe ka vënë në pranga dy persona një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se po përgatisnin ekzekutimin e një personi me minë me telekomandë.
Parandalimi i krimit u bë ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar “Emigranti”, gjatë të cilit pas informacioneve të marra në rrugë operative u arrestuan në kushtet e flagrancës Juljan Shorja, 29 vjec, lindur ne Durrës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe R.T., 26 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se 29 vjeçari-po përgatiste një lëndë plasëse “Minë me telekomandë” për llogari të shtetasit Sh.P., ku ky i fundit, në bashkëpunim me shtetasin M.A., do e përdornin për eleminimin e një personi. Sh.P., dhe M.A., janë shpallur në kërkim nga policia. Sakaq nga kontrolli i banesës së Juljan Shorjas ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy kapsolla detonatore, municione luftarake dhe lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Bravo Shqiperia ku ka mbrrirur!
*****… Mire qe ky raste u kap nga poicia dhe falenderime nga zemra qe shpetuat nje jete njeriu , po te tjerat qe po ndododhin perdite dhe nuk kapen ?.. po minat e tjera qe po pregatiten perdite ne menyre artizenale ?…, sot kapet nje kriminel dhe mbase nje muaj shtohen 10 minavenes te tjere .Bekuar qofte ne jete te jetve emiri dhe vepra historike e E.Hoxhes,kishte me te vertet shtet ,rende dhe qetesi per popullin ne çdo cep te atdheut .Populli isht i qete pa frike pa strese , mbisundonte rendi qetesia , lirija dhe ndershemrija kudo ,shtepite rrinin hapur ,Ç’FARE LIRIJE KE sot kur rrine me frike ne shtepine tende ne rruge e kudo se mos vjen hajduti te lidhe ,te vret ,dhe te plaçkit shtepine si pa gje te keq diten naten dhe akoma me keq kur ka raste kur ne keto krime bashkohet edhe policia ,hetuesia,prokurorija,gjykatsit ,mjeksia ligjore duke falsifikuar faktet ne vendengjarje dhe krimineli lihet I lre ..?!… Vetem medet per kete popull s’di çfar te them tjeter jeta eshte e zymte .duhet kontroll nene makine,ne dere te shtepise ,te biznesi,te puna,tu pi kafe,ne plazh,per vizite te miku ose shoku ne raste se ke mardhanje te mira.etj Zoti vente dore mbi keta katila.############################################