Seanca e parë e legjislaturës së re parlamentare do të drejtohet nga socialisti Namik Dokle. Pas refuzimit të Berishës, të cilit sipas rregullores i takonte drejtimi i seancës së parë si deputeti më i vjetër, do të jetë Dokle, i cili do të ulet në karrigen e kryetarit për një ditë.
Në rregulloren e Kuvendit thuhet se nëse deputeti më i vjetër nuk e pranon drejtimin e seancës, mbledhja drejtohet nga deputeti që pas tij është më i vjetri në moshë. Berisha nuk e pranoi drejtimin e Kuvendit me arsyetimin se ka dalë nga zgjedhje të pandershme.
Dokle e ka ushtruar detyrën e kryetarit të Parlamentit në vitet 2001-2002. Pas hapjes së punimeve të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, sipas marrëveshjes PS-LSI, drejtimin e tij e merr kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Ben mire qe as ne seanca te mos shkoje..por te takoje Nanon e te luajne ndonje dore tavell apo te merren me punet e shtepise e te rritin nipat e mbesat..se asnje merite nuk kane.! Na u mbine si “sh/nikolli ” ne cdo va.Te flejne femijet rehat tani e tutje e mos te shohin endrra me lugeter..! Koha e tyre ka ikur..!
Berisha do te tregonte respekt per koleget dhe kombin, do tregonte qytetari ne qoftese do e drejtonte seancen e pare.
Ne pushtet nuk mund te qendrosh perjetesisht,por edhe kur ben nje opozite te mire ,te cilter per te ecur punet, mendoj eshte ndihmesa me mire per te qeverisur vendin. Ne duhet te gezohemi kur qeveriset vendi mire dhe jo te nxijme cdo gje dhe ate qe eshte e bardhe.
Hej shyqyr o Zot që nuk do e shohim më aty lart atë fytyrë të peshtire se na përzihen zorrët e nuk na ndalojnë pordhet .
I lumte ish kryeredaktorit te zerit te popullit ne komunizem shokut Namik Dokle.