Homologët francezë urojnë Partinë Socialiste për mbajtjen e Konventës, dy ditë më parë, ku u shpalos në mënyrë të detajuar programi i saj politik. Me anë të një mesazhi drejtuar kryetarit Rama, socialistët francezë të partisë së presidentit Fransua Holland e cilësojnë konventën një arritje tepër të rëndësishme para zgjedhjeve të qershorit.
“Në 22 dhe 23 shkurt 2013, Partia Socialiste është duke u mbledhur në një Konferencë Kombëtare, e cila do të zbulojë Manifestin “Një Program i Ri për një Rilindje Shqiptare”. Kjo Konferencë vjen tamam në kohë si një arritje tepër e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative të Qershorit 2013. Në emër të Partisë Socialiste Franceze dhe në emrin tim, unë dëshiroj t’Ju shpreh partisë suaj dhe juve personalisht të gjithë mbështetjen tonë për suksesin e fushatës suaj. Manifesti Juaj është padyshim një udhërrëfyes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çka është akoma edhe më e rëndësishme, ajo është gjithashtu një përgjigje për pritshmëritë legjitime të popullit tuaj për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë, njëlloj të drejtë për të gjithë. Gjithkund në Europë, nga Parisi në Tiranë, ne po përballemi me të njëjtat sfida: Lufta kundër masave shtrënguese, rikthimi i mirëqenies, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe sigurimi i një të ardhmeje për qytetarët tanë. Familja jonë socialiste është alternativa kundër konservatorizmit dhe populizmit dhe ne mbështetemi tek socialistët shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e një demokracie paqësore në Ballkan. Për pasojë, unë uroj që Konferenca juaj të shënojë fillimin e një fushate të drejtë dhe entuziaste. Partia Socialiste (Franceze) dhe unë vetë e mirëpresim fitoren tuaj dhe një Rilindje të re të Shqipërisë,” thuhet në mesazh.
Po, mirë, ju francezët e Presidentit Holland, a jeni në metro kur i dërgoni urime të tilla inkurajuese Edi Ramës për Programin Elektoral, në një kohë kur Saliu ynë e ka quajtur programi i Nastradinit? Mbase, ju francezët nuk e dini kush ka qenë Nastradin Hoxha! Po Esat Pashanë, e kujtoni… Kujdes, ju francezët, me urime të tilla që na zemërojnë Saliun!
partia e hollande uron ramen, eshte lajm i mire, duke qene te dy jane te spektrit te majte, por problemi eshte pse nuk e ka uruaj Hollnde personalisht. un mendoj qe nuk ka shenja per euforizem. sepse shifet qarte qe nuk ka nje fryme ndryshimi, per shume arsye. e para edi rama nuk eshte i qendrushem ne politiken e tij. dmth nuk ka nje politike konstante, ai mendon se duke hapur thesin me premtime boshe, duke e bere rrafsh cdo gje, do i fitoj zgjedhjet, ai tallet me intiligjencen e shqiptarve, mendon se akoma eshte ne fillimet e demokracise, ku njerzit nuk kane informacion. premton se do heq taksat, premton se do bej sistem shendetsore falas, e shume te tjera. do te thote se do te rrafshoj komplet kete sitem qe e kemi ngritur, ku do na coje, ne nje sitem te centralizuar, kete e kishim 50 vjet, edhe e hoqem se nuk kishte eficense. per kete arsye mendoj se rama duhet te rrije edhe kater vjet ne opozit. qe te behet me i qendrushem, dhe me konkret ne politiken e tij.