Rebelimi politik ndaj euros është përhapur në Gjermani – kontribuuesja më e madhe në Bashkimin Evropian dhe një forcë shtytëse e valutës së përbashkët. Alternativa për Gjermaninë është dëshmia për këtë. Partia e re, e themeluar këtë javë nga një grup i profilit të lartë të ekonomistëve dhe akademikëve, bën thirrje për shpërbërjen e euros në favor të monedhave kombëtare apo unioneve më të vogla të valutave. Një propozim për Gjermaninë është që të krijojë një valutë tjetër me disa prej ekonomive më të shëndosha të eurozonës, kryesisht me Austrinë, Finlandën dhe Holandën. Lëvizja, e cila zyrtarisht do të bëhet parti politike në mes të prillit, beson se asnjë vend nuk duhet ta marrë barrën e borxheve të shtetit tjetër dhe dëshiron shpërbërjen e fondit të shpëtimit të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit. Zëdhënësi Frauke Petry tha se Alternativa për Gjermaninë dëshiron Evropën, por jo euron. “Euro në formën aktuale është duke e dëmtuar Evropën. Për shkak të konkurrencës të ndryshme të vendeve përkatëse, për shembull Greqisë apo Portugalisë, vendet më të dobëta janë detyruar që të vendosin masa shumë të ashpra sociale, që kanë çuar në papunësinë e lartë të të rinjve. Çdo vend duhet të ketë të drejtë të largohet nga euroja”, u shpreh Petry. Lodhja nga euroja nuk është e re, madje as në një vend si Gjermania. Gjermanët, dikur entuziastë të patundur të euros, duken gjithnjë e më të frustruar me koston e lartë për të shpëtuar valutën e përbashkët. Një sondazh i kohëve të fundit, i kryer nga stacionit televiziv ZDF, tregoi se gati gjysma e gjermanëve besojnë se vendi i tyre do të jetë në gjendje më të mirë pa euron. Sipas një sondazhi të revistës “Fokus” rreth 25 për qind e votuesve gjermanë do të votonin për një parti që mbështet daljen e Gjermanisë nga eurozona.
Lista e personaliteteve që iu bashkuan lëvizjes, mbase më së miri reflekton zhgënjimin në rritje të Gjermanisë me euron. Shumë nga ta dikur ishin anëtarë ose përkrahës të CDU-së së Angela Merkelit, të cilët lanë partinë në shenjë proteste ndaj trajtimit që iu bë krizës së euros. Edhe pse duket se do të marrë vota nga të djathtët, Alternativa pwr Gjermaninw e paraqet veten si një iniciativë qytetare drejtuar nga pakënaqësia mbi politikat fiskale të vendit dhe mungesa e debatit publik mbi këtë çështje. Ndikimi i përkrahësve të saj, dhe fakti se shumë prej tyre janë ekonomistë të kalitur, i jep asaj kredibilitet. Por, partia e re ka edhe kritikët e saj. Ekonomisti kryesor Rudolf Hickel, i cili dikur ka kryesuar Institutin e Punës dhe Ekonomisë në Universitetin e Bremenit, thotë se thirrjet për t’u larguar nga euroja janë të padobishme e madje edhe “të rrezikshme”. Pavarësisht deklarimit se ka për qëllim që proceset politike t’i bëjë më demokratike, ai thotë se agjenda e partisë ka nëntone të forta nacionaliste:
“Unë i njoh autorët. Ata pretendojnë se janë të përkushtuar thellë për Evropën, por partia e tyre në thelb ka një diskurs nacionalist dhe ka karakteristikat nacionaliste. Çfarë më zemëron mua është, kujtimi i ditëve të arta të markës gjermane, dhe do ta përdor këtu një term të diskutueshëm – imperializmit të markës gjermane. Ky është një ri-nacionalizim, një politikë anti-evropiane, që sheh prapa në vend se të shohë përpara”, u shpreh Hickel. Ai theksoi se Alternativa për Gjermaninë nuk ka “asnjë shans” në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen këtë shtator. Partitë e reja sigurisht se e kanë vështirë që të lënë gjurmë në arenën politike gjermane. Partia Pirate që mbron lirinë e internetit nuk pritet të hyjë në Bundestag, pavarësisht fitores së befasishme elektorale dy vjet më parë, kur fitoi katër vende në parlamentet rajonale.
Une di vetem qe jane te murosur mbi 500-miljarde dojce marka, leter qe te me kuptoni vetem vlera e letren vlen 500 miljarde jo vlera e markes qe eshte 1000 fish me e larte, dhe kjo eshte per nje kohe te mevonshme kur euro sdo te jete me monedhe e europes.
Sikur Gjermania do te dilte nga Euro, ajo do te vdiste ekonomikisht dhe katastrofa per te do te ishte gjigande. Gjermania mbahet me eksportet qe ben drejt vendeve te tjera te Europes, pa ato gjermanet ngelen pa pune.
Sikur te kthehej te marka, markes do i rritej vlera aq shume sa nuk do ti leverdiste njeriu te blinte mall Gjerman sepse do te ishte shume i shtrenjte. Nga kostoja e madhe, te gjitha fabrikat do te dilnin jashte Gjermanise sa hap e mbyll syte. Dhe ekonomia Gjermane do te merrte fund e do te kthehej siç ishte 10 vjet me pare kur Gjermania quhej “i semuri” i Europes.
Gjermania eshte sot perfituesi me i madh prej Euros dhe BE-se sepse ka ne dispozicion tregun e stermadh Europian.
Keto tipat jane nacionaliste, e kane harruar se pa Europen, Gjermania qe eshte ne plakje, mbaron fare. Gjithe keto jane pasojat e lojes se Merkelit, e cila i ka fryre shume zjarrit te eurofobise ne Gjermani per perfitime politike afatshkurtera.