Partia i lëshoi sot dje taborë nëpër Tiranë. Si fillim 9 kujdestarë dhe sanitare të qytetit Studenti hallakateshin nëpër lagje në kërkim të shtëpisë së familjes Basha dhe sapo mikrofonat e gazetarëve iu afruan gojëve të tyre, flisnin dhe aktronin duke pretenduar se janë tironca të vjetër dhe u ishte zaptuar lulishtja e lagjes padrejtësisht nga një ndërtim pa leje. Të nëntë të ardhur në Tiranë pas 2005-s dukeshin ashiqare se nuk e njihnin as lagjen ku i kishin çuar dhe nuk mund të flisnin as me theksin tipik të zonës. Të frustruar deri në rrobat e trupit u turpëruan dyfish kur banorët e vërtetë i zbuan langaraqërisht nga “vendi i krimit”.
Taborin i dytë e ndërsyen sapo muzgu ia behu mbi vend. Rreth 23 copë intelektualë të dorës së tretë që u bëjnë dezhurn konvikteve ku fshihet qeveria e falimentuar, më tepër se halli për pengesat e integrimit evropian të vendit janë yshtur vetëm e vetëm t’i bien në sy sulltanit tu shkruajë emrat te lista e njëqindedyzetëshes së qershorit. Disa prej tyre që janë pjesë e administratës publike, i njoh edhe nga afër dhe do të më pëlqente që peticionin e parë të këtij viti ta shkruanin për rrogat që po u vonohen apo për prindërit e tyre pensionistë.
Partia e veremosur e pushtetit e nisi herët fushatën elektorale të këtij viti. Ne jemi ndryshimi-Përpara!-bërtiste pardje Doktori dhe… hallall plako, e mbajte fjalën. I ndërzeve që dje dy grupe të rraskapitur të të përuronin sloganin. Përpara! dhe nise dy taborë të lodhur. I pari vjen era amoniak nga shurrërat e palara të ëc-ve të studentëve, i dyti vjen era myk nga servilizmi dhe oportunizmi i diabetosur ndër dekada nëpër vena dhe damarë.
Personalisht ndjehem i fyer dhe protestën e të dytëve nuk e pranoj. Lista e intelektualëve nuk kishte as emrin e Zhani Cikos dhe as emrin e Dhori Kules. E tmerrshme, e paimagjinueshme. Kjo është një padrejtësi që bëhet me integrimin evropian të shqiptarëve! Alo Brukseli, më dëgjon?
Opinion i nënshkruar: Bledi Mane / TemA Online