Një gol që në minutën e parë i Nexhipit dhe një 11-metërsh i shndërruar në gol nga Mazrekaj i dhanë një fitore mjaft të vlefshme ekipit të Partizanit në këtë takim të shumëpritur. Më pas ekipi i Duros thjesht menaxhoi avantazhin ndërkohë që Tirana ishte e pafuqishme të reagonte.
Në minutën e 67 janë tifozët që mendojnë të gjallërojnë disi takimin duke ngritur një dron mbi “Qemal Stafa” i cili mbante një banderolë ku shkruhej “F$HF=U€FA” dhe portretet Armando Dukës dhe Mishel Platinisë duke u puthur. Kështu përfundon ky derbi i shumëpritur dhe shumëdiskutuar me pak spektakël në fushë por me një atmosferë të mrekullueshme në tribuna.
3 pikë që vlejnë kreun për të kuqtë që tashmë e shohin veten në kuotën e 33 pikëve, 3 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Ndërkohë bardheblutë mbeten në kuotën e 29 pikëve në vendin e 3, po aq sa Kukësi i vendit të 4. Javën e ardhshme Partizani udhëton drejt Vlorës ndërsa Tirana pret në kryeqytet Skënderbeun.
PARTIZANI ERDHI….
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE
Ekipi i SK Haxhi Qamili 1920 me kete forme qe tregoi sot, ka rrezik te zbrese ne kategorine e pare…