Ministri malazez i Ekonomisë Vladimir Kavariç është në epiqendër të një skandali që ka përfshirë dje këtë vend dhe që lidhet posaçërisht me një kontratë të shitjes së armëve nga Mali i Zi drejt kompanisë shqiptare “MEICO”. Historia zë fill në vitin 2010, kohë kur kompania serbo-malazeze “Montenegro Defence Industry” (MDI) e përfaqësuar nga Zoran Damjanoviç i shiti kompanisë “MEICO” 10.000 predha të tipit “Zolja”. “MEICO”-ja shqiptare i bleu këto predha duke paraqitur një kontratë sipas së cilës këto predha pasi ti blinte nga MDI-ja do ia shiste një kompanie qipriote të quajtur “Zahen Limited”. Ndërsa nga ana e saj kompania qipriote ishte përfaqësuese e shtetit të Gjeorgjisë, i cili do të ishte dhe destinacioni i fundit i këtyre predhave. Por Federata Ruse ka lëshuar një qarkore që kërkon njoftimin e saj për çdo eksport me armë të rënda drejt Gjeorgjisë dhe ministri malazez i Ekonomisë Kavariç duket se e ka neglizhuar këtë fakt dhe ka firmosur kalimin e armëve nga MDI-ja drejt MEICO, duke shkelur detyrimet dhe marrëveshjet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Rusisë.
MDI
Dokumentet e publikuara së fundmi flasin për një marrëdhënie të ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre serbe dhe malazeze. Në vitin 2011 drejtori i MEICO-s Granit Leka ka marrë një letër të mbërritur nga një kompani malazeze e cila e informonte në lidhje me sasinë e municioneve të blera nga kjo kompani në Shqipëri për vitet 2010-2011. Kompania është “Montenegro Defence Industry”(MDI) dhe letra është firmosur nga drejtori I kësaj kompanie, një shtetas serb i quajtur Zoran Damjanoviç. Në letër specifikohen qindra mijëra municione që kjo kompani deklaron se ka blerë në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare. Drejtori Ekzekutiv i MDI-së, Zoran Damjanoviç duket se përfaqëson një prej lidhjeve më të rëndësishme të shtetit serb dhe atij malazez në tregtinë e armatimeve dhe rezulton protagonist në dërgimin e armatimeve në disa shtete afrikane. MDI-ja në fakt është kompania që ka ekskluzivitetin e tregtisë së armëve në Malin e Zi, është një kompani që nuk ka konkurentë në vendin e saj dhe që ka një influencë të padiskutueshme mbi Ministrinë e Mbrojtjes së Malit të Zi. Më parë kompania e ka patur emrin “Yugoimport Montenegro”, pra kompania ka lindur si filiali malazes i “Yugoimportit” të Serbisë.
Tesiç
Më parë në media u ekspozua dhe një tjetër kontratë në vlerën e 1 milionë e 700 mijë Eurove mes kompanisë shtetërore MEICO dhe kompanisë “Moon Storm Enterprises” e nënshkruar në vitin 2009. Pikërisht kompania “Moon Storm Enterprises” është kompania e përmendur në kabllogramin e Shteteve të Bashkuara si pronë e trafikantit serb Sllobodan Tesiç. Për kompaninë e Tesiç ka firmosur një shtetasi I quajtur Dejvid Sakashvili. I njëjti ka firmosur edhe një vit më vonë për një tjetër kontratë e cila kap vlerën e 1.3 milionë eurove porn ë emër të një tjetër kompanie e cila njësoj si e para rezulton e regjistruar në Qipro. Uikiliks ka nxjerrë në pah raporte sekrete ku bëhet fjalë për një tregtar serb të fuqishëm armësh, i quajtur Slobodan Tesiç, i kontraktuar në 2009 për të shitur
95 milionë dollarë me snajpera, antitanke, predha dhe të tjera armë e municione në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Jemenit. Këto armë Jemeni do i përdorte më pas për të vrarë protestuesit e paarmatosur nëse do demonstronin, që në fakt protestat shpërthyen në muajt e mëvonshëm. Madje “Human Rights” i kërkoi SHBA-ve që të nisnin hetimet dhe të mundësonin ndalimin e dhunës me ndërhyrjen e tyre. “Tesic ka qenë më parë i kontaktuar në kontrata armësh nga shtete si Liberia, Libia, Iraku dhe gjithandej në botë. Ai është një subjekt i nën hetim dhe akuzë i Kombeve të Bashkuara, pasi ka shkelur embargot e tregtisë së armëve dhe trafiqeve me Liberinë në 2002, duke dërguar anije të tëra me armë e municion për të vrarë popullsinë, duke ndihmuar ish presidentin Charles Taylor, i akuzuar për krime lufte”, shkruan raporti.
Per Aida Nako,
Perse peshtjellon me emerin e Imamit, ne cfare konatacioni,mos per propagande elektorale?
Perse nuk atehere edhe Edi Ramen per skaqndale e mikut te tij Papandreu,qe akuzohet per korupsion pre 5oo ml/euro? apo per mikun e tij hajnin Barjaba,eshte fajtor [er kete Rama?
Informatat qe i ke marre nga gazeta “Dan” plasoi ne menyre te denje,pa shttemberime,pa
pretendime te futesh Imamin ne skandalet e minsistrit te shtetit fqinje.
Jo qe nuk ke perkethyer mire shkrimet e gazetes “Dan” por edhe ben me dashje apo pa dashje edhe nderrimin e tezave dhe ngatresa te tjera:
– per cfare partner serb te Imamit flete?
– permend emerin e Zoran Damjanovic,nje shtetas serb thua!,i permenduri eshte Drejtor ekzekutiv i MDI,mund te jete i nacionalitetit serb por jo,shtetas serb nese jeton e vepron ne Mal te Zi,
– MDI nuk eshte kompani serbo-malazeze sic thua ti por,eshte kompani shteterore malazeze per tregeti me arme,
– thua se ministri Kavaric ka neglizhuar qarkoren e Rusise per furnizim me arme te renda per Gjorgjine,dhe ka firmosur kalimin e armeve te renda nga MDI ne MEICO duke shkelur detyrimet nga marrevshja Mali Zi -Rusi:
Ketu ben nderrimin e tezave:
– Nuk eshte Shqiperia nen saksionin e federates Ruse per furnizim me arme dhe paisje ushtarake,por eshte Gjorgjia nenen saksione te Rusise.
– Nuk ekziston asnje marreveshje mes ketyre dy vendeve per moexport te arme ndaj Shqiperise,
– Ministri Kavaric ka neglizhuar certifikaten nr.1001-2010-170-5 per export te armeve dhe paisjeve ushtarake,te dt.25.janar 2011 dhe se me kete ajo ka nderuar destinacionin e armeve,ne vend se ne Shqiperi i ka exportuar ne Gjeorgji.
Te citoj lidhur me kete shhkrimet e gazetes “Dan”te cilen ose nuk e kuptuar ose qellimisht i shtremberon ti,citati
“Qeveria e Malit te Zi ka falsifikuar certifikaten per destinacionin e fundit te 10.000 predhave te dores M80 “zolja” e cila ne fillim te vitit 2o11 ne vend se ne SHQIPERI,ashtu sic konfirmohet ne pushtetin ekzekutiv ,KANE PERFUNDUAR NE GJEORGJI e cila eshte nen saksionet e Federates Ruse per import ter armatimit dhe paisjeve ushtarake” shkruan “Dan”.
Mos mbaje ane?
–
O Ram, te falt zoti. Shko e meso njehere te shkruash e flasesh shqip, pastaj bujrem e komento ne kete forum. Tung o Ram.