Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi të dielën. Parukieri Habip Ozturk ka vrarë vajzën e tij të mitur duke e prerë në fyt me thikë. Defne vetëm 7 vjeç ishte viktimë e të atit.
Ky i fundit sipas mediave turke, vuante nga probleme psikologjike. Autori i krimi të rëndë pas ngjarjes tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thikë që vrau edhe vajzën e tij.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Pendik të Stambollit, Turqi.
Mendohet se Habip Ozturk e kreu krimin makabër pasi ishte njoftuar se bashkëshortja e tij kishte nisur procesin e divorcit me të.
Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të. “Të dua shumë vajza ime…”- shkruan ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.
Parukieri punonte në Tiranë në një ndër sallonet më në zë të kryeqytetit.
Ai prej disa muajsh ishte në Shqipëri dhe njihej si “parukieri turk që punonte me VIP-at”.
Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, Esat Cay, pronari i sallonit në Tiranë ku ka punuar autori i ngjarjes së rëndë.
Intervista:
Për sa kohë ka punuar në Shqipëri?
3 muaj. Tha se vjehrra e tij ka ndërruar jetë e duhej të kthehej në Turqi. Tha se do vinte në Shqipëri, por tani nuk ka lajmëruar asgjë. I kam shkruar para 1 jave për gjendjen e tij, e pyeta a do kthehej, por nuk më ktheu përgjigje e asgjë.
Pse e pyete për gjendjen e tij?
Është një tip asocial. Një djalë shumë i mirë. Tip i mbyllur, nuk është shoqëruar me askënd dhe nuk ka folur për jetën e tij private. Bënte punën e ikte në shtëpi. Nëse doja me pi një kafe me të, refuzonte e ikte në shtëpi.
Me kë jetonte në Tiranë?
Me një koleg të sallonit, në një banesë bashkë.
A ka folur për ndonjë problem në shtëpinë e tij, me bashkëshorten?
Mua më ka thënë se ka borxh në Turqi, e për këtë kam ardhur në Shqipëri. Për problemin me shoqen e tij nuk më ka thënë gjë. Vetëm për anën financiare.
A ju shokoi ky lajm?
Unë atë ditë që ka ndërruar jetë vajza e vet ma dha lajmin një koleg. Lajm tragjik. Lajmet e këqija nuk kam qejf me i menduar shumë, se ndihem keq. Ishalla në gjenet vajza e vet.
o.j/dita
Vipat me siguri jane ato baxhellat e ktyne emisioneve kari pidhi
TE PASKAN BLLOKUAR TRURIN….
Po te pakten hiqi nga fija e nga dora!
normale o Ilir, ato jane vipat ne shqiperi, zgavellat qe nuk ofrojne asgje pervec se pamjes se jashtme, nxjerrin shalet, bojn thonjte si kthetra, floket si shtriga dhe mbushin buzet me plasteline. Tip Kardi B
Dhe keto influencojne “trendet” e te rejave shqiptare qe i adhurojne (dhe ndonjehere, perpiqen ti kopjojne)
E tmerrshme!
Shqiperia eshte bere si.magnet kriminelash