Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha u shpreh se në qershor do të mbahen zgjedhje të ndershme.
Pak pas takimit me komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, Berisha u deputetëve të grupit të PD-së se detyrat kryesore të partisë në pushtet gjatë muajve që na ndajnë nga 23 qershori janë: zgjedhjet e lira e të ndershme dhe lufta kundër krimit e korrupsionit.
“Cilat janë të dashur deputetë detyrat më kryesorë të tonat gjatë këtyre muajve. Janë dy dhe vetëm dy. Së pari përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi të gjitha kushtet. Infrastrukturën dhe vullnetin e hekurt për të zhvilluar zgjedhjet ë lira dhe të ndershme. Ne si qeveri jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për këto zgjedhje,. Natyrisht, konstatojmë se zoti Rama po përgatit justifikimin e humbjes së radhës. Dy muaj më parë u ra sirenave brenda dhe jashtë vendit. Shkroi me dhjetëra letra në aktor anët duke iu thënë shqiptarëve dhe të huajve se Berisha po më merr mandatin, kërkoi komision hetimor parlamentar për KQZ si dhe për shkarkimin e zotit Noka. Mblodhi përfaqësuesit të grupit diplomatik. Pas dy muajve kur e sheh se deputetin e Beratit mund ta marrë LSI dhe se tani duhet të akuzojë përsëri se thotë të kthehemi në variantin e parë. Ai po përgatit 23 qershorin. Exit pollet e nxjerrin përtokë dhe janë të bëra nga krahët e tyre. Për të dalë përpara shpalli se do marr 72 deputetë, dhe hoqi Dash Pezën dhe mori Alfred Pezën. Keni parë ju. Të gjithë këto janë kaos i tij i vërtetë. Sidoqoftë ne zotëri deputetë do ecim për procesin e integrimit të vendosur dhe duhet të bëjmë gjithçka në funksion të këtij procesi. Duhet të vijojmë reformat”, theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë shtoi se reformat e qeverisë së tij do të vijojnë, ndërsa akuzoi Ramën se po sulmon forcat e rendit me deklaratat e ditëve të fundit, kjo sipas tij për shkak të treguesve të lartë në zbulimin e krimit.
“Drejtimi ynë i dytë. Reformat ekonomike, të sigurisë dhe rendit dhe reformat në luftën kundër korrupsionit duhet të ndërmerren me vendosmëri të madhe. Zoti Rama, është në panik total, ka gjithë këto ditë i cili çdo ditë sulmon forcat e rendit, për fajin e vetëm të tyre se kanë njërin prej treguesve më të lartë në zbulimin e krimit. Kishte mbledhur të gjithë policët e përjashtuar nga vetë PS për trafiqe dhe të burgosur për vjedhje apo shpërdorim detyre gjatë qeverisjes së tyre dhe zotohej për rendin”, tha Berisha.